NATASHA LIMAJ
BUZËLULJA ME TYMNAJË
Arkaike ,pa përvojë,
Sjellja ime ,si qëmoti,
Koshiencën shtresëzuar,
Vlerë me zanzfillë te zoti.
Mirësi,virtyte plot!...
Mbledhur në memorjen time,
Shumësi ,veshur mbi ty ,
Derdhur, edhe një lloj sqime.
Cigarja ,cepbuzës lule,
Tymnajën , porsi oxhak,
Uuuh!..,moj uuuh,çudi e madhe!...
Për mua ,me përvojë pak.
Në mendime…,habitretur…
Vetes, jo…,se s’është fund bote!...
Buzëlulja me tymnajë,
Por ,je ti!...moj ti!...,jashtë mode….
POETES ,MIMOZA AHMETI
Sikur të ishte mundësia,
Si ty ,të jenë gratë shqiptare,
Sa,e lumtur do të ndihej,
Shqipja jonë dykrenare!...
Ti,do thuash :s'ka kuptim!...
Gratë,si unë ,çdo bënin vallë?...
As më shumë e as më pak,
Do t'rrisnin një komb të rrallë.
Shumë të shtrenjtën ,Shqipëri,
Katandisur në këtë farë feje,
Mbase,mbase e ndërtojnë,
Me shpirtin ,model prej teje!....
BONZHUUU!...(BONJOUR!...
Ja,bonzhuuu!...,na përshëndet,
Porsa shfaqet profesori,
Bonzhuuu!...,(bonjour!...),të gjithë njëzëri,
Gumëzhin auditori....
Në katedër sa mbështetet,
Komo sa va ?...(comment ça va?...),qesh dhe pyet,
Tre bië!...(tres bien!...),prap, si kor studentët,
Eeeeh ,ç'kënaqet ,ai vetë.
Eeeeh ,sa këndshëm nis mësimi,
Më performancë të shkëlqyer,
Eeeeh, ç'vëmëndje maksimale!....
ç'do leksion ,na ka pëlqyer.
Gjuha frënge nuancëhollë,
Thonë për ty ,se je për zonja,
ç'ka ,se kërkon pak llogjikë,
Unë ,me qejf do të mësoja!...
Flak ndizet auditori,
Hidh e prit vajzat çapkëne,
Zonja,Arta e Rivjera,
Ana e than Gjuhën frënge.
Plot,plot edhe të tjerë,
Vajza e djem ,si zambak,
Gjeneratë bukuroshash,
Pah,ç'inteligjencë e lartë!...
Shih,moj shih në bangë të parë!...
Rri një brune delikate,
Unë e njoh ,vajz'e "Shopingut",
Qindpërqindtë,safi vlonjate....
Eeeeh ,të na dëgjosh ,kur flasim,
Sa bukur, theks e diksion,
Pooo,sa ëmbël!... gjuhën frënge,
Thua jemi ,FRANKOFONE?!...
JAM PIKË QË PIKOJ .
I thotë shoqja shoqes ,
Jam pikë që pikoj ,
Tjetra sec gajaset ,
Unë rreke që shkoj !....
Na moj ti, s'e di ?!...
Pika që pikon,
Argjend e flori ,
Rrëkeja që shkon ,
Mbledh papastërti.
Mos u mat me pikën,
Kurrë ,ti , moj rrëke...
Ajo bije nga lartë,
Ti, ecen mbërdhee....
GJYSMA
Si thua ,apo kënaqesh,
Kur e bënë ,për hakmarrje?...
Hej, të pyes: a të mbush,
Kur kalon ,nëpër një ndarje?!...
Fytyrën ,ta shoh ,përvuajtur,
Hiqesh ,si i lumturuar,
Gëzimin , a mund ta ndjesh,
Kur ti,je i përgjysmuar?!...
E tëra, e domosdoshme,
Zoti ,vetë e kompozoi,
Pa ,që syrin,s'ia mbush gjysma,
Dhe me tjetrën e plotësoi!...