SABRIE SELIMAJ
- JETË.
Ndonjëherë të kam qortuar si shumë,
Ndonjëherë dhe ti buzën m`ke plasur, ...
Pas t`kam ndjekur,duke qeshur e qarë
S`e mohoj dotë, shumë të kam dashur.
Jam përpjekur, ligësive tu bëjë ballë,
Dhe me tradhtinë ndonjëherë ndeshur,
Heshtur, përtypur kam të miat fjalë
Në udhëm tënde unë e di ç`kam hequr,
Duke frymuar ngadalë, shpirti çlirohet,
Dëshirat marin udhë,ëndrrat gjallërohen,
Fjalët e pa thëna, grinden me njëra-tjetrën,
Unë herë fajsoi fatin e herë fajsoi vetëvetën,
Jetë e bukur e qeshur,e përflakur si zjarri,
Në të ikur për ty shumë më shtohet malli,
koha mbylli shtigjet, dielli zbeh shikimin
Syri mbyllin qëpallat...shpirti mer fluturimin?
- PËRBALLJE
Kur fati me ty gricet, hapi rrugë
kur vdekja të qaset, lufto më shumë,...
kur miku t`anashkalonë, largohu më tutje,
asgjë në këtë jetë s`mbahet me lutje
Mos lëndoni shpirtin me gjëra pa vlerë,
dielli duket, që në mëngjes, ç`do herë.
era rrëzonë gjethet, pabesia të vretë,
mundohu të jeshë vetëvetja në jetë,
Ca gjëra që të tundojnë, mposhti,
brenda vetëvetës, kërko forcë përsëri,
bleta është punëtore bredh lule m`lule
por njeriu, duhet ti vërë vetëvetës kufij,
Ç`farë është jeta vallë...më thuaj,
një lindje dielli, një perëndim në det,
një buzëqeshje, një lot, mbi lulen jetë,
apo një udhë ku fundi është i errtë?
Unë, një gjë nga ky udhëtim mësova,
shumëherë nga besimi i tepërt e pësova,
dashuria e vetme, pa as-njëlloj kushti n`jetë,
ishte ajo e Nënës time, në të vëretetë...
Prandaj shpirtin, mos e mbingarkoni
lereni të lirë, sytë e tij të ndrijnë si dielli .
kur t`pendohi do jetë tepër vonë, më besoni.
bëmat e pabesive janë t`neveritshme më dëgjoni,.
- UDHA IME
Sot një lajm të hidhur mora,
udha ime ngushtoi shtigjet...
mbrapa po lë gjurmët e mija
vargu në fletë do u përgjigjet
Nëse një ditë mallë do kini
hapeni ditarin tim t`shkruar
dhimbjen time mos e lexoni
buzëqeshja ime ka perënduar
Nëse një ditë malli u thërret
ejani pranë varrit me një lule
më flsini me zë e jo me lotë
unë përsëri do them, ju dua,
Një amanet nga mua kini
kohën mos e humbisni kot,
kjo jetë qenka vërtetë e mallkuar,
shpirti përmbyset me dhimbje e lotë,
Fatit tim do i nënshtrohem
se s`kam si bëjë ndryshe
lamtumirë së shpejti do u them,
do iki drejtë qiellit si dallëndyshe.
- GUVA E VETMISË
Kjo mbrëmje më mërziti vertëtë
Thërmohem si plisi,grisem si fletë...
më imazhin tëndë fymoj ngadalë
shpirti ngre tallaze, zemra hap plagë
Kjo mbrëmje e vrazhdë, e fjetur
largë byzëqeshjes tënde mbetur
thyej gishtërinjtë duke rënkuar
e vetmuar e përlotur shkatrruar.
Kjo mbrëmje e ftotë fjala mekur
shikimi në një pikë t`zbehtë mbetur
frikë kam të flas e gjuhën kafshoj
të thëna e të pa thëna zë i kujtoj
Se di përse dhimbja me qaset
me muret e shpirtit përplaset
frymojë ngadalë si nata pa hënë,
gjymtyrët thyer, nga pesha e rëndë
Pyes vetën heshtur, zemra troket
fjala pa përgjigje përherë të vret
në ortekun e vetmisë rrokullisur
në guvën e harresës aty kyçur
Kjo mbrëmje vellon mërzi hedhur
ca pika loti nga qielli i shpirtit derdhur
thyer si qelqi, qëlluar nga rrufetë
harkuar mbi kujtimet zë buzëqeshë.