ANGJELINA LINA NDOJ
TE NDARE.....
A thua me nuk do t'flasim...!?
A thua ketu te gjitha i mbaruam..?
Tashme te ndare do dihasim...
Prej dhimbjesh qe dot s'i sheruam..!
Tani qielli yne eshte ngarkuar me shi...
E dielli po fshihet "si ne hangar..."
Po vijne shtrengata,ciklone,stuhi.
E ne, do ti presim te ndare..!
Por jo,ndermend mos e co te merzitesh.
Se ne jemi bere si ai mal....
qe zjarri e ka djegur prej vitesh..
Por shkembinjt kane mbetur te gjalle..
Megjithese ishim nje shkemb..
Qe nga pak copetohej prej hallit..
Tashme jemi bere dy shkembinj.
Te ndare ne dy anet e malit..
Jo,nuk do trishtohemi aspak..
Dhe pse do te rendim te ndare.!
Do t'na e dergoje ky mal plak..
Te dyjve diellin ,me rradhe..!!!
"LE TE FRYJE ERA ".
Le te fryje kjo ere e ftohte si e marre.
Dhe gjakun tim ne akull ta ktheje.
Akullnaje te behet te shuhet ai zjarre.
Dhe mos te rrjedhe nder zemer e deje.!
Le te fryje kjo ere e terbuar sot..
Dhe deget e zhveshura ne cdo ane ti theje..
Miliona grimca te bijen per toke..
Ashtu sic u thyen endrrat brenda meje..
Lere eren te fryje e cmendur..
Ne furi te saja dhe mua t'me marre..
Dhe pas le te mbetet vec emri i gdhendur.
Me shkronja te zeza mbi mermer te bardhe.!!
TE LUTEM MOS ME HARRO.
Kur qielli te leshoje rrebesh
zgjati duart e tua te zhveshura ngadale.
Ne ndonje pike shiu do t'me gjesh
kur te rreshkas mbi trupin tend vale.
Ne ato te parat shkendi te drites.
Kur agojne embel ditet e tua.
Kur te te dhembe plaga e pritjes
Ajo dhimbje e jotja te me vrase mua.
Kur koha mjaft te kete fluturuar
Do t'kemi mbi supe ca vite me shume.
Kur per nje cast do t'kthehesh ne te shkuar.
Aty nder kujtime do t'jem edhe une.
Nje dite te bardhe kur ti te martohesh.
Do t'shohesh mes njerezve plot cudi..
Dhe do t'kerkosh mes qindra dasmoresh .
Ne syte e tyre te gjesh syte e mi....!
UDHTIM I FUNDIT.!
Dera e hekurt u mbyll aq rende..
Dhe nates ne fytyre fort iu hodh..
Kerkoj per'rreth te gjej nje kend..
Te mbeshtetem pak e shpirtin ta c'lodh..
Nje zhurme e larget ma prishi qetesine.
Po kalon treni i fundit per sot.
Mbi binar te ndryshkur ulerine..
Ah sikur t'me merrte dhe mua o Zot.!
Ne vagonin e fundit te me mbaje..
Flakerimthi le te niset ne udhtim.
Dhe le ti keputen frenat pastaj..
Mbi binar te vjeter te iki pa kthim.!
MES MJEGULLES GRI.!
Ne lindje te diellit ne mjegullen gri..
Nje shetitje mbi barin mbuluar me vese..
Monopati i fshehur ku me con s'e di..
Mes mjegulles gri ,cfare po pres.!!
Kembanen degjoj troket ora shtate..
Te tjeret nga endrrat po zgjohen si te dehur...
Dhe une po shetisja ne park qe me nate..
Mes mjegulles gri isha fshehur.
Mbi barin vjeshtor te tjere kane kaluar.
Gjurmet i dalloj mes mjegulles gri..
Ndoshta kane shetitur dy te dashuruar..
Apo ashtu si une,ka shkelur nje fat zi.....