Fation Lami
Fation
Lami , lindi ne
qytetin e Peshkopise me 30.03.1986
Arsimin 8 vjecar e kreu ne shkollen 'Irfan Hajrullai' ne qytetin e
Peshkopise... Arsimin e mesem e kreu ne gjimnazin e profilizuar 'Seid Najdeni'
Profili Natyror, ne qytetin e Peshkopise... Ne vitin 2011 kreu Universitetin
Politeknik, Fakulteti i Inxhinierise Elektrike, Dega 'Inxhinieri Elektrike ..
Aktualisht vazhdon studimet ne Fakultetin E shkencave Politike, dega 'Filozofi'
....
Ne vitin 2011 ka botuar vellimin poetik ' JU JAP BORXH DASHURINE'...
GRUA
As syzet e diellit
se fshehin trishtimi
qe boten tende sundon,
Je kaq madheshtore,te tjereve u fshihesh
e ne heshtje veten lendon....
Ti qenie njerezore,kaq e perkryer
qe ZOTI te fali emrin dashuri...
Meshiron dhe ato qe emrin tend dhunojne
Ti ngrihesh e Madhe,ti je hyjni....
Dukesh kaq e trishte,por ke force magjike
dhe shkembinjte me te forte,gdhend ne urtesi
Ti qe vuan kur bota vlon ne kaos
As dielli nuk lind pa Ty.....
PSE ?!
Përse?
Nëna e pangjizur e një bote Pse-shë!
Thelbi i një ekzistence pa origjinë.
Vorbull konceptesh,
Materializuar ne plasaritje duarsh!
Karvan pelegrinësh qe rrugëtojnë
drejt tempullit Kureshtje!
Frymore dyshimngrenes qe mbjellin
vetem PSE!
Sa shume PSE korrin ne stinen e pjekurise!
Pse? Pyes edhe une.
Te tjera PSE mbushin trurin tim.
KUR VDES NJE PROSTITUTE….
Rrallë në varreza , gjen
shumë njerëz !
E në pastë shumë , s'është
një varrim..
Dy-tre të vdekurit , alias
të mjerët ;
e gjithë të tjerët në
vazhdim !
Atë ditë , ish ndryshe ,
veç një kish vdekur..
Por njerëz kish , si kurrë
më parë !
Në krye të rradhës ca
setrarrjepur ,
në fund të rrjeshtit ca
sypalarë !
Tê gjithë i njoha , një nga një ..
Këpucarin e heshtur ,
kamarierin tinezar ,
drejtorin e qeshur ,
mesuesin e pare..
E ca të tjerë me këmbët
zvarrë !
E gjatë ish rradha, me burra
mbushur ,
katër pesë gra diku në anë !
Dhe një fëmijë , me lecka
(zh)veshur ,
burrat ofshanin, vetëm gratë ,
qanë !
E ku t'a dija unë përse qanin ?
Mbase të vdekurin po vajtonin...
Por jo ! Ish ndryshe , veten po hanin...
Një pjesë të tyre , nën dhe po çonin !
MUZG NDJENJASH E ra muzgu dalëngadalë ,
në sytë e tu hije trishtimi.
Qielli pa yje të rëndon ,
në shpirt , brenga dhe pendimi!
Dhe rri mbështjellur bashkë me ëndrra ,
muzgu sjell melankoli..
Rëndon qielli pa yje ,
një mall i ëmbël troket në gji !
E s'ka më muzg, nuk ka as yje..
Ka veç natë të zezë , sterr..
E gjumi i ëmbël bashkë me mallin ,
një ditë tjetër, nesër sjell !
RRUDHAT E MBREMJES !
E plaka të dielën
në timen vetmi ,
në orët e gjata ,
minutat pa fjalë !
U plaka dhe unë sot ,
këtë ditë për dy...
Rrudhat e heshtjes ,
s'mbulohen me mall !
E plake tê dielën
në tëndin trishtim ,
në çastet pafund ,
sekondat pafrymë...
U plak dhe shpirti yt sot ;
zhytur në harrim..
Baladën e mbrëmjes shkruan ,
pa muzë , pa frymëzim !
DASHURI PA TRUP…..
Buzëve më ngjitesh , edhe pse je
larg
i yti shpirt, kërkon veç
nektar ;
si Perënditë , gosti mbi Olimp..
Të vdekurën zemër , e bën ti
të gjallë !
Ah ç'thesar je !
Në kohë e ngecur ,
pluhurin e viteve , njeri dot
s'ta heq '
nuk jam unë i vetmi, që ty të kam gjetur..
I vetmi jam unë ,
që për ty ndihet keq !
S'mundet të të kem ,
unë ty , për së gjalli...
Perënditë duan por nuk dashurojnë !
Prapë më ngushëllon ,
me copëza malli !
Të Qiellit rrugë , të Tokës s'i takojnë ...
Kështu dashurojnë , njerëzit e marrë !
Në Tokë , dashuria , qenka iluzion..
Çudi ! Duam çfarë nuk kemi parë !
Një tingull në shpirt , realitetin thërrmon
TURBULENCE….
Zot !
Më mësove hapat mbi ashpërsinë e kësaj toke të rrumbullakët;
më tregove shtigjet e ngushta,
ku copëzat e teshave të guximtarëve,
shkruanin histori!
Më ndriçove kur nata më mbante peng, vorbullave të meditimit!
Më the paflur që paskam një zemër!
Një zemër që përtej të qënit organ, fshihte një tjetër botë...
Trembesha Zot,
kur rrahjet e zemrës shpeshtoheshin e unë kërkoja shpëtim!
Por jo Zot, unë gaboja ;
asokohe s'e njihja dashurinë !
E sot Zot ;
sot e njoh dashurinê..
Njoh rrahjet e zemrës,
tharrjen e buzëve ,
netët pa gjumë ,
dritën e hënës..
Mëngjeset pa frymë!
Të gjitha i di..?!
Një gjë nuk kuptoj Z0T:
Ç'gërrmadhë do bëhet kjo Botë,
kur të mos ketë Dashuri?!
JERM….!
Një plak i thinjur, plot
urtësi,
mbi një bordurë qëndronte heshtur!
I buzëqesha pa djallëzi,
e m'u përgjigj me të
buzëqeshur..
Nisi t'më fliste pa më njohur,
ashtu siç nuk më kish folur njeri!
Me fjalë të 'rënda', aspak ftohur..
Një botë e fshehtë fjalët e tij!
Dora që dridhej kapi një tullë,
diç po skiconte mbi bordurë..
Një rreth të zbrazur, një kontur..
Nuk ish art, nuk ish pikturë!
Shumë rrathë të tjerë i ngjiti rrethit..
E më drejtoi tullën e ftohtë..
- Merre bir!-më tha, skalit!
Është jeta jote, bëhu i fortë!
Të gjitha rrathët nisa t'i shënoj..
Por dora e rrudhët më ndaloi!
-kujdes bir! Mos nxito..
Rrethin e qendrës më tregoi..
- Jeta jote, është veç ky rreth..
Plotësoje ti siç t'a do zemra!
Kujdes me rrathët që ke përreth..
Janë jetë të tjera!të tjerë emra...
Nisa, rrethin të plotësoj..
Si kurrë më parë i përqëndruar..
E kur mbarova, ç'të shikoj?
Plaku i urtë, nuk ish! Kish shkuar..
Në një pellg aty përreth,
sytë i ndala! Ç'të shikoj?
Për një çast mishi m'u ngjeth..
Një kokë e thinjur më tmerroi …!
Ne vitin 2011 ka botuar vellimin poetik ' JU JAP BORXH DASHURINE'...
GRUA
As syzet e diellit
se fshehin trishtimi
qe boten tende sundon,
Je kaq madheshtore,te tjereve u fshihesh
e ne heshtje veten lendon....
Ti qenie njerezore,kaq e perkryer
qe ZOTI te fali emrin dashuri...
Meshiron dhe ato qe emrin tend dhunojne
Ti ngrihesh e Madhe,ti je hyjni....
Dukesh kaq e trishte,por ke force magjike
dhe shkembinjte me te forte,gdhend ne urtesi
Ti qe vuan kur bota vlon ne kaos
As dielli nuk lind pa Ty.....
PSE ?!
Përse?
Nëna e pangjizur e një bote Pse-shë!
Thelbi i një ekzistence pa origjinë.
Vorbull konceptesh,
Materializuar ne plasaritje duarsh!
Karvan pelegrinësh qe rrugëtojnë
drejt tempullit Kureshtje!
Frymore dyshimngrenes qe mbjellin
vetem PSE!
Sa shume PSE korrin ne stinen e pjekurise!
Pse? Pyes edhe une.
Te tjera PSE mbushin trurin tim.
KUR VDES NJE PROSTITUTE….
Rrallë në varreza , gjen
shumë njerëz !
E në pastë shumë , s'është
një varrim..
Dy-tre të vdekurit , alias
të mjerët ;
e gjithë të tjerët në
vazhdim !
Atë ditë , ish ndryshe ,
veç një kish vdekur..
Por njerëz kish , si kurrë
më parë !
Në krye të rradhës ca
setrarrjepur ,
në fund të rrjeshtit ca
sypalarë !
Tê gjithë i njoha , një nga një ..
Këpucarin e heshtur ,
kamarierin tinezar ,
drejtorin e qeshur ,
mesuesin e pare..
E ca të tjerë me këmbët
zvarrë !
E gjatë ish rradha, me burra
mbushur ,
katër pesë gra diku në anë !
Dhe një fëmijë , me lecka
(zh)veshur ,
burrat ofshanin, vetëm gratë ,
qanë !
E ku t'a dija unë përse qanin ?
Mbase të vdekurin po vajtonin...
Por jo ! Ish ndryshe , veten po hanin...
Një pjesë të tyre , nën dhe po çonin !
MUZG NDJENJASH E ra muzgu dalëngadalë ,
në sytë e tu hije trishtimi.
Qielli pa yje të rëndon ,
në shpirt , brenga dhe pendimi!
Dhe rri mbështjellur bashkë me ëndrra ,
muzgu sjell melankoli..
Rëndon qielli pa yje ,
një mall i ëmbël troket në gji !
E s'ka më muzg, nuk ka as yje..
Ka veç natë të zezë , sterr..
E gjumi i ëmbël bashkë me mallin ,
një ditë tjetër, nesër sjell !
RRUDHAT E MBREMJES !
E plaka të dielën
në timen vetmi ,
në orët e gjata ,
minutat pa fjalë !
U plaka dhe unë sot ,
këtë ditë për dy...
Rrudhat e heshtjes ,
s'mbulohen me mall !
E plake tê dielën
në tëndin trishtim ,
në çastet pafund ,
sekondat pafrymë...
U plak dhe shpirti yt sot ;
zhytur në harrim..
Baladën e mbrëmjes shkruan ,
pa muzë , pa frymëzim !
DASHURI PA TRUP…..
Buzëve më ngjitesh , edhe pse je
larg
i yti shpirt, kërkon veç
nektar ;
si Perënditë , gosti mbi Olimp..
Të vdekurën zemër , e bën ti
të gjallë !
Ah ç'thesar je !
Në kohë e ngecur ,
pluhurin e viteve , njeri dot
s'ta heq '
nuk jam unë i vetmi, që ty të kam gjetur..
I vetmi jam unë ,
që për ty ndihet keq !
S'mundet të të kem ,
unë ty , për së gjalli...
Perënditë duan por nuk dashurojnë !
Prapë më ngushëllon ,
me copëza malli !
Të Qiellit rrugë , të Tokës s'i takojnë ...
Kështu dashurojnë , njerëzit e marrë !
Në Tokë , dashuria , qenka iluzion..
Çudi ! Duam çfarë nuk kemi parë !
Një tingull në shpirt , realitetin thërrmon
TURBULENCE….
Zot !
Më mësove hapat mbi ashpërsinë e kësaj toke të rrumbullakët;
më tregove shtigjet e ngushta,
ku copëzat e teshave të guximtarëve,
shkruanin histori!
Më ndriçove kur nata më mbante peng, vorbullave të meditimit!
Më the paflur që paskam një zemër!
Një zemër që përtej të qënit organ, fshihte një tjetër botë...
Trembesha Zot,
kur rrahjet e zemrës shpeshtoheshin e unë kërkoja shpëtim!
Por jo Zot, unë gaboja ;
asokohe s'e njihja dashurinë !
E sot Zot ;
sot e njoh dashurinê..
Njoh rrahjet e zemrës,
tharrjen e buzëve ,
netët pa gjumë ,
dritën e hënës..
Mëngjeset pa frymë!
Të gjitha i di..?!
Një gjë nuk kuptoj Z0T:
Ç'gërrmadhë do bëhet kjo Botë,
kur të mos ketë Dashuri?!
JERM….!
Një plak i thinjur, plot
urtësi,
mbi një bordurë qëndronte heshtur!
I buzëqesha pa djallëzi,
e m'u përgjigj me të
buzëqeshur..
Nisi t'më fliste pa më njohur,
ashtu siç nuk më kish folur njeri!
Me fjalë të 'rënda', aspak ftohur..
Një botë e fshehtë fjalët e tij!
Dora që dridhej kapi një tullë,
diç po skiconte mbi bordurë..
Një rreth të zbrazur, një kontur..
Nuk ish art, nuk ish pikturë!
Shumë rrathë të tjerë i ngjiti rrethit..
E më drejtoi tullën e ftohtë..
- Merre bir!-më tha, skalit!
Është jeta jote, bëhu i fortë!
Të gjitha rrathët nisa t'i shënoj..
Por dora e rrudhët më ndaloi!
-kujdes bir! Mos nxito..
Rrethin e qendrës më tregoi..
- Jeta jote, është veç ky rreth..
Plotësoje ti siç t'a do zemra!
Kujdes me rrathët që ke përreth..
Janë jetë të tjera!të tjerë emra...
Nisa, rrethin të plotësoj..
Si kurrë më parë i përqëndruar..
E kur mbarova, ç'të shikoj?
Plaku i urtë, nuk ish! Kish shkuar..
Në një pellg aty përreth,
sytë i ndala! Ç'të shikoj?
Për një çast mishi m'u ngjeth..
Një kokë e thinjur më tmerroi …!