ARBEN DUKA
DY FJALË PËR SKËNDER LAZAJN DHE LIBRIN QË KENI NË DORË
Ky nuk është libri i parë i Skënder Lazajt, pra nuk është libri që promovon poetin, por është libri që i jep atij ofiqin e çmuar të poetit, ofiq që shumë të tjerë s’e marrin dot edhe pas sprovave të shumta letrare. Unë nuk jam ndonjë kritik me famë, një nga ata burokratë profesionistë, që qëmtojnë nëpër fjalorë fjalë nga më të çuditshmet, që stërhollojnë frazeologjinë e fjalive, që të futin në labirintet e stileve të larta dhe në fund fare nuk thonë asgjë të dobishme për librin, poetin dhe lexuesit. Nuk jam nga ata, por poezinë e njoh më mirë se veten time dhe të bukurën e saj e nuhas që në ajër. Skënderi, i lindur dhe i rritur në periferitë magjike të Trebeshinës, nuk vjen në këtë libër me buçima topash, por me aroma lulesh dhe rrahje të lehta zemrash, mbasi vargu dhe poezia e tij janë shumë delikate dhe ka nevojë të lexohet me ëmbëlsi dhe delikatesë. Poezia vetë është niveli më i lartë i artit, por dhe leximi i saj është një art më vete.
Poezia shijohet pikë e nga një pikë, ky është sekreti i leximit të saj. Ndaj ju them me siguri se kur ta lexoni këtë libër, në hundë do t’ju mbetet një aromë e mrekullueshme bliri, dhe në gojë një shije e ëmbël mjalti. Spontaniteti dhe lirshmëria janë dy tiparet më të qenësishme të poezisë së Skënderit. Po edhe guximi në sjelljen dhe përdorimin e figurave letrare, që janë të pranishme kudo. Pa spontanitet askush nuk mund të bëhet poet, pa spontanitet thjesht do të sforcohesh dhe do të bësh një poezi të llogaritur e mekanike, pa ajër e freski. Sikleti im më i madh në qindra poezi e kritika që më kanë bërë, ka qenë krahasimi me poetët e tjerë, qofshin këta edhe gjeni të poezisë botërore si Esenini, Lermontovi, Lorka, Bërnsi apo më të mëdhenjë e poezisë sonë si Noli, Migjeni, Ali Asllani, Agolli. Problemi është se unë kurrë s’kam dashur të jem një nga ata, as drita dhe as hija e tyre, kam dashur të jem Arben Duka dhe kaq, asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
Esenini ka një strofë brilante pikërisht për këtë që po them unë, të cilën po e citoj më poshtë: “Kur s’ka zënë e vetë një kanarinë/është e tallur-bëhet lodër goce/bota kërkon këngën-poezinë/këndo vetë qoftë dhe si bretkoce!/ Kjo strofë flet për individualitetin poetik, për atë që quhet UNI POETIK. Uni dallon poetët nga njëri-tjetri, dhe nëse ke realizuar Unin tënd poetik, ke siguruar pavdekësinë. Me Naimin fillon poezia klasike moderne e gjuhës shqipe dhe tani bëhen rreth 155 vjet që kjo poezi është lëvruar, me sukses të
pa imagjinueshëm për një gjuhë të re në të shkruarin standard. Në 155 vjet nuk ka më shumë se 30 emra që krijuan unin e tyre poetik, krejt të pangjashëm me të të tjerëve. Pikërisht për këtë sot nuk po shkruaj se Skënderi më ngjan me këtë, apo atë, se Skënderi po shkruan si iksi, apo ypsiloni. Por po them se Skënderi shkruan vetëm si Skënderi dhe është në kërkim këmbëngulës e të ethshëm të Unit të tij poetik. Sot kemi një fizionomi të qartë të këtij uni, por akoma s’e kemi unin e plotë. Kjo gjë do akoma punë poetike, por unë jam i bindur se pas disa kohësh, jo pas shumë kohësh, Skënder Lazaj do të ketë Unin e tij poetik, dhe gjithë mundimi i krijimit do të quhet i kurorëzuar dhe poeti do të thotë që ia vleu vërtet. Tok me mua, për këtë libër ka shkruar disa shënime dhe poeti i mirënjohur kombëtar Lirim Deda. Kemi shkruar pavarësisht njëri-tjetrit, të pandikuar nga njëri-tjetri, por kemi arritur në konkluzionin e përbashkët, se sot në këtë lumnajë të pafund vargjesh që derdhen nga çdo drejtim, Skënder Lazaj është një poet që bie në sy, është një emër që mbahet mend. Poezia e tij lë gjurmë të veçanta poetike te lexuesi. Unë jam një lexues profesionist dhe libri më tërhoqi fjalë pas fjale e varg pas vargu gjer në fund. Ju, lexuesit e thjeshtë, që me poezinë ju lidh vetëm leximi, ju siguroj se duke lexuar këtë libër herë pas here do të mbusheni me dashuri, do të mbuloheni me paqe dhe do të përjetoni ndjenjat më të ëmbla njerëzore. Dhe në fund fare do të thoni: “Qofsh i bekur, more poeti SKËNDER LAZAJ