LIKA PRISHKA BURGJIA
ZJARRMËTAR KUJDES OXHAKUN!
Ej, zjarrmëtar kujdes oxhakun,
Mos e lerë zjarrin që të shuhet.
Sepse vjen të ftohet edhe gjaku
Nëse nuk ve drurin kur duhet!
Zjarri do dhe kërkon prush e hi,
Sepse vetëm flaka nuk të ngroh.
Ajo nxjerr vetëm hi e tym të zi
E shumë afër s’mund të shkosh!
Me oxhakun,të lutem,bëj kujdes,
Mos ja lerë zjarrin që t’i shuhet.
Por dhe flakëve mos u zërë besë
Sepse pa kuptuar shkrumohesh!
ILAÇI MBASE JE TI…!
E sëmurë ndjehen vërtet,
Dhe koka më digjet furë.
Shkakun tim e di Ti vetë,
Jam më keq,se isha kurrë!
Farmak provova,nuk ndikoj.
Ilaçet s’kanë efekt në farmaci.
Ilaçi që mund të më shërroj
Je Ti, dhe vetem Ti Dashuri!
Ndaj eja që sot dhe më tako,
Të fiket zjarri që kam në kokë.
Të lutem,Tru, mos më avullo’
E si shakull të mos bie në tokë!
SHUMË URRETJE KE NE SY
Nuk e di, pse me urren ti mua,
Sa shumë urretje të shikoj ne sy.
Je Larg apo je afër, unë të dua,
Veç dashurinë kam, ruaj për ty!
E shveshur je, mendon për mua,
Dhe kur fle,mendja atje te shkon.
Nuk di përse urretje ke per mua,
Dua ta di,më urren apo dashuron?
Fjalat e tua në jetë më mbetën peng
Mendimin që nga shpirti ma more.
Tani mendimi im vetëm te ti jeton,
Merre dhe me zemrën time coptoje!
RITMI DASHURISË
I them syrit kthjellojë shikimin,
Ndryshe nga dashuria verbohet.
I them zemrës kujdes me ritmin,
Sepse ndryshe do të vetëflijohet.
Por syri është më i keq se mua,
Zjarrit tënd a mund t’i fshihet?
Zemra gjithashtu m’u zemërua
Mbi zemrën djegur, nuk ndihet!
Syri ma ktheu me ironi-qesëndi:
“Më mire i verbër nga sot të jem,
Nga dashuria më kthehet shikimi,
Dhe errësirën në dritë ai ma kthen.
Zemra thotë: Jam më mirë pa zemër,
Vetem dashuri dua shumë, e pa kufi,
Sepse me rrufë me godet mua ai emër,
Dhe më shëron vetëm kënga dashuri !
PËR TY
Për ty sot, unë e djeg dhe zjarrin,
Edhe akujt i ngrij, e i bëj kallkan
Xixa të lëshojnë gurët e stërallit,
Dhe ti e di,dhe pse s"ta kam thënë!
Për ty i zhduk nga truri gjithë retë
Dhe qiellin e shpirtit nis e bëj blu.
Me ty puth hënën, por dhe diellin,
Ata nuk munden me më shkrumu!
Edhe shiun e kthej dhe bëj sherbet,
Që të të ëmbëlsoj të tuat çdo detaj.
Le të bie në breshër e më rrebesh,
Prej teje asgjë nuk mund të më ndaj!