RAMIJE UKAJ
GËRSHET I SHPRISHUR
Sa herë bie shi në pranverë
Ma kujton vonesën tënde
E unë kot e shprish gërshetin
Para pasqyrës në mbrëmje
Sa herë del ylberi pas shiut
Zemra më mbushet plotë mall
Flokëshprishur e zemërthyer
Pres puthjen tënd t`më çmall
Sa herë flokët m`i merr era
Duke vrapuar kah ardhja jote
Prapë takohem me vetveten
Diku kah fundi i kësaj bote
Sa herë e shprishi gërshetin
Dhe kujtimet i lë pa gjumë
Shpesh hëna më ngushëllon
Derisa të mbërrish tek unë.
NGA ALBUMI I VETMISË
Asgjë nuk prisja më tepër
Sall flokët t`mi shprishi era
Kërkoja shtegun kah vetvetja
Para se të vjen pranvera
Vetëm heshtja më ngushëllonte
Dhe shpirti që më mbante gjallë
Si kënga kur bëhet me lot
Në zemër kisha shumë mall
Asgjë nuk prisja më tepër
Veç udhës së qumështit tim
Ndoshta dikujt do t`i kujtohem
Nga ëndrrat në djepin jetim
Vetëm hija ime më shoqëronte
Dhe kështu dolëm nga vetmia
Tani vallëzojmë me vargun tim
Që buron nga plagët e mia.
VALLËZUESJA E SHIUT
Me simfoninë e pikave të shiut
Luaj valsin e lumturisë
Krahëhapur si dallëndyshe
Shprish gërshetin e mërzisë
Mos u ndal o shi pranverorë
Që e ngjalle shpresën time
Buzëtharë si lule e këputur
Të prisja ty me përqafime
Mos u ndal o shi i ngrohtë
Të vallëzojmë hiq pa pra
Këngë e lot i bëjmë bashkë
Të hedhim vallen me sevda
Mos u ndal o shi i shpirtit
Të bëhemi qull deri në zemër
T`i njomim buzët e përthara
Unë dhe ti kemi një emër.
FLUTURA NË DHOMËN TIME
Befas sot më vizitoi një flutur
Erdhi si mysafir pranverorë
Peshqesh më solli buzëqeshje
Krahëlehtë më ra në dorë
Si një puthje mëngjesore
Që vjen nga ëndrra e tretur
Pas aromës së trëndafilave
Kjo flutur më paska gjetur
Lotët më rridhnin pa pra
Dhe u bëra se jam ujëvarë
Buzët e thara që t`i njomi
Si shiu barin pa u tharë
Papritur cingëroi telefoni
Dhe zemra më shpejt trokiti
Ajo si valltare dasmash
Krahëhapur kah dritarja iku.
ULËSJA E KUJTIMEVE
Udhës së kujtimeve kur kthehem
Në parkun e puthjes së parë pushoj
Me gjethe të vyshkura shuaj mallin
Që digjet në vete sa herë e kujtoj
Shpirt lodhur në ulëse të vetmisë
Veç një zog trembshëm më cicëron
Një erë e lehtë më heq shaminë
Dhe hija e tij afshët më përqafon
Tash në zemër pikojnë kujtimet
Se herë pas here bëhem ujëvarë
Dua të bëhem dhe valë Lumëbardhi
Valën e tij presë që t`më marrë.
Sa herë bie shi në pranverë
Ma kujton vonesën tënde
E unë kot e shprish gërshetin
Para pasqyrës në mbrëmje
Sa herë del ylberi pas shiut
Zemra më mbushet plotë mall
Flokëshprishur e zemërthyer
Pres puthjen tënd t`më çmall
Sa herë flokët m`i merr era
Duke vrapuar kah ardhja jote
Prapë takohem me vetveten
Diku kah fundi i kësaj bote
Sa herë e shprishi gërshetin
Dhe kujtimet i lë pa gjumë
Shpesh hëna më ngushëllon
Derisa të mbërrish tek unë.
NGA ALBUMI I VETMISË
Asgjë nuk prisja më tepër
Sall flokët t`mi shprishi era
Kërkoja shtegun kah vetvetja
Para se të vjen pranvera
Vetëm heshtja më ngushëllonte
Dhe shpirti që më mbante gjallë
Si kënga kur bëhet me lot
Në zemër kisha shumë mall
Asgjë nuk prisja më tepër
Veç udhës së qumështit tim
Ndoshta dikujt do t`i kujtohem
Nga ëndrrat në djepin jetim
Vetëm hija ime më shoqëronte
Dhe kështu dolëm nga vetmia
Tani vallëzojmë me vargun tim
Që buron nga plagët e mia.
VALLËZUESJA E SHIUT
Me simfoninë e pikave të shiut
Luaj valsin e lumturisë
Krahëhapur si dallëndyshe
Shprish gërshetin e mërzisë
Mos u ndal o shi pranverorë
Që e ngjalle shpresën time
Buzëtharë si lule e këputur
Të prisja ty me përqafime
Mos u ndal o shi i ngrohtë
Të vallëzojmë hiq pa pra
Këngë e lot i bëjmë bashkë
Të hedhim vallen me sevda
Mos u ndal o shi i shpirtit
Të bëhemi qull deri në zemër
T`i njomim buzët e përthara
Unë dhe ti kemi një emër.
FLUTURA NË DHOMËN TIME
Befas sot më vizitoi një flutur
Erdhi si mysafir pranverorë
Peshqesh më solli buzëqeshje
Krahëlehtë më ra në dorë
Si një puthje mëngjesore
Që vjen nga ëndrra e tretur
Pas aromës së trëndafilave
Kjo flutur më paska gjetur
Lotët më rridhnin pa pra
Dhe u bëra se jam ujëvarë
Buzët e thara që t`i njomi
Si shiu barin pa u tharë
Papritur cingëroi telefoni
Dhe zemra më shpejt trokiti
Ajo si valltare dasmash
Krahëhapur kah dritarja iku.
ULËSJA E KUJTIMEVE
Udhës së kujtimeve kur kthehem
Në parkun e puthjes së parë pushoj
Me gjethe të vyshkura shuaj mallin
Që digjet në vete sa herë e kujtoj
Shpirt lodhur në ulëse të vetmisë
Veç një zog trembshëm më cicëron
Një erë e lehtë më heq shaminë
Dhe hija e tij afshët më përqafon
Tash në zemër pikojnë kujtimet
Se herë pas here bëhem ujëvarë
Dua të bëhem dhe valë Lumëbardhi
Valën e tij presë që t`më marrë.