MIMOZA BERISHA
'NËSE U LODHE NGA VARGJET E MIA'
Sa herë thashë,se do të shkruaj,
të imagjinoj,të qeshësh me ironi,
po jo,të të lë t'kuptosh,se për ty,po vuaj,
e lumtur,s'mund të jem,me tjetër njeri.
Sa herë mall,të ndjesh për mua,
librin e zëmrës,merre shfletoje,
aty,do të gjesh dhe grimcat e tua,
me grimcat e mia,zëmrën bashkoje.
Nëse të lodhën,vargjet e mia
në ndonjë presje,rri,e prehu për pak,
e shoh se,edhe ty,të bren vetmia,
shqetësohesh,brengosesh,je në merak.
Rruga është e gjatë,ndalu,je lodhur,
vargjet i lexon,ti,thjeshtë si ritmikë..
në një L,të timen,shtrije trupin e ngrohur,
dhe per jastëk,vë kokën,në një pikë..
Do vi,të mbuloi lehtë,me vargjet në dysh,
aty,do të jem,pranë teje,këtë herë..
të dëgjoi,perqartë të pyesësh,si?ku?qysh??
mos ik dritë,jo, vetëm mos më lërë.
"I KAM TAKUAR KËTA SY"
I kam parë,diku këto sy,s'mundet,do jemi takuar,
në një copë xhami,të krisur,të stampuar kopje,
në udhëkryqin e ndarjes,të heshtur,lotuar..
fshehur,ne ngjyren e zbehtë,të një porte përgjuar.
E mbaj mënd atë siluetë të brishtë,
atë djalë që më ndiqte nga pas,me biçikletë,
dhe unë,e skuqur nxitoja,me kove uji në dorë,
më ngjante vetja, e mjere,si e Hugo-s,Kozetë.
Diku,thellë në det,i kam prekur,dy margaritar,
strukur,nga kripsirë e kohës,groposur.
t'me pushtojne,si Trojanët,befas,në mesnate..
pa thënë asnjë fjalë, të dorzohem,e marrosur.
Më kanë magjepsur,këta sy,të përgjumur,nën hije keparisi,
qepallë mbyllur,të qeshin,të ëndërrojnë,
në livadhin e blertë të zëmrës,flutura,
në supin tënd tek ulen,të pushojnë..
i kam takuar,këta sy,në sytë e mi.
LAVDI, NGA LAVDIA JOTE.
Më jep pak lavdi,nga lavdia jote,
të ngre, një tempull,për ty,një lapidar...
heronj,pa kurorë,pa duartrokitje...
të kohës plakë,nga dertet larë...
Më jep pak krrusje, nga trupi yt,
të ndajmë, peshën e kohës...
-dhimbjen mundem të duroj, mos të rëndojë...
lodhjen e viteve,të zbus, mos të kujtoj...
Pak mbarësi, nga bereqeti yt...
të mbjell një filizë të njomë, pranë teje,
me hijen tende t'më mbuloj ..kur zbuluar jam,
të ndjehem e sigurtë,që pranë të kam...
Një grusht dhe, atë...atdhe...
ta mbaj përherë me vete në gji...
mos të ndjej vetmi, kur s'kam njeri...
t'më mbroj nga e keqja, si hajmeli...
Më jep pak diell, nga dielli yt...
të depërtojë butë, nga krisja e portës ë drunjtë,
pak dritë, si shkëlqimi yt...
aq sa, të mos më verbojë sytë...
Më jep forcë, nga forcë e maleve,
të rrah krahët e mi,shqiponjë, të fluturoj,
t'më presësh i qeshur, në prag të derës...
ta bëjë me dorë, e qetë, të largohem...
unë, bijë e erës...!!
MOS SHKO KATERINË.
Deri kur Katerinë...deri kur?
mendon të besh, jetë fallco...
vitet, rrjedhin...shkojnë e më z'vijnë,
një ditë, do të trajtojnë si mall skarco...
Mos lejo Katerinë...mos,
erat,të pëshpërisin për ty...të përqeshin,
po ti si gjithnjë, humbet në errësirë...
dhe fjaleve të mija,s'jua vënë veshin...
Deri kur Katerinë...më thuaj?
do të arratisesh natën, e mira ime,
në zëmrën tënde,të tjerët të mbjellin vrerë,
dhe ti, do të jetosh, veç me kujtime.
Për sa Katerinë ...për sa?
do të shkrihesh si akull në alkol...
të trullosurit, për ty të ngrenë dollinë,
dhe të tundin gishtin,të thonë;ti mos fol...
Mos shko sonte, mbylli telefonat,
shpëto shpirtin, të ndjehesh e lirë...
por, në ëndërr, të ftojnë tak-tuk,et
dymbedhjet pondshe
kot, m'u tha goja, atje ndjehesh mirë...!!
FËMIJË I NJË ZOTI MË TË VOGËL.
Desha,të adhuroja pejsazhin e mëngjesit,
përpara meje,u shfaqe ti...
në dorë mbaje një tabelë,që shkruante;
ju lutem,më ndihmoni,kam uri..
fëmi,me prindër,pa prindër..
pa atëdhe..pa strehë...
Jam mësuar,tashmë...
s'më bën përshtypje....
të ushqehem me thërrimet e të tjerve,
që si duan..
jeta, më pagëzoi me emrin,mjerim..
sytë e semaforëve me mua luajnë...
Pyetjet e njerëzve,më zhveshin përditë
nga je..i gjori djalë..me kë erdhe..???
trishtojnë dhe më shumë...
botën time pa plane...
ngrej supet me frikë...gjuhën s'kuptoi,
në llustrat e këpucëve..
shoh fytyrën time zeshkane...!!
....S'KA GJË....
Sa herë më thua;sonte do vonohem..
gjumë nuk kam pa ty,s'më zë..
me rrobet e mia,rri,zemërohem..
pastaj më kalon,them-s'ka gjë.
Dikur, më mbushje krahët,plot trëndafila,
tashmë,harron t'më sjellësh vetëm një,
nuhas aromën,që në dorë më mbeti
symbyllur buzëqesh,them-s'ka gjë.
U stolisa,u kreha me ty të darkoja,
e lumtur fluturova,si flutur e lehtë
me sytë qepur tek porta,vëndin bosh shikoja,
thashë-s'ka gjë,trokita gotat vetë...
Në një letër të bardhë,mora guximin..
shkrova dy fjalë;'mos më prit më'
zgjodha rrugën e veshtirë e jo kthimin..
qaj njëkohësisht qesh,them-s'ka gjë...!!