BRUNA GJONI PËRVATHI
DASHURI NE DISTANCE
Nuk di ç'emër ti vë kësaj ndjenje,
Vetëm dashuri nuk mund ta quaj.
Sa pranë, që duken kur bisedojnë,
Kur shihen, të largët, dhe të huaj..
Ashtu si bashkë hëna edhe dielli...
Nga larg shikimet i kryqëzojnë,
Nuk munden ta përpijnë qiellin,
Krahëhapur njëri - tjetrin ta pushtojë.
At’her s’i quhet ndjenja që dhurojnë?
UNE DHE SHIU..
Shpesh dal të qaj bashkë me shiun,
Aty unë,por dhe qielli jemi njelloj.
Që të dy kemi në shpirt re të zeza,
Lotët derdhim mos të na rendojnë.
Shpesh herë dal dhe eci nëpër shi,
Flas me pikat,mbi supe bien lehtë,
Ata kurrë s’me pyetën për lotet e mi,
Ndoshta kan si unë,të njëjtën brengë...
E dua shiun edhe kur jam e lumtur !
EJA
Eja te dy të dehemi me puthje,
Trupat të flasin gjuhën e tyre gjatë.
Të këndojmë dhe ne lajmotivin tonë,
Shoqëruar nga shiu, që bie përjashtë.
Ti eja që të mi fshih shi – lotet,
Lër të ngopem me frymën tënde si dikur,
Krahë flutur të vallzoj nga dashuria,
Të freskohem, si freskohet burimi mbi gur.
TRENI U NDAL
Treni u ndal në stacionin e rradhës,
Ish lodhur, nga vagonat qe shkonin pas.
Mezi po priste të fundit vënd qëndrim,
Të pushonte,të prehej,a te flinte pakëz...
Nëpër mjegull lëshonte të njëjtën zhurmë,
Shoqëronte udhëtarët nëpër destinacione.
Ai bënte gjithmonë të njëjtin, të tij ritual,
I hipte, i përshëndeste, i zbriste në stacione...
Më pëlqen të udhëtoj,dhe ritmi i tij prej jehone...
NUK DUA
Nuk dua të jem mbretëreshë e kështjellës tënde,
Ku qielli nuk ka ngjyre e syri im nuk e shikon.
Muret e saj të lartë,të errët me marrin frymën,
Dhe kurora përmbi kokë bukurinë ma shemton.
Nuk e dua as fronin, as dritën e as perkujdesjen,
Zinxhirat e rëndë nëpër këmbë,unë nuk i duroj.
Brënda kësaj “Kalaje”kam humbur buzëqeshjen,
Jam lodhur për ta gjetur, atje veç qyqja këndon.
Do ta gris mantelin e gjatë,qe ti dikur ma veshe,
Hapat nuk mi le ti hedh ashtu si unë vetë dua...
Dua të fluturoj ne qiell me krah në male,sheshe,
Larg kësaj jete të mykur, që nuk është për mua.
JETE E GENJESHTER
Jetojmë përkohësisht të gjithë në këtë botë,
Gënjehemi me pak lumturi,na duket sdo ketë fund,
Qajmë e qeshim ndonjeher fare dhe kot,
Fluturojmë me ëndrra shpesh nëpër gjumë.
Heshtim edhe atëher kur duhet të ulerijmë,
Ngopemi me premtime,qe na bëjnë me krah,
Përballemi me gënjeshtrën edhe pse e "dimë"
Luajmë me njeri tjetrin si në një dramë...
Kjo ështa jeta ime,juaja që mbi supe mbajmë !