ROZAFA SHPUZA
MUZG NANDORI
Nën skalpin e qytetit
përqafen dashnitë e pamujtuna.
Dashni të bruzta,
si tis statujash buzë-thyeme
prej lamtumirash t'ithta.
Tuk-tuk
shkallmojnë mallin hapat në ikje,
teksa ngrehin rrëshqanë vjeshtën endacake.
Tuk-tuk
pllaquriten puthjet virtuale,
që rreken me krehë floknajën e ngrehinave
me qerpikë të grilta.
Pusetat kapërdijnë shkulme udhëkryqesh,
që teshtijnë prej epshit fatal...
Veç grizhlat besojnë se,
dashnitë e pamujtuna
kanë epilogë përrallash.
SHINAT GRI TETORI
Ngutshëm ka me piklue,
e pragjet si shall
kanë me lidh vjeshtën.
Në zgrip pellgjesh,
tejqyre nga flirte te perdala resh,
kam me andrrue
puthjen e dimnit idhnak,
qe tash e pare me miklon
me krahe grizhlash,
e brymë të kristaltë agullimash...
ARKAPIJAT
Koha asht fat i kapërthyem,
ndër stinët e përdala,
që rreken me i vu caqe.
Si ibrikë fishkëllues
retë derdhin shiun,
tue dashtë me përmbytë pellgjet
ndër pëshpërimat e arkapijave
të kurrkundit.
VJESHTA
Kur shinat shprishen
pasqyrimin e askujt
ndër pellgjet endacake,
vjeshta kapërdiu mallin,
teksa gjethet ngjyruen klithmat e verdha
të shtegtimit tand...
PANAIR LAMTUMIRASH
Kur mirazhet e gushtit
tutlohen në mrizet e plazheve
të shkretueme,
e qejt endacakë u lehin yjeve
të voshkun,
panairi i lamtumirave
stivon tendat e përmallueme,
si përqafime siluetash të stërpikuna
prej blicesh të përhana.
Shirat e vjeshtës
prore po rreken me shue
afshin e puthjeve tinzare,
e adresat e mbetuna
ndër paketa të shueme cigaresh...
...refren i stërlashtë
ku përtejmendsh,
fillestarëve u duket vedi
protagonistë premierash.
Nën skalpin e qytetit
përqafen dashnitë e pamujtuna.
Dashni të bruzta,
si tis statujash buzë-thyeme
prej lamtumirash t'ithta.
Tuk-tuk
shkallmojnë mallin hapat në ikje,
teksa ngrehin rrëshqanë vjeshtën endacake.
Tuk-tuk
pllaquriten puthjet virtuale,
që rreken me krehë floknajën e ngrehinave
me qerpikë të grilta.
Pusetat kapërdijnë shkulme udhëkryqesh,
që teshtijnë prej epshit fatal...
Veç grizhlat besojnë se,
dashnitë e pamujtuna
kanë epilogë përrallash.
SHINAT GRI TETORI
Ngutshëm ka me piklue,
e pragjet si shall
kanë me lidh vjeshtën.
Në zgrip pellgjesh,
tejqyre nga flirte te perdala resh,
kam me andrrue
puthjen e dimnit idhnak,
qe tash e pare me miklon
me krahe grizhlash,
e brymë të kristaltë agullimash...
ARKAPIJAT
Koha asht fat i kapërthyem,
ndër stinët e përdala,
që rreken me i vu caqe.
Si ibrikë fishkëllues
retë derdhin shiun,
tue dashtë me përmbytë pellgjet
ndër pëshpërimat e arkapijave
të kurrkundit.
VJESHTA
Kur shinat shprishen
pasqyrimin e askujt
ndër pellgjet endacake,
vjeshta kapërdiu mallin,
teksa gjethet ngjyruen klithmat e verdha
të shtegtimit tand...
PANAIR LAMTUMIRASH
Kur mirazhet e gushtit
tutlohen në mrizet e plazheve
të shkretueme,
e qejt endacakë u lehin yjeve
të voshkun,
panairi i lamtumirave
stivon tendat e përmallueme,
si përqafime siluetash të stërpikuna
prej blicesh të përhana.
Shirat e vjeshtës
prore po rreken me shue
afshin e puthjeve tinzare,
e adresat e mbetuna
ndër paketa të shueme cigaresh...
...refren i stërlashtë
ku përtejmendsh,
fillestarëve u duket vedi
protagonistë premierash.