ELI KËNDEZI CABIRI
KUJTIME
Më lerë të endem si një dallgë,
Në detin tënd të dashurisë.
Ku ndjenjat si një i lehtë fllad,
Të përkëdhelin çdo qelizë!
Të ndjej frymë - marrjen tënde,
E zemrën tënde të shpërthejë.
Porsi dallgët kur përplasen,
Thyhen,hidhen mbi shkëmbenj...
Në mes puthjesh e ledhatimesh,
Në krahët e tua unë të qëndroj,
Dhe të them,TY moj zemra ime,
Kurrë në jetë nuk do të të harroj...
Se atje është një e madhe kala,
Futesh mbetesh,kthim nuk ka!
PËR TY
Më thanë, Moza, ike, more rrugë të gjatë,
Lotët më ranë në faqe,zemra mu bë plagë!
Me lot nëpër sy, dhe me zemër të ngrirë,
Erdha të të takoj, të të them : Lamtumirë!
Erdha e të takova, se malli më kish marrë,
Por ti nuk lëvize, e nuk më tha asnjë fjalë!
Ngreu,Mozë, të thanë,shiko kush ka ardhë,
Por ti kishe ulur sytë,mos po nusëroje vallë!
Mamaja po qante, dhe të puthte në ballë,
Ngreju bijë të thoshte, na thuaj sot një fjalë!
Vëllezrit,shpirti im, i le me kokë mënjanë,
Po presin hapin tënd, do vish nga cila anë!
Janë mbledhur sot të gjithë me një plagë,
Që të përcjellin motër për rrugën e gjatë!
Lamtumirë o motër, lamtumirë për jetë,
E atje,Mozë,kur të shkosh ke një amanet...
Të takosh babanë, zemër, vite që të pret,
Malli, zemra ime, ka vite qe po e tret...
Lamtumirë o Ëngjëll, lamtumirë për jetë!
MENDIME TË HEDHURA NË LETËR
Mendime të hedhura në një letër,
Fjalë të shkruar me shumë kuptim.
Diku pikturuar një zemër,një ketër,
Më tejë gdhëndur,të dua shpirti im!
Ndjenja të pa shprehura kurrë,kurrë,
Që vetëm në ëndërra marrin,japin jetë.
Atje ku zemrës i ke vendosur një gur,
Dhe vetëm atje je dhe ndihesh mbret!
U jep ngjyra, dhe u jep kra, zogj në fluturim,
Mallin çojnë kudo, lumturinë bien në kthim!