Izota Haruni
Dashuruar me zërin e jetës
Kisha kohë që atë njeri e ndjeja edhe përmes gërmash... Mbyllja sytë dhe arrija t'ia ndjeja aromën e frymës, erën e lëkurës, ngrohtësinë e shpirtit... arrija t'ia prekja ëmbël mollëzat dhe t'ia përkëdhelja lehtë flokët e tij të shkëlqyer nga bryma e vjeshtës....
Merrja frymë thellë... pastaj e mbaja dihatjen gjatë brenda vetes, me qëllim që aromën e tij ta ndjeja e ta shpërndaja në të gjithë qenien time...
Lëshoja gjoksin dhe psherëtija thellë.
Nuk e njihja... Nuk ishim parë kurrë, dhe kjo më intrigonte me shumë. Kisha një kohë pakufi që ia kisha mbyllë derën ndjenjave, dhe me dukej sikur po përjetoja dashurinë e parë.
Ndjeja flutura qe perpeliteshin në stomak... Ndjeja diçka që po ndodhte brenda vetes sime, diçka që s'e kisha njohur kurrë më parë...
Diçka prej tij kishte depërtuar thellë brenda meje dhe më qe ulur midis shpirtit...
Si ishte e mundur? - pyesja veten,.. që dikush me hapa të pupëlt kishte hyrë pa u shfaqur dhe kishte krijuar një kaos të thellë brenda meje.
As ai nuk më njihte... ose së paku kështu besoja unë... Isha e bindur që ai kishte një mënyrë që të bënte për vete, që unë shpesh as arrija ta kuptoja...
Misteri... misteri me të cilin e kish veshur veten, e nxirrte lakuriq ndjenjën time.
Një magnetizëm tërhiq-lesho, bëri që ta humbisja kontrollin mbi veten dhe të bija pre e vorbullës së rrezikëshme të ndjenjës.
Si ishte e mundur diçka e tillë... mos ndoshta e gjeti habur derën e zemrës sime... o mos ndoshta kish pikasur momentin e duhur... apo ishte ajo aftësia e tij të depërtonte aq thellë... aq thellë sa kish prekur diku atyre akordeve që nuk i kish mbrritur kurrë askush... Ndoshta kish prekur atje, ku as une vete nuk e dija se mund të ndjeja, po zbuloja një pjesë të vetes qe nuk e dija se e kisha atë pjesë të pashkelur... atë pjesë të virgjër të qenies sime.
Dhe vetëkënaqesha me zbulimin e embel që prekja, dhe që çdo ditë po më bëhej më i bukur.
Po ndjeja që ai shpirt i boshuar në kohë, po më mbushej rrëmbimthi, një uragan që merrte përpara çfarë gjente, dhe kjo ndjenjë po më përpinte çdo energji timen.
Kam qenë e dashuruar edhe herë tjera, por kjo qe e para herë që dashuroja... Një dashuri pa kushte, pa pretendime, pa premtime.
Një dashuri krejt e shlirtë, që vetëm një shpirt i lirë mundet ta falë. Një dashuri që dhimbshmërisht nuk priste të rikëmbehej.
Asnjëherë s'kam për ta kuptuar arsyen pse po dashurohesha ... asnjëherë s'kam për ta pyetur veten pse po më ndodhte kjo... sepse nuk besoj se ka një përgjigje për arsyet e një dashurie...
Ndjeja një nevojë që më mposhtte dhe kërkonte me çdo kusht të frymoja fjalët, rrokjet, ishin e vetmja gjë që ku sundohesha prej tij... Dhe nuk kishte një emër... as një fytyrë nuk kishte... asgjë... veç një ndjenjë e çmendur jetonte brenda meje e nuk ia gjeja burimin.
Me mungonte ajri, kur koha kalonte dhe nuk e dëgjoja atë sinjal telefoni që më lajmëronte se dikush më kish' shkruar dhe kur ndodhte që dikush tjetër te me kish' shkruar, zhgënjimi im kalonte në një dëshpërim të thellë dhe nuk arrinte t'i bindej llogjikës.
Një luftë e brendëshme po ndodhte pothuaj çdo ditë brenda meje... Qenia ime grindej pa ndonjë shkak të përcaktuar....
“Kërkoje ti..Shkoji ti dhe njihe,
Gjeje ti e para! - më fliste zemra!
Jo asnjëherë, kurrë nuk e bëj... përgjigjej krenaria brenda meje!
Po lere më mirë këte çmenduri se nuk i shkon moshës tënde! -me sulej llogjika...
Por instikti me afrohej ngadalë dhe ashtu ëmbël më fliste...
“Ti e do! Shpirti yt po vuan!”
Dhe unë i besoja aq shumë instinktit...
Kurrë s'isha zhgënjyer më parë...
Orët kalonin dhe telefoni priste padurim në duart e mia. Nga çati në çast besoja se nga ai display i vogël do të mund të shfaqej papritur një zë që e doja...
Pse ndodhte që edhe zemerohesha ndonjëherë dhe bëheshin dite pa u shkruar. Ndonjëherë edhe më bllokonte dhe kjo ma bënte edhe më të padurueshme pritjen dhe pamundësia për t'i shkruar ma shtonte tensionin e dëshperimit.
E para herë qe e lehtë... Logjika punonte dhe i jepja kurajo vetes. Një i panjohur nuk mund të shtyjë të humbasësh gjithçka që e ke ngritur me kujdes brenda vetes... Një i panjohur nuk mund t'i verë shkelmin një muri të ngritur prej pothuaj dy dekadash..
Një i panjohur nuk munde ta shkrijë akullin që mban brenda zemra jote... .
Ditën e dytë llogjika nisi të maskohej, po në çdo 10 minuta kontrolloja nëse kisha ndonjë germë prej tij...
Nga ana tjetër perceptoja një magnetizim të fortë po nuk isha në gjendje të kuptoja më shumë se ç'ishte...
Ndjenja që përjetoja ma kishte dobësuar arsyen.Ai kishte arritur të bënte të rrihte sërish një zemër që kishte kohë që kishte ngelur si një orë e vjetër e varur në murë dhe që mbahej veç për bukurinë e saj dhe asgjë tjetër...
Ajo orë filloi të vërtitej sa majtas- djathtas dhe tiktaku i saj vuri në funksion gjithë mekanizmin shpirtëror të një gruaje.
Ditët kalonin dhe une kërkoja me shumë. Jo nga ana e ndjenjë por doja të njihja se kujt ia dhuroja këtë ndjenjë.
Ndjeja te me shtrydhej shpirti, një valë e ëmbel mi prekte mendimet dhe ia përcillte në gjithë trupit, ndjehesha me flatra...
Nuk ka fjalë t'i përshkruajë ato ndjenja, vetëm kush i ka provuar, kush i ka përjetuar, ose edhe kush një ditë do t'i përjetojë do të arrijë të kuptojë se si ndjehesha une.
Pritja zgjaste dhe pome kthehej në ankth...
E ndjeja se ai do te shkruante, e ndjeja me orë të tëra më parë, ndjeja t'me shtërngohej gjoksi nga një morsë dhe të kisha dhimbje.
Ishte një dhimbje që e doja, por kjo pritje e sigurt me cfiliste. Arriti çasti i shumëpritur, kur mesazhi la atë zhurmën e vet në atë çast zemra ndjeu te dilte nga koma dhe të fillonte të merrte ritmin, filloi të jetonte.
Sa të fuqishëm që ishin ato çaste, çaste që ta mbushin zbrazësirën, çaste që vlenin vite jete..
Po çfare ishin ato çaste, çfare ishte ajo ndjenjë e fortë ende pa e njohur atë njeri, pa e parë, pa e prekur, pa e jetuar praninë e tij!?
Nga çfarë materiali është bërë qenia jonë që arrin të prodhojë një adrenalinë të tillë...
Koha hecte dhe një ditë mesazhet morën jetë.
Nga ana tjetër e telefonit një zë më kërkonte.
Ndjeja që nuk po e zotëroja veten. U ula dhe me duart që po me dridheshin e afrova telefonin tek veshi...
Nuk me kujtohet asgjë nga ajo bisedë. Asnjë fjalë! Po nuk e harroj kurrë atë zë...
Kurrë!
Ai zë me qe futur nën lëkurë, në labirinthet e shpirtit...
Ai zë mu bë ushqim.
Një zë i ëmbël dhe i fortë, i bukur dhe i egër, i qetë dhe dominues, një zë që e përforcoi edhe më shumë atë që une ndieja
E kisha dëgjuar atë të zë te me fliste si në ëndërr.
E njihja edhe pa e dëgjuar, une e doja atë zë!
A mund të dashurohesh pas një zëri?!
A mund ta keshë të domosdoshme ta dëgjosh ate zë?..
Gjithmonë do të kem nevojë për atë zë, për të qeshurën e atij zëri... Ndjeja kur lëkura me pulsonte, ndjeja kur merrja fryme,
kur era me sillte pëshpërimën e ëmbël që me përkëdhelte qafën.
Nuk isha mësuar të përkulesha asnjëherë por po e shihja që krenaria po me zbriste nga një shkallë,
dhe herë pas here i dërgoja ndonjë mesazh..
Të lutem kam nevojë të dëgjoj zërin tënd...
Të lutem... dhe lotët bënin që gërmat t'i lëviznin para syve.
Jam njeri i lirë... Në gjykim dhe në ndjenje.
Jam e vertetë dhe vetvetja. Sinqeritetit i bashkohet edhe guximi që e kam me tepricë dhe i deklarova anës tjetër të telefonit çfarë ndjeja.
I thashe që kisha nevojë për atë zë. se kisha nevojë edhe pse për mua ishte e pazakontë,
e doja siç dinë të duan të verbërit. Shpirti i im ushqehej me dëshirën për të.
Ai shpirt i trazuar e kishte mbikaluar njohjen fizike.
Nuk kishte më rëndësi asgjë.
Ishte i bukur ose jo i bukur, i gjatë a i shkurtë.
Asgjë fizike nuk do të kishte vlerë.
Ndjenja e fortë kishte prekur hyjnoren.
Ishte diçka që nga brenda qenies dilte jashtë dhe vishte çdo gjë me atë bukurinë që vetëm me mendje shihet.
Ndjenja nuk njihte më shqisa. Akoma nuk e kuptoja deri ku mund të prekej thellësia e vendit ku flinte shpirti...
Nuk kërkoja në drejtimin që rrok syri. Syri im drejtohej lart, kërkonte në hapësirë.
E doja siç doja diellin.
Kisha nevojë për të siç ka nevojë etja për ujin.
Nuk e lidhja me të asgjë mishërore. Jooo ishte më e pastër, ishte më e thellë, me e lartë.
Përqafoja erën dhe ndjeja krahët e tij te me zotëronin.
E lija veten në marrinë e këtyre mornicave që me drithëronin sa herë era me futej nëpër flokë!
Shpesh flisja me hënën.
Aty takoheshim dhe ndjehesha e plotësuar!
Sa herë flisja me te argjendeten, shihja sytë e tij t'me buzëqeshnin.
Asnjë buzqeshje nuk me kishte gjunjëzuar më parë por kjo buzqeshje e shoqëruar me tingujt e zërit të tij me bënë të mos u besoja gjunjëve...
E duke folur, me zinte gjumi i mëngjezit....
Nuk e dija se sa dashuri kishte në anën tjetër.
Asnjëherë nuk do ta mësoj.
Nuk do të mundem sepse e gjithë kjo ëndërr e bukur ngeli veç nje ëndërr....
Ngeli një dashuri e madhe e paprekur...
Një dashuri e pastër e papërlyer.
Një dashuri e virgjër , që vdiq pa lindur, mbyllur brenda një zhgënjimi.
Një ndjenjë që klithi thellësive dhe nuk u dëgjua më.
Një klithmë që nuk gjeti qiell...
Asnjë dashuri nuk fluturon po nuk gjeti hapesir...
Une do ta quaj një dashuri të çmendur.
Dashuria më e embel, me e forta, me e madhja, me e hidhura e jetës time...