MARIA DERVISHI
VJESHTË PA GJETHE ..!
Ishte vjeshtë, takimi i parë..!
Të ulur në stol, ashtu të turpëruar ..!
Mes ngjyres së artë, dhe qiellit zjarr,
puthjet s’kishin të mbaruar ..!
Aty te stoli dikur më parë,
sa shumë të tjerë u përqafuan.. !
Aty, qendruam ti dhe unë,
me trup e shpirt te dashuruar..!
Më the të dua, dashuri e parë,
në shiun e gjetheve rrinim mbuluar .!
Aty në atë stol sa shumë u thanë,
dashuri me mall, trupat shijuan..!
Ishte vjeshtë takimi i parë..!
Vjeshte dhe takimi une i fundit..!
Ikëm dhe lamtumirë kurrë nuk thamë..!
Pema përgjithmonë gjethet humbi..!
ISHE TI
Ishe ti që më thirre,
më bëre të ndihem pa këmbë mbi tokë .
Trishtimit tim,
i dhe zgjidhje, mu bëre mike për kokë..!
Me ty, orët kalonin pa dijenin time.. Veshët,
zhurmën se dëgjonin,
sytë errësirën vetëm lakmonin,
ti,
më premtove gjithë të mirat,
dhe unë,
mes trishtimit besova ty mortje e zezë,
qe ke vetem te keqia .!!!
Me ty,
një natë fjeta
dhe çdo gjë ma bëre të bardhë .
Kë lashë mbrapa s’pyeta.
Më thanë,
që ikja ime u dhëmbi deri në palcë! Por në mes nesh,
u fut Zoti .
Ai fuqi më të madhe se Ty pati,
Të shpori.
Të ndoqi nga unë
dhe një shanc të dytë mua më taksi..!!!
E mora këtë dhurat.
Shumë e re isha unë errësirës tënde ju largova. Rilinda,
mendova të quhem pa zhurmë,
njerëzit dhe ëngjëjt,
në qiell, i lumturova pa fund.
KA NJERËZ
Ka njerëz që na flasin përmes dhimbjes të tyre
dhe zëri i tyre te shëron çdo plage..!!
Ka njerëz, që një fjalë të mirë kurrë se degjuan
por që ata vete, flasin me fjalë te ëmbla mjaltë..!!
Ka njerëz, që trupin me rroba te vjetra e veshën
dhe te ty më të mirën dhanë .!!
Ka njerëz që problemit tënd i dhanë zgjidhje
kur ata vetë bukë nuk kishin të hanë..!!
Ka njerëz që të dhanë të pije,
kur buzët e tyre nga etja ishin çarë..!!
Ka njerëz që fjetën zbuluar kur nga të ftohtit ngrije
që ti gjumin ta bëje me jorgan..!
Ka njerëz që shëndetin se kanë (cfarë fatkeqësie)
dhe ty të urrojnë të kesh jetën e gjatë..!!
Në fund të fundit, të vuajturit flasin
më së miri për të vërtetën
Ata që gjithë jetën të vertetës s’ju ndanë..!!
Ata që kurrë dashuri nuk morën po dashuri shpirti shpërndan..!!
Ata që diellin nuk e njohen,
por që diell me rreze të arta dhanë..!!
Ata që kjo botë i dënoj me ligjin
i varferi , i pa dituri, i humburi, i pa fat..!!
TI MARRË E MIRA
Ti marre e mira ti marre..!!
Fola me detin dhe folem shume,
i thash gjithe sekretin.!
Mesoi nga une c’eshte nje furtune,
e ngriti dallgen dhe me shtyu nga inati..!
Ju luta det, mos me zhgenje ,
te thash gjithe c’fare kisha..!
Njerez qe z’dine not dhe mbyten me nje pike uje..!
Larg nga une ju them..le ti marre e mira..!!?
ÇASTE POETIKE
Mëso të duash..! Sa shumë herë të dua, më the ti mua .!
Sa shumë herë, të dua, të thash dhe unë..!
Për ty ishte një fjale, që lehtë e thua ..!
Për mua një zjarr që djeg pa fund ..!
Prandaj të lutem mëso të duash
dhe fjalën kot mos e lësho,
Te dua s’është fjalë që merret hua
është vullkan që shpërthen kur vërtet dikë do..!