SADETE ZHITIA
DIKUR E DIJA, PO TANI
Dikur e dija se do të jesh duke më pritur
te një hije thane a në një fushë mali,
me fytyrën e qeshur e sytë e ndritur
patjetër do të thoshe: Sa më ka marrë malli!
Dikur faqeve të shkruara gjeja emrin tënd
me fjalët e bukura thurur kurorë,
që tingëllonin më ëmbël se një këngë,
në zemër e ndieja tek binte dielli mbi borë.
Dikur... do të vije doemos në takim
për një gjysmë ore a për pak çaste,
edhe sikur dielli të qe në perëndim
në mbrëmje vonë a pas mesnate.
Sot... rrëshqasin vitet si një natë pa hënë,
kënga vjen e zbehtë, pa tingull, pa fjalë.
Në ç’mëkat, vallë, paskemi rënë?
Ka një portë për të hyrë a ka një shteg për të dalë?
E NDJEK
Hutueshëm hedh hapin pishë pas pishe
nën rrezet e rralla të meditimit,
megjithëse gjunjët i dridhen
Tek ecën drejt atij takimi
të ndarjes a të bashkimit
Çmendurinë pas hijes së tij
ia ushqen koha me trëndafila malli
...Oh, sa trishtuese shpresa e saj,
vetullat hark i rëndojnë nga pritja
Me vitet shtresuar rrudhave në ballë
tymin pështjellues tret ndjenja e saj
tek shfaqet drithëruese në oborr
Tronditja ia mbulon fytyrën
e shndërrohet në një hije
mbështjell rreth qafës së tij
E firon fryma pa mëshirë
Ndarja e trishtë në hap të parë
sërish le pas hije të vrarë
s’ka më dritë në sytë e saj
Një të dytë takim s’do të ketë
po ajo e ndjek
gjallë a vdekur.
NJË KËNGË
Ka kohë që e dëgjoj një këngë,
një zë që më merr e më çon larg
ku lulëzon dashuria për liri.
Më dalin përpara
vajza me flokët valë-valë,
derdhur mbi supet si ujëvarë,
me këngën që nusëronin në llogore.
E më vijnë në kujtesë djemtë syqeshur
me ballin vijëzuar si sheshe mejdani,
tek linin nga një lule për të dashurat
dhe i faleshin vatanit.
sa e bukur ajo këngë!
E shoh një grua, një fëmijë që qan
ca rroba nusërie e një kostum dhëndri,
pa u veshur kurrë, pranë e pranë...
Ah, sa e dhimbshme kjo këngë!
Një lot përvëlues prek buzën e tharë,
një nënë me duar lidhur rri te një varr,
këngë që m’u bë vaj.
Të tjera vajza e djem të tjerë syqeshur
rendin e s’ndalen,
e bëjnë këngë dhimbjen dhe mallin.
PO IKE SËRISH
(Në vend të përshëndetjes)
Ende s’ka ikur drita e kësaj buzëmbrëmjeje,
mjegulla i ka mbështjellë vetëm sytë e mi
verbuar nga malli s’e pashë ardhjen tënde
as pulëbardhën s’e pyeta dot për ty.
Qielli më ra skëterrë mbi faqet e lagura,
yjet kanë mbetur atje larg mbi ballin tënd,
hipokrizi e kohës pa ndal hedh hapa
hënën e kësaj nate e zë peng.
Ma lër një pikë loti për buzën e tharë,
lërma diellin, gjysmerrësirë të mos bjerë,
të mbytem dua në të çmendurat valë
po s’më more me vete kur ikën njëherë.
Më kthe në botën tënde ku mësova dashurinë,
në zemrën e gjerë ku s’e njoha harresën asnjëherë,
më mbro me hiret e tua, mos ma lër stuhinë,
po ike sërish, eja e më merr!
RRUGA KU BANOJ UNË
Është mbushur me njerëz rruga ime e harruar,
harbueshëm hingëllijnë kuajt e kalorësve mesjetarë,
rëndë godet grushti i Geotes mbi ndërgjegjen e trazuar,
tek i këndojnë Papës të gjithë tok si të ishin këngëtarë.
Trotuareve dergjen shishet boshe pa faj,
libra e shpata kanë erën e rakisë,
pas këmbëve të një nëne fshihen sytë me vaj ,
të fëmijëve të trembur nga shpërthimi i orgjisë.
Përroi gjëmon zemërueshëm përposh nga mali,
stëllunga tymi ngrihen mbi ujin e dallgëzuar,
në rrugë stolisur njeriu dhe kali:
herë në ballë njeriu, herë kali i shkumbëzuar.
Të llojllojta këpucët, të ndryshme të shkelurat,
mbi ty rruga ime e harruar,
s'jan zërat njerëzor po të lehurat
kurrizit tëndë rënduar.