FATMIRA LOCI
MALLI PËR VËNDLINDJEN
Më ka marr malli për fshatin tim
për atë vend ku kam rrit shtatin,
kam shumë mall për atë shtëpi
për sofren shtruar e për oxhakun.
Më merr malli për atë përrua
që fshatit i binte mes per mes,
kam shumë mall për male e fusha
për atë fllad freskie në mëngjes
Më ka marr malli edhe për pyjet
për ato lisa shekullorë,
ku në çdo ver na bënin hije
e dimrit mbuloheshin me dëborë.
Më merr malli për pranverën
vinte kaq ëmbël në atë fshat,
sikur dhe sot ja ndjej aromen
e më kërkon, të kthehëm prapë.
Më mungon, kaq shumë ky vend
ku unë linda dhe u rrita,
copeza kujtimesh me vijne nder mend
çdo mëngjes, kur agon drita !
DASHURISË PËR DETIN
Kur erdha drejt teje, për herë të parë
kisha humbur e gjitha në atë kaltërsi,
asnjë me ty s'kishte të ngjarë
se ti ishe vetë jeta, ti ishe, gjithësi !
Tek ty, unë erdha sa herë të tjera
se më terheqje si me magji,
ti stinet njesoj m'i beje të tëra
dhe dimrin-verë, ma ktheje prapë ti !
Sa herë tek ty qava, me lotë gëzimi
e ti, më mbaje aty fort shtrenguar,
vetëm pranë teje më zgjohej frymëzimi
që flinte tek unë, nder' vite kaluar !
E në gjunjë kur rashë, nga pikëllimi
se dallgët e jetës më kishin rrëzuar,
në ëmbëlsinë tendë, gjeta ngushëllimin
e në kembë më ngriten, valet e tua !
Më kujtohet si sot, ajo herë e pare
se si kisha humbur, veshtrimin në ty,
me një dashuri të madhe, ajo kish' të ngjarë
dhe vazhdon të mbetët, me e madhja dashuri !
HESHT
Hesht ! Këtu nuk ja vlen më të flasësh
Leri të çirren po të duan, ti vetëm dëgjo !
Se në këtë mes , kurre s’mund t’ia dalesh
e kupton ? …Bota jote , nuk është kjo !
Hesht ! Dhe le të flasin deri sa të lodhen
një ditë , heshtjen tënde ndoshta do kuptojnë ,
Por ka mundësi , që dhe me ty të tallen
sepse gojët e liga , kurrë nuk pushojnë !
Hesht ! Është më mirë për ty , të ruash qetësinë
dhe pse bota jote , nën këmbë po të shembet !
Po të duash fol , por këtu s’e gjen dot drejtësinë
dhe mirësia , kushedi se në ç’qiej endet !
DIKUR
Dikur kaq shumë e kam dashur shiun
edhe unë dikur , kam lozur nën shi ,
dikur, me kokën lart i rrija kur binte
me shiun dikur , - unë bëja dashuri !
Dikur, e prisja krahëhapur shiun të më vinte
doja të ndieja mbi trup , lagështinë e tij
ai më zgjonte frymëzimin që në shpirt më flinte
dikur , bëheshim një ! Vetëm unë edhe ai !
Dikur , më mungonte në ato ditë të gjata vere
dhe në shpirt , më krijonte një ëndërr të vrarë ,
dashurohesha pas tij , kur kthehej me vjeshtën
por kjo , ishte dikur , … shumë kohë më parë !
PREMTIMET NË BREGDET
Sa vargje për dashurinë janë thënë, tek ti, o det i bekuar .
E lot, sa shumë janë derdhur, këtu në tëndin breg !
Sa dashuri tek ti filluan, po ashtu tek ti dhe përfunduan.
Të vetmet fjalë që mbetën, ishin ; "Premtimet në Bregdet" !