Mimoza Ameti
PJALMIMI I LULEVE
Ishte një vogëlush si drita
me sytë si natai gjithi yll.
Qëndroi përpara humnerave të mia,
i befasuar klithi:
Zonjë, ju po rrëzoheni!
E di, i pëshpëriti vështrimi im,
dhe me krahët e mi e pështolla
puthjen e tij të qumësht si seksi i tij-
aq mund të më dhuronte të më shpëtonte.
Gjithë ditën fekondonte lule
dhe në mbrëmje, kur e pickonin yjet
vraponte, thërriste:
Zonjë! Ju po vdisni, ju po gremiseni!
dhe prapë një puthje qumësht.
Ishim të dërmuar të dy:
puthjet me gjarpërinj që patëm premtuar
dhe përqafimet me ujqër
nuk mundëm t‚i bëjmë.
Dhamë ca puthje me bolla lënguese
që pas një dite bëheshin shëruese.
Shpejtësinë e plumbit ndjeja përballë humnerës
dhe shvoshkjen e pakapshme nga gëzhoja...
Shko vogëlushi im, mos ma shto vetminë
me përpëlitjen tënde për të më shpëtuar,
Shiko si i lëpijnë buzët e kulloshtra, të dobëtit,
duke na lakmuar...
Unë e di: do të qash me lotë zemre për mua
dhe do ta përdorësh seksin tënd si kamë
për t‚ua ngulur në bark
atyre që përqeshin përpëlitjen.
Dhe në gremisjen time do të shoh si në ëndërr
pjalmimin e luleve.
Dhe do të jem per ty më e Bukura e Parajsës
sikurse isha dhe më e bukura e ferrit.
ËSHTË ÇUDI KUR JE FEMËR
Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
TI DO TE HESHTESH
Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate, kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,n
je nga ato qe vibrojneafrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.
NOCIONE TE SHKRETA
Nocione te shkreta,
Ne vetmi hapesire prej jush te perbere
Kaloj inerci bashke me ju
Ne hapesiren time te perbere prej meje
Si ne nje qytet ku sapo kane ikur te gjithe
………………………pergjithmone
me nje ndjenje absolute moskthimi
(gje e cila, e di, nuk mund te ngjase.)
Nocione te shkreta,
…te mbetura hava, jashte cdo lidhjeje
…nga shkaku i mjere dhe madheshtor
…qe une nuk ndjej me.
Shqise shqise
Shqise, o viktima ime e pare,
Prape u hape, prape po thith, e pastruar
Rikthehesh ne jete
Truri si nje djall te perdor
I yshtur per krim te pakapshem nga ligji
Shqise, o viktima ime e shenjte
Keshtu dhe sonte
E kthjellet
(o zot, sa e bukur je, kur e kthjellet je)
terheq e thith por s’permbushesh
asgje s’te pergjigjet, asgje s’te perket
dhe ty e dashur, prape te duhet te japesh
por sonte, as per t’I dhene kush s’te prêt
askush s’te do, o shqisa ime
dhe truri, ky djall magjik tani po qan.
Dhe sa gjynah qe eshte
Kur qan nje djall!