NDUE SHABAKU
REFLEKSE TË LIGJËRIMEVE
-për librin poetik "Ligjerime" nga Gjok Beci
1. Burri i mençur në ligjërim, apo poeti që shkrihet natyrshëm me lexuesit?!
Kjo është dilema që zbulohet vetëm pasi lexohet vëllimi poetik “Ligjërime” i poetit të mirënjohur mirditor Gjokë Beci, botuar dhe promovuar kohët e fundit. Një varg që e shohim të udhëtojë mes epizmit historik dhe dhimbjeve njerëzore, mes dritës dhe verbimit prej saj, mes hapave gjigantë
të predikuar dhe hapave prapa të bëra në shekullin memec.
Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta njohin nga afër njeriun-poet, mendojnë se e njohin plotësisht atë, pasi në marrëdhënie me shoqërinë, miqësinë, të afërmit nuk e ka kursyer kurrë shpirtin e tij të madh njerëzor. Ndërsa ata që e njohin edhe nën petkun e krijuesit e nën optikën e shpirtit të tij të animuar edhe me lëngun e nervin poetik, arrijnë në konkluzionin se ai përmes vargut dritëson çdo
cep të ndërgjegjes dhe shpirtit të tij. Janë pikërisht këto vargje, të cilat poeti i ka titulluar “rastësisht” “Ligjërime”, një pasqyrë besnike prej së cilës vjen shëmbëllimi i tërë gamës së shpirtit të njeriut-artist.
*
2. Në qendër të krijimeve është njeriu i thjeshtë, i lodhur, i drobitur, që ështëi detyruar të ngrejë mure rreth vetes së tij. Njeriu i regjimit të kaluar pesëdhjetëvjeçar që u zhvesh nga çdo e drejtë për të hedhur shikimin drejt horizontit të hapur,i detyruar të vetëdigjet në zjarrin e tij brenda vakumit të guackës. Motoja absurde e vetësakrifikimit si rezultat i anatemimit të vetë qenies njerëzore, e
shkruar kjo trishtueshëm në “letrën e një thesi çimentoje”. Me të drejtë poeti shprehet se Feniksi nuk ngjan me meteorët. (Feniksi – simbol i ringjalljes nga hiri ..., ndërsa meteori – simbol i shuarjes kur bie në kontakt me atmosferën.) Dhe kështu, quheshin “Feniksë” ata që shkriheshin në atmosferën që mbyste vetveten, për të kuptuar se sa i madh ishte paradoksi i realitetit me të cilin duhej të përballej njeriu. Një simbolikë të bukur autori na sjell edhe përmes një “shpikjeje” moderne në një kafene që NUK kishte kafe, për të na çuar tek ideja e rrethit vicioz që nuk prodhonte asgjë. Duke na sjellë simbolikën e çikories (një bimë barishtore që përdorej për të treguar shkallën më të ulët të varfërisë), arrijmë tek ideja se e vetmja shpikje e atij regjimi ishte mjerimi në paralelin material, nga njëra anë dheshpirtëror e moral, nga ana tjetër. Prandaj ideja se çlirimi shpirtëror është një ngazëllim, ndjehet përmes vargjeve në fomën e përmbajtjen e
ligjërimeve, të ngarkuara me mençurinë dhe inteligjencën e poetit.
*
3. Mbeti përherë ai “zambaku i brdhë në gur …” poeti. Kjo është kredoja e poetit, por edhe ideja që arrin natyrshëm lexuesi. Vargu ruan të bukur, të gjallë, plot kolorit dhe nerv të marrë “nga palca e gurit” timbrin e fuqishëm e burrëror (në kuptimin figurativ) të Mirditës e mirditorëve. Qendresa e popullit e mbijetesa e tij në këto treva të lashta e plot tradita janë edhe krenaria e poetit, të përcjella këto si një virtyt me vlera të larta që karakterizon banorët e Mirditës, bir itë cilit ndjehet me kryenaltësi. Njëkohësisht, ai është edhe një lokomotor iideve të emancipimit dhe qytetërimit, me logjikën e ftohtë, përherë të kthjellët, duke zbuluar thelbin e problemit me takt, me kulturë, duke
shikuar as nën sy, as mbi sy, por drejt në sy, si realitetin, si lexuesin, për të përcjellë atë që ne e shohim në formë drite, por që thellë, brenda poetit, është në formë flakërime, përmes fjalëve prej të cilave bindet kushdo. Një poezi e ka shkruar në dialekt, por edhe u jep jetë disa fjalëve
karaktristike të banorëve të zonave nga u lind si; krahënezë, bilur, zvillat, ishkil, vikat e tj. Në këtë kontekst, ai na vjen si ai djaloshi me opinga që pa shumë qiell, por detin s’e pa kurrë (ia mohuan), duke na sjellë prindërit, bijtë e nipat, duke qenë vetë poeti metronomi që sinkronizon rrahjet e zemrës së tij me mendime herë të rënduara, të trishta, të hidhura, /A pati ftohtë nëna e munguar…/, herë gazmore, të hareshme e krenare.
*
4. Është vërtetë emocion e kënaqësi të shohim se ku ushqehet, udhëton e rrezaton kredoja poetike e autorit dhe pena e tij e sprovuar. Na duket sikur kjo penë di të gdhendë bukur “gurët e parë të themelit”,të cilët për poetin tonën duhet të jenë,doemos fjalë”. Kjo është edhe sinteza më domethënëse e ligjërimeve që duket sikur vërtiten e vërtiten, por që zënë vend si themele centralesh në mendjen e shiprtin e lexuesit, sepse poeti na sjell mençuri, përjetime, histori e krenari për “djepin me shqipe të gdhendur në hark”. Është ky hark i djepit, në mes lexuesit e diellit në horizontin e hapur, i cili nën vesën e butë të vargjeve, na shfaqet si një ylber i bukur, i bukur …! Ky horizont i hapur na vjen sa i ndritur, sa i pastër, ashtu siç është në shpirt vetë poeti, i cili nuk njeh se ç’është urrejtja. Misionin e tij në jetë ai e sheh sikur është ulur në sofrën e madhe, të rrublullakët që gëzohet më shumë kur hisen e tij sheh ta ndajë e t'ua japë të tjerëve (që kanë më
shumë nevojë), sesa ta mbajë ai. Dhe jo pak herë, heroi i vargut të tij ndërthuret me fatin e travëluar të autorit. Kjo nuk ka qenë motiv që vetë të vihet e impozohet në planin e protagonistit të deklaruar, pavarësisht se është pikërisht ai fisniku e bujari hero i nënkuptuar i “Ligjërimeve”. I ligjërimeve në kohë e dhënë magjishëm në poezinë “Ora e murit”. Tik-tak – et e orës së murit tingëllojnë e përcjellin dialektikën e jetës, me gëzimet e hidhërimet, ecjen …, ndërsa tik-tak – et që trokasin e reflektojnë dhimbshëm mureve të shpirtit, kjo sepse “nuk na mësoi kurrë se kur mbaron lufta, se kur mbarojnë dhimbjet, se kur mbaron varfëria…” Megjithatë, një gjë na mëson kjo orë: Varfëria në shpirtin e poetit ka mbaruar dhe pasurinë e ka përkthyer në vargje! Kësaj radhe, edhe me ligjërime!