VERON HOXHAJ
BIBERONI I TMERUAR
Për mbi det një biberon,
Shpëtuar nga buzë e njomë.
Nga gomonia e mallkuar,
Mbi Otranto ka shpëtuar.
Vala e detit u bë mal,
E rrembeu foshnjen ëgjall,
Qielli veshur në ngjyrë vjollcë,
Vetetinte dhe gjimonte.
Edhe peshku dhëmbë sharrë,
Se ngacmojë foshnjën e ndarë,
E uli me lehtesi,
Në fundin e detit të zi.
Foshnja ngeli në fund të detit,
Se haron lapsi poetit,
Se haron as Shqiperia,
Tragjedinë nga Italia.
Asnjiherë s'do ta harroj,
Unë po shkruaj e lotoj,
Biberonin e tmerruar,
Në anë të detit i vetmuar.
VJERA DHE NUSJA
Moj t'u bëfsha kurban,
Nusja flinte mbi divan,
Vjerra u ngrit që në pesë
La pa larë syt e zesë,
Nusja në ëndërr mbi det,
Sikur ikte me traget.
Vjerra shkoi me vrap te dhia,
Moli qumshtin te kusia,
Këndonte nëpër avlli,
Të keqen nënja moj dhi.
Dhe kaposhi kingilosh,
Përmbi fik këngës ia thosh.
Dielli rrezen e lëshoi,
Vjerës kurizin ja ngroi.
Vjerra kishte berë kos,
Në një tenxhere bakërri.
Nusja po flinte si derri.....!!!!
Në kade kosin vërviti,
Me dybek nusen goditi.
Nuses ju shtua melodia,
Gjumë, o gjumë, aty te shtëpia.
Vjera plasi nga inati,
Nusja u ngrit nga krevati.
Nusja doli në dritare,
Gjalpi qe vënë mbi kamare,
Kur doli nusja te porta,
Vjerra në dorë me dy shporta.
Vjerra nuk foli me goje,
Nga inati qe bërë bojë.
Nusja qeshi nënë buzë,
Ju drejtua shportës me rush.
Mori gjalpin mbi kamare,
E hengri dhe si la fare.
Vjera nxinte dhe sterronte,
Dhalli ne kusit zbardhonte.
Kur mori vjera inat,
Nusja shkoj prap në krevate......!!!!
E kyçi derën me kyce,
Vesheve u vuri pambuke......!!
Mjerë, o mjerë, o djal i zi,
More qyqen në shtepi.
Di te flërë e të bejë pallë
Më la të pi vetëm dhallë.
PËR TY MËMËDHEU IM
Me një dorë gdhënd gurin,
Me tjetrën poezinë.
Vetëm për ty shkruaj.
Mëmëdheu im,
Ti je balta që më rrite,
Ti je uji që më vadite,
Ti je ylli që ndriçon,
Shqipëri o jeta jonë.
Ti nuk plakesh asnjëherë,
Je si djelli mbi ylberë,
Ti rënkon në thellësi,
Je si nëna që jep gji.
Kush rri larg, ty të mendon,
Mallëngjehet dhe loton.
I MADHI LAVER BARIU
Ahh, kur vdes me nder njeriu,
Ai është Laver Bariu.
Sot bilbili nuk këndon,
Aty në sokakun ton,
Dhe sorkadhja mbi Përmet
Harrojë kërcimin e vet.
Edhe Vjosa mërgimtare,
Në Përmet kërcente valle,
Ai lindi në Permet,
Mjeshtër i melodisë vet.
Ngushellime në familje,
Patriotit zëmres time.
Të priftë paqja ku të vesh,
Legjendar asnjeherë s’vdes.