MIMOZA ÇOBO
E DUA PERKEDHELJEN TENDE,,,
Sonte pas hënës do arratisem zogëlënduar,
errësira nuk më tremb e aspak nuk më frikëson,
do fluturojë atje ku qetësia qëndron zgjuar,
ku uji të përkëdhel dhe mjelma të qetëson.
Në dreq shkoftë tradhëtia dhe xhelozia,
në humnerën e saj dhe ligësia të përfundojë,
S'më vjen keq për asgjë,as për dhimbjet e mia,
vetëm dashurinë, atë nuk desha t'ma lëndojnë.
Lëdhatoma moj mjelmë shpirtin e trazuar,
dhe përpëlitjet e krahëve mbi gjoksin që qan,
kërcitjen e dhëmbëve nëpër gjuhën e thartuar,
fjalën qetësoma kur shpirtit të më dalë.
Herë qesh,herë qaj si një fëmijë i lënduar,
që egërsohet kur lodrën ja thyejnë përtokë,
qesh si e marrë dhe hedh çdo gjë nga pas,
çdo copëz dashurie mbetur jetim pa fat.
Folmë moj mjelmë në qofsha gabuar,
jepmë një shenjë, një shpresë të më gëzojë
pse udha e dashurisë dredhon kaq ngatërruar,
tek të gjallët e kësaj bote që shpirtin kanë kufomë.
Ndoshta brengë të tillë ti vetë nuk ke kaluar,
dhe shpirtin si unë s'ta kanë vrarë ndonjëherë,
ngrohtësia shpirtërore aq shumë më ka munguar,
pushtomë krahëve të tu,pa në dreq kjo botë të vejë.
FJALEN E NGROHTE
Fjalen e ngrohte mbeshtjelle me embelsi hyjnore,
qe kishte humbur rrugen ne shtigjet e kohes,
e gjeta sot ne nje trotuar mbi buzen e thare,
te nje nene qe capitej neper hapat e loteve.
Ndalova para saj sikur e njihja prej kohesh,
dhe loti s'me pyeti por rrodhi ngadale,
dhe tani qe vargjet po nxijne kete flete,
lotet s'me ndalen dhe pse mundohem t'i ndal.
Nuk do ta besoni se sa keq jam ndjere,
kur doren e dridhur vuri mbi doren time,
ma puthi neper lote me shpirtin e vrare,
dhe uratat m'i fali kur mund t'ua falte femijeve.
Nuk kisha guxim t'ja lendoja plagen,
se koken vari me lote mbi supe,
i thash vetes, mos i'a prish rrjedhen loteve,
ndoshta gjen paqen dhe me ta qetesohet.
Fjalen e mire me nje dhurate ja vura nder duar,
shpertheu lotet nga syte e kuqe flake,
dhe si nenen time mes loteve e perqafova,
ndersa largohesha me zemren te vrare.
Nuk gjeja fjale qe shpirtin pikellim ta qetesoja,
dhe pse ajo tashme kishte ikur shume large,
ndoshta ndonjehere rruges prape do e takoja,
ate nene te brengosur qe kushedi se c'ben valle?!
NUK MA VIDHNI DOT DASHURINE!
Dashurine nuk me pelqen t'ia servire ne pjatanca,
kujdo qe me lajkoset si engjell me briret e djallezise,
nuk dua t'ja di se sa te peshon ne kandare pasuria,
kur per vete kam nje bote te tere me pasuri ne shpirte.
Dashurine njerezore ua jap atyre qe e kane merituar,
atyre qe kane nevoje per ngrohtesine e shpirtit tim,
as se shes e as ua jap badjava cubave shpirtpranguar,
me buron nga shpirti dhe aty ka rrenjet e bukurise.
Nese ndokush pretendon se do ma marre nder duar,
mos kini kaq besim se do t'ja dilni mbane,
se njihni aspak shpirtin tim kur rrehe egersuar,
pjelle bishen me te forte qe cane e ndane dynjane.
Ndaj lermani te qete te rrahi ku zoti e ka dhuruar,
ne brendesi te kraharorit lidhur venat neper gjak,
se ajo nuk rreh e s'jeton dot ne kraharore te huaj,
eshte trendafil jete qe cel aty ku rreh shpirti i saj.
TI CEL BUKUR MOJ LULEKUQE,,,
C'me ktheve me magjine tende ne kohera,
moj bukuroshe ,lulekuqja e majit,
c'mi hape fletet e gjirit malluar,
me nostalgjine qe te lash varur ballit.
Era rendte pas meje kur me puthte petalja,
neper fushat mbjelle me grure jeshile,
mengjeseve kur te kullonin petalet nga vesa,
une te pushtoja gjoksit me ngrohtesi.
E mban mend kur padashur mbi ty u rrezova,
gjaku me ngriu tek te shihja grurit shtrire,
me erdhi keq pse petalet t'i demtova,
por kur erdha diten tjeter kishe celur perseri.
Por kur petalen e kuqe neper buze e vija,
shtrydhja lengun qe buza te merrte ngjyre,
dhe shoqet zemeroheshin te gjitha nga zilia,
pse buzen time vishje me kuqelime,
Ti i mban mend mbremjet kur te perkedhelja,
petalen me kujdes ta puthja neper ajer,
ti fshiheshe friksuar neper kallinjte nga era,
dhe une i zemerohesha eres se ashper.
Vitet me mua iken dhe ti mbete aty malluar,
ku te puthja gonxhet gjysme celur majit,
fushes se mocme ku ndien hapat e mia,
dhe vargjet qe thura ate pranvere prej mallit.
TI CELE HERET MOJ BAJAME,,,
Mbi sythin tend vuri doren me pare pranvera,
sic te prekin dashnoret ne stinen e brishte,
ta puthi sythin me afshin qe ndez zemrat,
petalet i hape ngadale ndaj te gdhire.
Ti cele pak me heret moj lule bajamja,
packa se shoqet akoma s'kane celur sythe,
do ta shijoje freskine e pafajesise nga brenda
por t'i mos ki frike se petalet s'ti prishe.
E zgjove natyren dhe mua nga enderrat,
me vrull ja perkedhele gjinjte neper ngrice,
persiper i derdhe arome lulesh te bardha,
dhe syve ju pikturove rozen qe jep ngjyre.
Po kush nuk i puthi petale praruarat,
dhe mori embelsine e jetes neper shpirt,
kujt nuk i fale dashuri kur te merr nder duar,
dhe gjoksit te fut si mrekulli te bukurise.
Mbi ty derdhi piktori me të bukurat ngjyra,
ta rrëmbeu dhe shpirtin në gji të dashurisë
aromën e treti parfum që dehe shpirtra,
me majen e penelit mbi telajon me ngjyra.
Në gji të natyres pak kohë do rrish lulëzuar,
ti mos u mërzit,do ta ruajnë freskinë në shpirt.
E tillë do mbetesh në afreskët e pikturuar,
ku njerzia të shijojnë dhe në stinët kur sçel ti!