Shyhrete Ahma
...BEHU OMBRELLE
Le t'bëhem pëllumbeshë!
të gjej vend në folenë tënde,
apo t'bëhem drenushë
t'vrapoj në t'huajat vënde.
Le të dalë maleve të larta
tek lisat e gjatë fresk te bëj
të marr aromën e luleve të blerta
e Ty afër zemrës të t' ndjej.
Ngopur jam dritës së hënës
nuk shof më rrezet e diellit
le të mbetem pas hijes tënde
bëhu ombrellë, për lotët e qiellit.
Le t' bëhem flutur në siluetën tënde
lehtë t'qëndrroj në krahun e lodhur
mos më ik prej mendjes sime
kudo që je, e kudo ndodhur.
Le t'bëhem milingonë tek Ty
e zemra t'më rrahë fort e fort!
vetëm të t' puthe ata dy sy.
e t'jam e lumtur me Ty dhe sot..
ZYMTESI DITE-VJESHTE.....
Rrezet e diellit të merdhira jan
fresk i bëjnë ndjenjave të largëta
e gjethet e thara, dikur të blerta
valvitur për toke mëngjeseve të atheta.
Më kujtohen takime- kaluarat
në ditë-vjeshtat melankolike,...
faqes sime shi pikuarat
e loët mbi qepallë, valvitëse.
Me dallgët e zemrës, dashuris këndonim
puthje, përqafime lot e pikllime.
zemra mërdhirë nga ndarja mbetur.
shpresa e tretur, në zymtesi vjeshte.
Humbe larg rrugëve të gjata
në agimin e hershëm, plot vesë e lot
ënderrat e mia i perpiu nata
ruaj kujtimet e bukura - dhe sot.
NDJENJE MALLI.....
Sot më ndje, të lutem...
nga lartë më vjen një zë
më duhet të ngutem,
të pres gjatë ,s'mund ta lë.
Një engjull bën thirrje
më dashuro thotë,
më ndje pranë!
flet... nga tjetër botë.
Më vjen si uri, për të ngrënë.
lot malli pikojnë
rrudha balli vijëzohen
fije argjëndi vezullojnë
sa shumë n' flok shtohen.
Lëmshi n' fyt, më shtrëngon
torturë, ndjenjash
shumë m' përmallon!.
Prehem e qetë, vetmuar
mbi dhe, e pa mbuluar...
ethe zjarri, një frig n' shpirtë
se qiriu i tretur, s' bën më dritë.
SHPRESA TE HUMBURA
Jashtë errësirës, dukem veq një pikë...
shkëlqej me driten e zemrës sime,
një fije shprese rri ndezur, ende pa u fikë,
i ruaj thellë kujtimet, në zemrën time.
Dritë e ndezur, në shpirtin tim bonjak...
zbehur ca nga jetë e shpresave të humbura,
gacave të zemrës, i vura kapak,
e buzët e thara, mbetur të shkrumuara.
Jashtë, në dritë të hënës, dukem siluetë...
hije e përndjekur, viktimë e zemrës tradhëtare,
përkundem përmalluar, penduar për jetë...
dorëzuar dhe shpirtin, ndjenjës vrastare.
ME RROTULLO NEPER DUAR...
Më rrotullo nëpër duar...
më puth e mos më kafsho,
mund të jem e helmuar,
eja më dekontamino e ëmbëlso.
Jashtë me ngjyrë kuq e bardhë
e zbukuruar si nuse sylarushe,
përbrenda jam e ndezur flakë e zjarr
shpërthej kur më puthë në gushë.
Më rrotullo e më mbaj ngushtë,
nëpër duar më përpëlit.
Më ndrydh, më shtrydh, më bëj musht
mos më lerë nga dora te të ikë.
Mos më ndaj në dysh këtë zemër
një pjesë të kuqe, tjetrën të zezë,
dashurisë t’i thërrasim me të vetin emër
të na pushtojë e këtu të mbes përherë.
Atë zemër të ndarë të bashkojmë në një
si dy trupa e një shpirt i të njëjtit gjak,
të mbështillemi në flamurin tonë kuq e zi
për asgjë në këtë botë të mos na mbes në merak.