MIMOZA BICI
SHEMBËLLYRË
Fjalët e tua të ëmbla
i mori era...
Pëshpëritën
mbi trupin e një tjetre vajze
... zgjuan ëndrrat e saj...
Dhe unë?...
Unë mbetem brengosur
tradhëtuar
nga kjo shembëllyrë.
...zhytur në faj...
Dashuria
dy herë më trokiti
Mbi trupin që prek
mbi tjetrin në ëndërr
po ndjek
vegimet!...
I harrova, bashkë me ty i dashur...
Oh..të lutem më fal !
Më fal,
sa ëndrra s'më ka rrëmbyer
nga kjo botë e gjallë.
SOT
Sot ,
ne kete nate feste...
Dashurite e mia perkedhelen,
prane dashurive te tyre...
teksa kercas mes gishterinjve
dhimbjet
nje e nga nje...
Iken te gjithe,
si copeza planetesh
Shpirti im,
kokrriza spiralesh
u ngjit mbi re...U shndrrua :Qiell!
Prane meje u mblodhen perseri
Trupi im ,
ka lindur per nje bekim
derisa dhimbja t'me shuhet,
ne amshim...
A po jetoj vertet ?!
Hapni syte e mi
dritare ku yjet ndrijne
Qiell me re dhe shi
ku endrrat kane folene
ku shohin vec nje diell...
O Perendi !
Me ler te udhetoj kete udhetim...
Nuk di ,
a po jetoj vertet !
Kjo jete me lind , me vret...
NJË HIJE
Si një shqerkë
e gjakosur,
lëshuar
mbi shtratin e shpresës
Sytë e mi të shuar
shohin ngadhnjimtar
një hije.
… Sheh shpirti im ! …
Si një drenush
e çalë,
vrapoj
mbi të plasaritur ëndërr
Sytë me lot
shohin ngadhnjimtar
një hije.
… Sheh shpirti im ! …
Si një zog
pa zë
Fluturoj mes ajrit të bardhë
shoh një re
mban sytë e mi
Duar , këmbë –gjymtyr,
me planete
Lëvizin lehtëshëm
dergjur mbi tokë
ngritur mbi orbit.
… Sheh shpirti im ! …
JAM BIJE BURIMESH
Jam bij' burimesh ,
përtej malit të vdekur.
Sodis skelete
të veshur , të zhveshur.
Ngjyra trazuar
mbi trupa , baltra
Ulërima tingujsh
përplasur rrymave .
Dhe ndonjë përbindësh
tek gjuan me llastik,
atë që s'do të mund
të shohë asnjëherë.
Mos rrëmoni më në mëndjen time
... dua të fle ...
Fjalët e tua të ëmbla
i mori era...
Pëshpëritën
mbi trupin e një tjetre vajze
... zgjuan ëndrrat e saj...
Dhe unë?...
Unë mbetem brengosur
tradhëtuar
nga kjo shembëllyrë.
...zhytur në faj...
Dashuria
dy herë më trokiti
Mbi trupin që prek
mbi tjetrin në ëndërr
po ndjek
vegimet!...
I harrova, bashkë me ty i dashur...
Oh..të lutem më fal !
Më fal,
sa ëndrra s'më ka rrëmbyer
nga kjo botë e gjallë.
SOT
Sot ,
ne kete nate feste...
Dashurite e mia perkedhelen,
prane dashurive te tyre...
teksa kercas mes gishterinjve
dhimbjet
nje e nga nje...
Iken te gjithe,
si copeza planetesh
Shpirti im,
kokrriza spiralesh
u ngjit mbi re...U shndrrua :Qiell!
Prane meje u mblodhen perseri
Trupi im ,
ka lindur per nje bekim
derisa dhimbja t'me shuhet,
ne amshim...
A po jetoj vertet ?!
Hapni syte e mi
dritare ku yjet ndrijne
Qiell me re dhe shi
ku endrrat kane folene
ku shohin vec nje diell...
O Perendi !
Me ler te udhetoj kete udhetim...
Nuk di ,
a po jetoj vertet !
Kjo jete me lind , me vret...
NJË HIJE
Si një shqerkë
e gjakosur,
lëshuar
mbi shtratin e shpresës
Sytë e mi të shuar
shohin ngadhnjimtar
një hije.
… Sheh shpirti im ! …
Si një drenush
e çalë,
vrapoj
mbi të plasaritur ëndërr
Sytë me lot
shohin ngadhnjimtar
një hije.
… Sheh shpirti im ! …
Si një zog
pa zë
Fluturoj mes ajrit të bardhë
shoh një re
mban sytë e mi
Duar , këmbë –gjymtyr,
me planete
Lëvizin lehtëshëm
dergjur mbi tokë
ngritur mbi orbit.
… Sheh shpirti im ! …
JAM BIJE BURIMESH
Jam bij' burimesh ,
përtej malit të vdekur.
Sodis skelete
të veshur , të zhveshur.
Ngjyra trazuar
mbi trupa , baltra
Ulërima tingujsh
përplasur rrymave .
Dhe ndonjë përbindësh
tek gjuan me llastik,
atë që s'do të mund
të shohë asnjëherë.
Mos rrëmoni më në mëndjen time
... dua të fle ...