PUSHTUESE ESHTE BRISHTESIA
Ti Trojen e pushtove me epshin e stolisur me poezi.
E une sypergjumura neper endrra,
e lexova si dashuri.
Po s'ishte edhe aq faji i naivitetit tim.
Ti ishe luftetar i vjeter ne keto luftra.
Nuhates i perkryer.
Njihje tek femra dobesine...
Trojen e pafajshme e pushtove me te ultat strategjite.
Por tani u zgjova...
Keshtu mund te pushtosh toka e jo nje shpirt...
Paradoks!
Ti luftetar i vjeter papritur 're'.
Zemra t'u neverit nga strategjia...
Tanime Troja u bere ti qe u pushtua nga brishtesia...!
DILEMË
Sot, nata me duket si nje goje e erret qe po me gllaberon.
Kerkoj shkendija arsyesh.
Por arsyet, realiteti, te gjitheve jau dhuron!
E kush ka te drejte?
Te drejte kam une me mermerit egoja ime!
Te drejte kam une cirret egoja jote.
E ndoshta ti dhe une.
Jepe gjysme te drejten tend, ta plotesoj ai me gjymen tjeter!
Por po t'ia fal , do bej me te padrejten.
S'mund te bej kompromise me vetveten,
edhe pse ndiej se e kam te lodhur rezistencen.
Dilema vazhdon, nata e mendjes ne humnere pikepyetjesh po me
rrezon! C'te bej? Si te shpetoj? Gjumi eshte arratisur kete nate te vone!
Perpelitet koka ime e rend ne jastek
si peshku pa uje.
PERTEJ DRITARES SIME
Nje peme e gjelber si nje dore pershendet vetmine.
E qielli i kulluar habitet me merzine.
Syte, te vetmit zogj qe pushtojne horizontin.
E te tjere valevisine krahet ne ajer, manifestojne lirine.
Lulet prej rrezeve qeshin, shkrihen ne arome.
Nje tjeter e strukur hija e mbulon.
Damaret e ujerave ne trup te tokes gurgullojne,
ndersa nje cope toke diku, prej kohesh shkreton.
Pranevera pertej dritares me buzeqesh ne harmoni!
Une dridhem, ndiej se nga kjo e ngrohte po mberdhij!
QENDISMA IME
Qekur ti je larguar,
une dashurine, mallin, endrrat,
keto fije mendafshi ne zemer i kam shkuar.
Por, ditet pa ty si tufa kuajsh vrapojne ne perendim.
Ato zbehin kujtimet,largojne castet,
kur ti ishe prane shpirtit tim.
Ne ndonje dite si keto, plot trishtim,
ku dhe qielli mbi mua ka ngrysur turin.
Mendoj: me ka harruar...
Dhe ne cast, gishtin gjakos pa kuptuar!
Por qendismen s'e nderprej.
Fillin e shpreses e shkoj tej e tej.
Te pres t'i kthesh disginat ndonjerit prej kuajeve
qe ikin ne perendim.
Kthimi yt do te jete, ne qendisme,
me i bukuri mendafshi im.