ASTRIT HYSENI
FEMIJA I EMIGRANTIT
Përmes pikëllimit e dhimbjes mesazh për ngritjen e mirëqenies sone kombëtare na sjell poeti ..Pilo Zyba!
Ka kohë që lexoj vargje të bukura nga poeti Pilo Zyba. As e njoh dhe as që kam bisedua ndonjëherë, dhe kjo më duket shumë më qëlluar të them diçka duke komunikuar me vargun e tij që po plasohen në këto rrjete sociale. Dihet që faqet e rrjeteve sociale tani janë bërë një tryezë ushqimi apo kuvend i shtresave të ndryshme shoqërore. Të flasësh përmes vargut është një guxim tejet i madh, pastaj kërkon kohë për lexim, rilexim dhe zbërthim. Të depërtosh në shpirtin e poetit, kur dihet se çdo varg së pari lind nga thellësia e shpirtit, përpunohet në mendjen atje ku dhe formon përgjegjësin për të komunikuar me masën e gjerë. Poetet në çdo kohë kanë qenë pararendës, janë ëndërrimtar, vargu i tyre ka shpirt kur del nga shpirti, ka përgjegjësi kur del nga personaliteti i formuar, nga ai që ka krijuar identitet. Vargu i tyre të bënë të kënaqesh, të lumturon, por, ai herë pas here edhe të godet duke të hapur rrugën drejt dritës kur ke ecur qorrazi. Kjo e fundit me sa duket poetit Pilo Zyba i ka ngelur apo i është mbledhur si lëmsh në shpirt dhe ai donë sa më shpejt të çlirohet prej kësaj dhimbje që ta shpërndaj në hapësirën e pafund, në atë hapësirë shqiptare e cila ikën rrugëve pa krye si tufa pa çoban. Hapësirave kah është nisur dhe ka shaluar penën (lapsin) poeti janë të thella, pasi që mërgim(emigrimi) popullin shqiptar e ka ndjekur në çdo shekull, jo nga dëshira por nga shtypja, dëshpërimi, nga e keqja. Poezia “FËMIJA E EMIGRANTIT” i poetit Pilo Zyba është një shpërthim mjeshtëror për të përcjell gjithë mllefin që i është mbledhur decenie të tëra autorit, dhe ai për ta luftuar çoroditjen tonë na sjell filizin (fëmijën) jo pa qëllim që lexuesi ta ndjej më thellë këtë fenomen, këtë rrugë të dhimbjes, pikëllimit e mallit. Ky fenomen është shumë i moçëm dhe ka prekur herë njërën e herë tjetrën krahinë shqiptare, por për të sjell aktualen autori që në fillim na jep figurën e telefonit i cili është shpikje e decenieve të fundit. Poetin e motivon ndarja, rrita e fëmijës pa përkujdesjen e fëmijës, dhimbja dhe pikëllimi që krijohet tek gjenerata e re, dashuria për prindër që nuk ka asnjë zëvendësim, po këtë nuk e zëvendësojnë as mjetet materiale. Mjeshtëria e poetit është mesazhi i fuqishëm që na përcjell nga vargu në varg nëpërmjet lotit dhe gjuhës së fëmijës, kjo mbase jep forcë për ide të reja, për gjetjen e rrugëve të reja për të krijuar mirëqenien në atdheun e vetë, në mëmëdheun e të parëve. Poezia bëhet për të dhënë një mesazh të caktuar dhe atë poeti na e ka dhënë nëpërmjet personazhit fëmijë i cili thotë: “Më vjen mërgimin ta mbys,vras!”, dhe këtë ai ia ka bartur prindërve, familjes, shoqërisë sonë dhe atyre që merren me rregullimin e sistemit. Poeti s’mund të bëjë më shumë se sa me të rrëfyer rrugën. Pilo Zyba ka dëshmuar se din çka donë dhe çka kërkon, është personalitet i ndërtuar, human dhe kombëtar. Fjala e zgjedhur dhe vargu artistik i pasur me figura metafora dhe kolorit ka bërë që kjo poezi të lexohet e rilexohet me shumë ëmbëlsi, pa marr parasysh se aty gjënë dhimbjen, pikëllimin, nostalgjinë për vendin. Trevargëshi me metrik të përsosur dhe rim të pandërprerë janë mjeshtëria e poetit Pilo [email protected].
FEMIJA E EMIGRANTIT
Alo, baba! Nuk di a më dëgjon?
Nga syri im një lot po vërshon,
Në telefon,Ti, dot nuk e shikon.
Buza më dridhet sa herë flas,
Në shpirtin tim këmbët përplas,
Më vjen mërgimin ta mbys,vras!
Vërtet dërgon shumë lek,baba,
Por çon dhe dhimbje të mëdha,
E kjo dhimbje plagë shumë ka!
Nuk më rrit rrjedha e kësaj bote,
Veç lekut e rrobave nëpër mote,
Më shumë më rrit prania e jote !