TEUTA OSMANI
UNË JA TEK JAM
Unë ja tek jam ,me diellin përsëri
Me rrezet e tija, ripërtëri
Vitet,moshën,rinin,..
Ah si nuk jam unë ti.
Unë jam tek jam me diellin ,ndrij
Si dritë ,si yll e si flori
Më gjen me ëndrra ,në sytë e tu
Si nuk jam unë si ti.
Unë jam tek jam, me diellin ,përsëri
Shkoj ,ngrihem ,ulem
E kthehem tek ti
Ah si nuk jam, unë si ti.
Unë jam tek jam, me diellin përsëri
Në mëngjes ngrihem ,lind si ti
Më gjen në fusha ,në male ,në lëndin
Ah si nuk jam, unë si ti.
Une ja tek jam me diellin ,përsëri
Unë i ngjaj diellit ,ditën ,
Se pa të nuk mund të rri
Unë i ngjaj dhe hënës ,natën
Se pa ëndrra si mund të rri?...
Ah si nuk jam ,unë si ti?
I THASHE VETES
Kur unë mallin e harrova ,
Atje ku më le ,
E thërrmova
Kur unë mbeta vetëm ,..
Atje ku me le ,..
Si s'ka tjetër
Kur unë vuaja për ty ,..
Nga dashuria ,..
Aty më the ika ,
Dhe s'kam më kthim
Aty dhe unë i hoqa
Ato veshje ,
Atë lekure ,
E atë nur
,..E i thash vetes ,
He moj
Të të marrë të keqen ,..
Se ky s'qenka burrë ...
NUK HEZITOJ
Nuk hezitoj të shkruaj fjalën
Që më rrjedh nga zemra
Nuk hezitoj as t'a mundoj
Të rrjedh gjak vullkan.
Nuk mund ta stërmundoj ,..
Rrahjen e saj të ngadaltë
As fjalët qe i ka ,të kristaltë
Nuk hezitoj te shkruaj per te ,nje mal.
As nuk dua të t'a mundoj
As për të më thënë ,më fal
Në raste se ajo....
Kurrë ,s'do të më ket dash.
TI DIELL
I shpërndave rrezet e tua diell
Dhe për mua je kujtuar vonë
Unë sapo hapa fletët dhe vura re
T'i kishe filluar udhë me kohë.
Rrezet e tua nuk më zgjuan mua
Sepse ndoshta ti nuk më sheh
Unë aty strukur isha
Prapa një hije ,..se dua të fle.
Ti nuk u merakose sot për mua
Të më përkëdhelje me rrezet e tua
Nuk di si të them ,..ti për mua je diell.
Dielli i ëndrrave ,..e i zgjimit.
Për mua ti ke shumë vlerë...
Unë jam një lule nga perëndimi
TRISHTIM
Lotët e mia ,
kanë të njëjtën shije
me atë të detit ,...
aty më gjeni
kur jam e harruar,.
aty kam qarë ,
sa jam lodhur ,..
s'gjeta ku ti fshija ,..
edhe detit i jam ngopur,..
NDEZA NJË ABAZHUR
Ndeza një ambazhur në dhomën time
Sapo gjumi më kish marrë.
Sytë hap menjëher
Në mendime u zhyta ,
Si do bie unë të fler thash
Të të shohë në ëndrra ,
Të flas në to,
Por ti prap s'përgjigjesh
Më vjen të shoh ,..
Ç'farë dite ,..do jetë dhe sot ,
Kur natën nuk e shtyj dot
Kur errësirën e largoj,..
Kur yjet janë zënë me re
Kur hëna është e vogël sot
Bëj të më zërë gjumi ,..
Dhe prap më zë mall
Malli ditës që iku
Ashtu pa të parë
Më zë malli të flere ,
Se nuk dua në ëndrra të flas
Ti je i gjallë dhe jo i vdekur
As në hipotez të të kisha vrarë
Dhe tani u bë vonë ,..
Kokën në jastëk s'po e vë
Ndoshta për ëndrrën sic thame ,
Nuk dua të më zërë.
ME EMRIN TIM
Me emrin tim unë mburrem
Ngado të shkoj anembanë botës
Me emrin tim askush s'ma kalon
Për bukurin e saj që ndricon.
Ajo thuhet bukur në gjuhën shqipe
Me gërmat e para Arbërore
Ajo princesh e Ilirëve
Dhe në mbretërin e asaj kohe.
Me emrin tim unë mburem
Sepse më tregon origjinën
Më vjen rrjedhshëm kur më pyesin
Si e ke emrin o Shqipe.
Dhe unë e dua këtë emër
Askujt s'i kam zili
Sepse për këtë luftuan popuj
Dhe për këtë emër fituam lirin.
Ky emër që kujton shekuj
Ky emër më kujton zemrën
Ky emër më zgjat nderin
Aty ku thuhet me gërma shqipe.
Këtë emër më vuri babai
Jo sepse nuk ish të tjerë
Jo sepse kish ,edhe katër të tjera vajza
Por më zgjodhi mua ,t'a kem këtë nder.
Unë jam e lumtur ,..packa se Shqipëris i mungo
Unë e mërguar me dekada
Dhe këtë emër kurre s'e pagëzoj...
Ndaj , TEUTA do jem gjithmon.
SI NUK NDJEHEM NDRYSHE
Andej nga lumenjtë
më vërshejnë rrymat,
dallgët e detit zbërthejnë
zhurmat e tyre,
sikur të ringjallen shpirtrat,
furtunë do shpërthejë.
Ah si nuk më merret fryma,
gjoksi më është fryrë nga brengat,
pres diku të dalë në shpërthim,
nuk i mbahem dot uranit,
me yjet shtrëngohet,
ndërsa mua më mbetet
veç një vegim.
Si nuk i mbahem dot tokës,
me thonjë do ta mbaj,
s'i lëshohem..
kështu ndjehem,
kur dua të bërtas,
po kështu hidhem vrullshëm,
si një shqiponjë vërtik nga lart.
Ndihem e malluar
për ato fusha,
lumenjë e mal,
nuk ndjehem ndryshe,
me vete ngrindem,
jam kjo që jam.
Dhe kur rrugët shikoj,
këmbët s'më rrinë
me vrap dua ta marrë,
jetën rini....