Pilo Zyba
QËNI I RRUGËVE
Qëni i rrugëve u lodh i shkreti,
Pa një hije dhe qëndroi te parlamenti
Nga brënda i erdhën pa pritur
Thirrje, sharje duke ulëritur.
U ul dhe po mendonte në një kënd:
Dhe thonë njerzit; “ Sa shumë lehin qëntë ” !
FABULISTI DHE DHELPRA
Te dhelpra fabulisti vajti një ditë:
Më fal motër për prapësitë,
- Flas keq për ju e bëj kritika,
Por këto janë vetëm taktika.
Në këtë lojë ne të gjithë u futëm,
Gjetëm mënyrën për të nxjerrë bukën.
- Të kuptoj, përse erdhe në shpellë,
Në sy të shikoj, por të lexoj thellë.
- Po ja, dhe pse i pëlqen ç’do njeri,
Librat dergjen nëpër librari,
Jep të lutem një mendim të zgjuar,
Këshilla nuk do mbetet papaguar.
- Eh! Që shqetësohesh vëlla ke hak,
Bëj fotografi me Dritëronë dhe vere në kapak.
GOMARI EMIGRANT
Emigrant gomari vajti në Greqi,
Punë doli kërkoi sa pa që u gdhi.
Samarin i vuri arushi si urë:
- Shko tani në lumë të më biesh gurë!
Dhe shkonte gomari rëndë i ngarkuar,
Për një ditë pune,shpirt e trup rënduar.
Prap rrinte mendonte "Dhe pak, edhe pak.
Sa të zë ca lek, samarin do flak".
Ikën ditët, muajt, në të dalë të vjeshtës,
Mes gjethesh të thara, pa hundën e breshkës:
- Ah! Dhe ti samar moj mike e nderuar,
Po të shikoj lehtë, s'qenke e ngarkuar!
- Po iki - tha breshka - me të ëmblin zë,
Ja këtu pranë, gjith dimrin do flë!
- Po si do jetosh, fare pa punuar?
- Do konsumoj dhjamin që kam grumbulluar!
Të vi edhe unë, ti, moj mikja ime?
Gjithë këta muaj nuk bëra pushime!
Breshka shtëpinë ngriti, mes gjetheve shkoi,
Fabulisti fjalët që tha breshka shkroi:
Gjumë do flerë ariu, çfar thua zotrote,
Dhjamë ai vuri, nga cfilitja jote!
LIBRAT
Në kopshtin e bukur të leximit,
Erdhën prej redaktimit,
Librat me fabula, me vjersha,
Në kapakë, molla, dardha, pjeshka,
Thua kish zbritur vetë vjeshta.
Dhelpra, lepuj, ujqër, luanë,
Në libra të gjithë kanë,
Penën e hollë të autorit,
Me ngjyrat e bukura të piktorit.
Libra, lulëzojnë mes kapakut,
Shtrirë gjatë e gjerë banakut.
Gërmat i kanë të qëndisura me art,
Ngjyrat e diellit atje lart
Titujt janë tërheqës, të gdhendur,
Me emra të mëdhenj të përmendur.
Librashitësi i ndërron për ditë,
Librarinë e kthen në ekspozitë.
Librat rrinë si të dënuar,
I shikojnë e s’i marrin në duar.
I pa dhia, lepuri e çakalli,
Lopa në derë të librarisë palli:
Këto libra ngjajnë me një kusi,
Që ka brenda qumësht pa cilësi.
Hundën nxorri iriqi dhe tha:
- Brenda në libra gjilpëra s’ka,
Që të të thumbojë e të dhëmb,
Dikush ta pësojë e të verë mend!
Kritikë bëri dhe një urith:
- Në libra s’ka një labirinth,
Që të të nxjerrë, të të japë dije,
Ç’do gjë është një çorbë pa shije.
Mendim dha aty dhe dhelpra:
- Ato që gdhendur janë në vepra,
S'janë gjë tjetër, veç gënjeshtra,
Të moderuara në vjersha.
Ata vërtet janë mërzitur,
Si merr njeri për të lëçitur,
Se njerëzit s'janë të lajthitur!
Kalon ujku dhe i sheh:
- Ah, sikur të qenë kope,
S'do kish mbetur një për be.
Një kokë prerë, një bark çarë,
Në banak apo në arë.
Kur njeri nuk sheh te dera,
Ne më shumë na rritet vlera.
Nuk na hap njeri andrralla,
Kuptohet që janë përralla.
Këto libra plot me gërma,
Për mua janë thjesht, kërma.
S'kam të drejtë?- ujku tha
Qënia njeri, kërmat si ha.
DEBAT
Kur pa dhelprën në qymez,
Qenit gjaku se ç'iu ndez:
- Nuk më thua zonja ndrikull,
Ç’është kjo vizitë e papritur?
- Ah! Mua më rëntë rrufeja,
Tek ty s'arriti e reja?
Kaq reklama, tranzistori,
S'shikon ç'jep televizori?
- Të dëgjoj, por siç e di,
Të tilla s'mbaj në shtëpi!
- Kam ndryshuar rri me shpresë,
Ka, ka, ka, do bëj dhe vezë!
- Ke ndryshuar e shikoj,
Dhe jam gati të besoj.
Por jo hilen edhe vesin,
Ndërruar ke veç qymezin!
KOHË ZGJEDHJESH
Tek një kafene në fshat,
Ku rrjedh ujë nën një rrap.
Dhelpra hipën në një trap,
Por syri diçka i kap.
Njerëz grup si në kor,
Po shikojnë televizor.
Në ekran një burrë papritur,
Diçka shpreh duke bërtitur.
Kollarja lidhur në grykë,
Të papërqëndruar sytë.
Gjuha e tij korr e shin,
Dhelpra bie në mendim.
Rrugën për në kotec nget,
- Ky, nga soi jonë do jetë!?
PORTA E UNIVERSITETIT
Një portë rri hapur për viça e gomerë,
Dhe mbyllur qëndron kur trokasin të tjerë.
- Pse, thotë lepuri,unë kampion në gara!
- Qumësht, gjalp e mish, më tej ankohet Lara!
- Pushoni! Tha porta, mos flisni si të krisur,
Unë rri hapur për ata që më kanë vajisur!
NË KUVEND
Foli dhelpra në kuvend,
Na dha një mendim me mend.
- Duhen fonde dhe për shpendët,
Rrugët që çojnë te kotecët.
Të bëhen me mure, me çati mbuluar,
Të mos vuajnë shpendët e uruar.
Çdo shpend të ketë kartelë të shkruar,
Kilet, ngjyrën, seksin, si është mbarështruar.
Së fundi shpresoj, e mbetem në pritje,
Në kotecë të çojmë dritë elektrike.
Qeshi një ogiç:- Ta themi këtu,
Mendimi i dhelprës është me shumë tru.
Një jetë të tërë, vrapoi në kotece,
Rrugë e pa rrugë në kohë të keqe.
Ndaj kërkon dhe kushte, në rradhë të parë.
Të dijë nga vete, e të dijë ç'të marrë!
PARLAMENT
Zgjodhën, tufëzat ç’do stan,
Nga një dash nga një përçor.
I përcollën në Tiranë,
U varën nga një këmborë.
U thanë: - Tundini këmborët,
Për kullotë e për lëndinë.
Të marrin vesh në Europë,
Çfar ligjesh, të bëjmë dimë.
Porse cjepët, viçat, deshët,
Vunë mjekër, brirë në krye,
Dhe këmborët, qafëleshët,
I tundën për hesap të tyre .
Qëni i rrugëve u lodh i shkreti,
Pa një hije dhe qëndroi te parlamenti
Nga brënda i erdhën pa pritur
Thirrje, sharje duke ulëritur.
U ul dhe po mendonte në një kënd:
Dhe thonë njerzit; “ Sa shumë lehin qëntë ” !
FABULISTI DHE DHELPRA
Te dhelpra fabulisti vajti një ditë:
Më fal motër për prapësitë,
- Flas keq për ju e bëj kritika,
Por këto janë vetëm taktika.
Në këtë lojë ne të gjithë u futëm,
Gjetëm mënyrën për të nxjerrë bukën.
- Të kuptoj, përse erdhe në shpellë,
Në sy të shikoj, por të lexoj thellë.
- Po ja, dhe pse i pëlqen ç’do njeri,
Librat dergjen nëpër librari,
Jep të lutem një mendim të zgjuar,
Këshilla nuk do mbetet papaguar.
- Eh! Që shqetësohesh vëlla ke hak,
Bëj fotografi me Dritëronë dhe vere në kapak.
GOMARI EMIGRANT
Emigrant gomari vajti në Greqi,
Punë doli kërkoi sa pa që u gdhi.
Samarin i vuri arushi si urë:
- Shko tani në lumë të më biesh gurë!
Dhe shkonte gomari rëndë i ngarkuar,
Për një ditë pune,shpirt e trup rënduar.
Prap rrinte mendonte "Dhe pak, edhe pak.
Sa të zë ca lek, samarin do flak".
Ikën ditët, muajt, në të dalë të vjeshtës,
Mes gjethesh të thara, pa hundën e breshkës:
- Ah! Dhe ti samar moj mike e nderuar,
Po të shikoj lehtë, s'qenke e ngarkuar!
- Po iki - tha breshka - me të ëmblin zë,
Ja këtu pranë, gjith dimrin do flë!
- Po si do jetosh, fare pa punuar?
- Do konsumoj dhjamin që kam grumbulluar!
Të vi edhe unë, ti, moj mikja ime?
Gjithë këta muaj nuk bëra pushime!
Breshka shtëpinë ngriti, mes gjetheve shkoi,
Fabulisti fjalët që tha breshka shkroi:
Gjumë do flerë ariu, çfar thua zotrote,
Dhjamë ai vuri, nga cfilitja jote!
LIBRAT
Në kopshtin e bukur të leximit,
Erdhën prej redaktimit,
Librat me fabula, me vjersha,
Në kapakë, molla, dardha, pjeshka,
Thua kish zbritur vetë vjeshta.
Dhelpra, lepuj, ujqër, luanë,
Në libra të gjithë kanë,
Penën e hollë të autorit,
Me ngjyrat e bukura të piktorit.
Libra, lulëzojnë mes kapakut,
Shtrirë gjatë e gjerë banakut.
Gërmat i kanë të qëndisura me art,
Ngjyrat e diellit atje lart
Titujt janë tërheqës, të gdhendur,
Me emra të mëdhenj të përmendur.
Librashitësi i ndërron për ditë,
Librarinë e kthen në ekspozitë.
Librat rrinë si të dënuar,
I shikojnë e s’i marrin në duar.
I pa dhia, lepuri e çakalli,
Lopa në derë të librarisë palli:
Këto libra ngjajnë me një kusi,
Që ka brenda qumësht pa cilësi.
Hundën nxorri iriqi dhe tha:
- Brenda në libra gjilpëra s’ka,
Që të të thumbojë e të dhëmb,
Dikush ta pësojë e të verë mend!
Kritikë bëri dhe një urith:
- Në libra s’ka një labirinth,
Që të të nxjerrë, të të japë dije,
Ç’do gjë është një çorbë pa shije.
Mendim dha aty dhe dhelpra:
- Ato që gdhendur janë në vepra,
S'janë gjë tjetër, veç gënjeshtra,
Të moderuara në vjersha.
Ata vërtet janë mërzitur,
Si merr njeri për të lëçitur,
Se njerëzit s'janë të lajthitur!
Kalon ujku dhe i sheh:
- Ah, sikur të qenë kope,
S'do kish mbetur një për be.
Një kokë prerë, një bark çarë,
Në banak apo në arë.
Kur njeri nuk sheh te dera,
Ne më shumë na rritet vlera.
Nuk na hap njeri andrralla,
Kuptohet që janë përralla.
Këto libra plot me gërma,
Për mua janë thjesht, kërma.
S'kam të drejtë?- ujku tha
Qënia njeri, kërmat si ha.
DEBAT
Kur pa dhelprën në qymez,
Qenit gjaku se ç'iu ndez:
- Nuk më thua zonja ndrikull,
Ç’është kjo vizitë e papritur?
- Ah! Mua më rëntë rrufeja,
Tek ty s'arriti e reja?
Kaq reklama, tranzistori,
S'shikon ç'jep televizori?
- Të dëgjoj, por siç e di,
Të tilla s'mbaj në shtëpi!
- Kam ndryshuar rri me shpresë,
Ka, ka, ka, do bëj dhe vezë!
- Ke ndryshuar e shikoj,
Dhe jam gati të besoj.
Por jo hilen edhe vesin,
Ndërruar ke veç qymezin!
KOHË ZGJEDHJESH
Tek një kafene në fshat,
Ku rrjedh ujë nën një rrap.
Dhelpra hipën në një trap,
Por syri diçka i kap.
Njerëz grup si në kor,
Po shikojnë televizor.
Në ekran një burrë papritur,
Diçka shpreh duke bërtitur.
Kollarja lidhur në grykë,
Të papërqëndruar sytë.
Gjuha e tij korr e shin,
Dhelpra bie në mendim.
Rrugën për në kotec nget,
- Ky, nga soi jonë do jetë!?
PORTA E UNIVERSITETIT
Një portë rri hapur për viça e gomerë,
Dhe mbyllur qëndron kur trokasin të tjerë.
- Pse, thotë lepuri,unë kampion në gara!
- Qumësht, gjalp e mish, më tej ankohet Lara!
- Pushoni! Tha porta, mos flisni si të krisur,
Unë rri hapur për ata që më kanë vajisur!
NË KUVEND
Foli dhelpra në kuvend,
Na dha një mendim me mend.
- Duhen fonde dhe për shpendët,
Rrugët që çojnë te kotecët.
Të bëhen me mure, me çati mbuluar,
Të mos vuajnë shpendët e uruar.
Çdo shpend të ketë kartelë të shkruar,
Kilet, ngjyrën, seksin, si është mbarështruar.
Së fundi shpresoj, e mbetem në pritje,
Në kotecë të çojmë dritë elektrike.
Qeshi një ogiç:- Ta themi këtu,
Mendimi i dhelprës është me shumë tru.
Një jetë të tërë, vrapoi në kotece,
Rrugë e pa rrugë në kohë të keqe.
Ndaj kërkon dhe kushte, në rradhë të parë.
Të dijë nga vete, e të dijë ç'të marrë!
PARLAMENT
Zgjodhën, tufëzat ç’do stan,
Nga një dash nga një përçor.
I përcollën në Tiranë,
U varën nga një këmborë.
U thanë: - Tundini këmborët,
Për kullotë e për lëndinë.
Të marrin vesh në Europë,
Çfar ligjesh, të bëjmë dimë.
Porse cjepët, viçat, deshët,
Vunë mjekër, brirë në krye,
Dhe këmborët, qafëleshët,
I tundën për hesap të tyre .