TOMKA TANUÇI CULLUFE
DASHURIA
Dashuria, nuk është lule
që e kundron sa herë të merr malli,
Sepse ajo lule vyshket
e do lëngun e puthjeve që të jetojë.
Dashuria nuk është autostradë,
por shina treni, që ndahen e kryqëzohen
në horizontin e jetës pakufi!
Dashuria është vërshim lumenjsh,
që dalin nga shtrati
në stinën e thatë dhe në shkretëtira,
të rrahura nga shpirtra të lodhur refugjatësh.
Dashuria është stuhia në det të hapur,
e gëzim në paqe pas lindjes së diellit.
Dashuria nuk ka sy;
e verbuar,
ecën e sigurt në Kopshtin e Edenit.
Dashuria nuk planifikon;
ajo gjallon, nëse është vërtet dashuri!
UNE DHE AI
Unë dhe shiu sot ishim pa çadër,
ai të më lagte deshi,
unë nuk isha me fustan të luaja,
me pikat e tij...
Vendosa ta sfidoj me kohën,
duke vrapuar,
ai duke shtuar densitetin e tij.
Tek ecja e rendja pa pushuar,
shpirti më fliste këtë poezi,
destinacionit kisha përfunduar,
flokëlagur, trup-qullur,
e dashura e tij.
KUR TË THASHË
Dikur të thashë që,
vendosa të plakem me ty.
Ti më the: "Edhe unë"!
Ndoshta fole për modësi
dhe nuk pate kohë të përjetoje,
atë që thashë unë...
Kanë kaluar mijëra minuta,
në ditë konveruar, më pak se...,
por çuditërisht unë tani
rrudha jam duke numëruar
dhe ti duke m'i parë...
"I puth!", - thua,
dhe nuk ben, sikur nuk i vë re,
sepse,
të pëlqen ajo që sheh.
Unë dhe shiu sot ishim pa çadër,
ai të më lagte deshi,
unë nuk isha me fustan të luaja,
me pikat e tij...
Vendosa ta sfidoj me kohën,
duke vrapuar,
ai duke shtuar densitetin e tij.
Tek ecja e rendja pa pushuar,
shpirti më fliste këtë poezi,
destinacionit kisha përfunduar,
flokëlagur, trup-qullur,
e dashura e tij.
KUR TË THASHË
Dikur të thashë që,
vendosa të plakem me ty.
Ti më the: "Edhe unë"!
Ndoshta fole për modësi
dhe nuk pate kohë të përjetoje,
atë që thashë unë...
Kanë kaluar mijëra minuta,
në ditë konveruar, më pak se...,
por çuditërisht unë tani
rrudha jam duke numëruar
dhe ti duke m'i parë...
"I puth!", - thua,
dhe nuk ben, sikur nuk i vë re,
sepse,
të pëlqen ajo që sheh.