BLEDI YLLI
***
Nën qepalla sytë të fshehur...
E nën ndrojtje trupi, hesht'...
Sa dëshira rrinë pa shprehur...
E kalojnë me natën, thjeshtë..!
***
Natë e gjatë...Natë erotike...
Zemër - zjarr, pasion, dëshirë...
Puthjet sonte më magjike...
Të ish' kështu çdo natë...Sa mirë..!
***
Gjithmonë doja larg të zhdukem...
Por mëndoja ''të rri dhe pak''...
E kur gjeta ku të strukem...
S'mund të ikja isha ''plak'' ..
***
I ndërthurur me rutinën që veç zgjatet ditë për ditë,
Me dëshira thellë në zemër, që nuk ''vlejnë'' në opinion,
Në moral e zhyte shpresën, nuk e nxore pak në dritë,
Le të thuash, rroj për vete, për të tjerët ''ti'' jeton..!
***
Ndodh shpesh të mendohesh për të shkruar...
Me vështrimin përqëndruar në një qosh'....
E me gërma zbulon mallin e mbuluar...
E mes gërmash gjer në fund kërkon t'i shkosh..!
***
Heshta dhe mbyta shumë fjalë të gjalla....
Fola kur heshtja m'u bë ''dhunti''...
Fjala do kohën dhe vendin e duhur...
Skadon dhe fjala, për çudi...!!!
***
Horizont, për mua dashuria...
Kur e arrij më shkon më tej...
Po në vend sikur të rrija...!
A do mundej të më gjej...?
***
Ç'do kush ka të drejtë në të ''bukur'' e të ''mirë''...
Ashtu siç ka në ''vuajtje'' e në ''sëmundje''...
Ç'do kush ka të drejtë në ''ëndrra'' e ''dëshirë''...
Ashtu si ka në ''realitetin'' plotë ''lëkundje'' ....
***
Si do ta marrësh a ta shohësh këtë botë...
Dhe pse e di që një dit' do jesh i ''zhdukur''...
E sa të duash le të thuash ''jetoj kot''...
S’mund të thuash; kjo jetë nuk është e bukur!