Angjelina Krasniqi
NJË VIT MË PARË
-Mbresa nga ditët e mia në Kosovë dhe Shqipëri -
Kjo ditë dhe ky vit kishin për mua dhe në jetën time një rëndesi të veçantë.Që nga ora që hipa në aroportin e Dyseldorfit fizikisht
jetoja në Gjermani, shpirtërisht isha në Kosovë.Vitet e fundit që nga pavarsia e shumë kërkuar vija shpesh dhe vetëm, dhe me femijet, por këtë herë kisha një gëzim të trefishtë. Në radhë të parë isha e ftuar në takimin tradicional të organizuar për poetin e
njohur Azem Shkreli, të cilin e kisha njohur personalisht, por dhe familjen e tij dhe artin e tij të mrekullushëm...me kujtoheshin takimet e shpeshta në familjen e tij, në përvjetore lindjesh, por dhe në sukseset dhe botimet që ai bënte në gjuhën Gjermane.E kujtoja me atë rrobet e tij të shtëpise, sa herë që vija vetëm ose me familjen, nuk lejonte askënd të bënte kafet, dhe gjithmonë bënte humor të bukur, pikant dhe ishte shumë njeri tërheqës në bisedë.Ishte gjithmonë i qeshur, i çiltër dhe kur priste njerzit nuk
rregullohej për vete, por dhe në shtepi nuk kishte deshirë të ishte ndjenja e një pritjeje.Më kujtohet kur i dhashe poezitë e mia të para, dhe pasi i kishte lexuar, vuri buzën në gaz dhe më tha: “Ënxhi, poezia juaj është e bukur, dhe mua më behet qejfi që gjeni kohë edhe për të shkruar, vitet do kalojnë dhe pasi te keni botuar librat tuaj, ndoshta do ti rithem përpara publikut kur me dhuruat me ndrojtje këto poezi që sot mbaj në dorë”.Nëpër rrjeshta shikoja lapsin e tij që kishte bërë shenime të shumta, fshesa e talentit kishte fshirë shumë strofa dhe kishte lënë vetëm ato fruta që mund të haeshin nga poezitë e mia.I mora, dhe të them të
drejtën më dukej se kisha pushtuar qiellin, fjalet e tij ishin firma për të vazhduar rrugën e bukur të artit, të cilën, e kisha lënë bashkë me studimet e mia në Prishtinë, dhe ato shumë shkrime që kisha lënë në shtëpi dhe fotografi ishin djegur të gjitha nga lufta.Vite të tëra në Gjermani, duke u marrë me lindjen dhe rritjen e fëmijeve, arti kishte mbetur në dorën e dytë, por, si e shikoja dhe vete,
flaka nuk ishte shuar me gjithë kohën e gjatë.Ajo qëndronte e ndezur, dhe, unë ketë rrugë po e mërrja për herë të parë për në Kosovë edhe për promovimin e tre librave të mi të parë poetikë, që do organizoheshin në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe për
ditën kombëtare që organizohej çdo vit në shenje nderimi për Azem Shkrelin.Çudi si është jeta, unë prisja që në promovimin tim të parë të fliste prof.Shkreli, ndërsa në të vërtetë do flisja unë per veprën e tij.Isha munduar të shkruaja diçka në fjalën tme, por gjithçka e thënë me dukej e vogël për të plotësuar veprën e bukur që ai kishte lënë, qoftë në art, qoftë në kulturë, qoftë në familjen e tij, por dhe në kulturën tonë kombëtare.
***
E premte 1 Qershor 2011! Organizatorët hynin dhe dilnin ne sallën e madhe të pallatit të kulturës, unë me vëllanë tim Anduenin dhe motrën Drita qëndronim përpara te shkallët, dhe më pas u ulëm në karriget dhe porositëm nga një kafe.Lart në pemë zogjtë cicërinin, Drini me zerin e tij të thellë këndonte duke shkuar shtratit të gjërë,ndersa hapat e kalimtareve krijonin një ritëm ngacmues për mua.Sytë i mbaja larg, nga rruga, dhe andej nga prisja që të vinte redaktori i librave të mi nga Shqipëria.
- Kafen, më tha vëllai, se u ftoh!
Drita buzëqeshi,dhe mu drejtua:
- Motrushe, këtu mëndjen, redaktori dhe librat do vinë!
- E di se do vinë, por i dua sot, sepse këta libra dua sot tua dhuroj edhe miqve, por në radhe të parë zonjës Behare, gruas së Azem Shkrelit, dhe Valonit, të birit, ata kanë kohë që i presin.
- Kafja ftohet, tha vëllai, librat nuk ftohen më, vetëm nëse i ke bërë të ftohtë dhe nuk pihen as nuk haen fare.Motra qeshi me të
madhe, ajo shakane dhe të qeshurën e ka në majë të gjuhës, thua se ka lindur bashkë me të nga barku i nënës.
Larg qëndroi një makinë me targat e greqisë, unë u ngrita, as vetë nuk di pse e bëra këtë lëvizje.
- Ku vete! Drita më kapi për dore.
- Erdhi!
- Kush erdhit të ardhtë mandata, se dhe gjumin nuk e ke bërë tamam.
- Redaktori, makina me targa Greke është e tij.
- Redaktori erdhi, nuk erdhi perëndia, qëndro në karrike, se këtu do vijë dhe ai, rrugë tjetër nuk ka.
Unë nuk i hiqja sytë nga makina, as vëllai dhe as motra nuk e kuptonin gjëndjen time, nuk ishin vetëm librat ato që unë takoja, por edhe njeriun që i sillte ato.Atë njeri unë e takoja për herë të parë, dhe bashkëë kishim të botuar dhe një libër të përbashkët.Kisha
dëshirë të vrapoja si një fëmije shkolle dhe të shkoja te makina, ti uroja mirseardhjen, por dhe ta shikoja nga afër, ti flisja, të me
fliste.
U hap porta e makinës, dhe që andej shikoja që larg një mesoburrë në moshe, të shkurtër në trup, por të plotë.Hapi portën tjetër të makinës dhe mori aty një pako, u drejtua nga vatra e Kulturës, thua se kishte ardhur mijra herë.Ishte i qetë, veshur krejtësisht me të bardha, sikur binte në Peje borën e maleve, por dhe gezimin tim të shumë pritur edhe të librave, edhe me pranine e tij.Në buzë mbante një buzëqeshte të çiltër që e përdorte sipas rastit edhe në sy, edhe ne lëvizjet e tij të shkathta.
Erdhi, na dha dorën dhe u prezantua.Unë prezantova vëllanë dhe motrën time, dhe uruammirseardhjen.Ai hapi pakon dhe nxori prej andej librat:
- Enxhi, suksese për librat, këta janë dy fëmijet e tu të parë në letërsi, dhe ky tjetri është femija jonë i përbashkët.Motra dhe vellai, pane njeri tjetrit,Pilua me dhuroje të tre librat e botuar, dhe u kthye nga vellai dhe motra ime duke u shpjeguar per “fëmijën e përbashkët”.Më vinte ti hidhesha në qafë dhe ta uroj për punën e bërë, por dhe më shumë.E pashë në sy, edhe ai më pa.Heshti, e ndjeva se më kuptojë, prandaj u ula dhe unë.Ndërsa e shikoja këtë njeri gazmor përpara meje, vëllai preu bisedën:
- Motër, kafja jote u ftoh, ju zoti Pilo çfar do merrni?
- Një pije freskuese, tha ai, dhe hodhi sytë i përqëndruar nga unë.U drodha e tëra, mu duk vetja nje pije freskuese, që kisha deshirë të më pinte dhe të freskohej, prandaj i thashë vëllait:
- Edhe për mua një pije freskuese.Nuk di pse e kërkova, në të vërtetë asgjë nuk më haej dhe as me pihej që nga mbremja që kaloi, ishte ky një gëzim, një ankth, një pritje për librat apo diçka më tepër, nuk e dija, por, as që doja dhe të dija më shumë.
Në pritje të pijeve fillova të shikoj dhe çfletoj fëmijet e mi libra, mbi kokën e të cilëve kisha ndenjur ditë dhe net të tera, pa bukë dhe pa gjumë.I shikoja si ishin veshur, dhe pamja e jashtme e tyre me dukej e bukur, brënda po ashtu, rrjeshta, foto, dhe një
vendosje e bukur e stilizuar nga dora e Pilos, i cili vetëm nga dora e krijimtaria e tij kishte rreth 100 libra në të gjitha gjinitë e përkhimet.Unë shkoja librat dhe Pilua shikonte mua, si duket kërkonte të lexonte në sytë e mi, në qëndrimin tim, mendimin për cilësinë e librave.
- Enxhi, fëmijët tu janë të mrekullushëm, do desha që si nënë e mirë, të bëni dhe shumë të tjerë, në të gjitha gjinitë që mundeni, pasi jeni e talentuar....dhe qëndrojë si pa pritur, sikur donte të thoshte dhe diçka më shumë, por nuk e tha, vetëm hodhi sytë nga motra ime Drita dhe nga vëllai Andueni.Urime për librat e motrës, dhe në gëzime të tjera, Enxhi tashmë do behet njeri publik me rrugën që ka nisur, më pas do ta kërkojmë për ndonjë autograf dhe nuk do mund ta zëmë...dhe qeshi...po keshtu qeshëm edhe ne njëkohesisht, ndërsa kamarjeri solli gotat e porositura.Nga qoshja ku ndodheshim shikonim njerzit, që njëri pas tjetrit grumbulloheshin dhe na flisnin, dhe si për çudi nga të gjithë ata që flisnin Pilua ishte ai që na jepte shpjegimet.Ndonse kurrë nuk
kishte shkelur këmba e tij në Kosovë, të gjithë i njihte dhe për të gjithë fliste.I pari ishte një burrë me moshe 70 vjecare që na përshendeti, dhe Pilua e ftojë për tu ulur, dhe bëri prezantimin e tij, zotëria është i madhi Ali Podrimja.Unë kisha mbetur, në librat e mi të shkollës dhe ne librat e audhuroja këtë burrë, këtë kollos të artit, të cilin me ra ta njoh në kete moshe.Pas tij Timo Flloko, me pas deputeti shqiptar Haklaj, nga Amerika poetja dhe prozatorja Monda Mojsiu, nga Prishtina zoti Valdet Aliu.Më pas erdhi dhe zonja Behare me nusen e djalit dhe djalin e Azemit.Kryetari i lishjes se shkrimtareve të Pejes Agim Desku etj.Tavolina u zgjerua e u zgjerua, dhe rrethi i miqve nuk kishte të mbaruar.Mua më ra në mendje Azem Shkreli kur fliste për akimet e tij, shikoja rrethin, dhe kuptoja se kisha kapercyer në një botë tjetër, që në Gjermani prej 20 vjetësh kurrë nuk e ndjeva, kurrë nuk e preka.Ora po
trokishte 12.30, u ngritem si në një dasëm, dhe pashë se radha e krushqve ishte e madhe, i pari printe Ali Podrimja, dhe shkonim në sallën e koncerteve për të takuar dhëndërrin e ditës Azem Shkrelin...
***