FRANCESKA RAMADANI
ZJARR
Djeg zjarri,
Ne ferrin e dashurise...
Te humbur, shpirtrat
Perplasen, ngatarrohen, dermohen,
Viktima te stuhise...
Pasion qe ushqeve shpirtin,
Qe dhe shkelqim, dhe ngrohetesi,
Qe dhe mbrojtje.
Pasion qe i shtove zjarr,
Zjarrit...
Qe me nje puthje vodhe shpirtin...
Nje shpirt i hutuar
Mes lotve balbezon:
"Do jepja gjitheçka, qe zjarri dashurise
Të më digjte bashkë me ty!
AKULL
Si akull ngriu shpirti,
Ah sa dhimbje ka zemra
Kur Akulli mbizoteron!
Fryma ngadalësohet,
Endrra shkrumohet,
Frika shumohet!
Si trup i pajete
Udhetova ne ket bote..
Zemra bosh,
Ne kujtimin e dites qe ishte plot!
Ah Bote e Deshperuar, Indinjuar, Naive!
Ah Bote qe te desha
Ashtu si duhet ajri.
Ah bote qe ishe frymarje,
Qe ishe jete, qe ishe udhezim,
Mbete vetem nje i ashper kujtim!
Ska vdekje me te poshter
Se vdekja e shpirtit!
Trupi i perhumbur ecen,
Pa ndier, pa ndjenja, pa shpirt!
Akull ne shtepine time,
Akull ne jeten time!
CIGARE
Digjte si nje cigare kjo dashuri...
Helmonte shpirtin,
Helmonte shpresat,
Helmonte jeten!
Ma pine si nje cigare Dashurine!
Mbeti zhgenjmi, mbeti trishtimi...
Mbeti vetem Tym!
VERA
Erdhi vera papritur,
Ne dimrin e zemres...
Erdhi vera papritur,
E ngrohet, e bute, e brishte....
Si perkedhelje e embel,
Mbi lekuren e etur...
Buzet e thata
U njomen nga pikat e shiut,
Puthja mori shijen,
Shijen e veres...
Ah sa e mjalte kjo dashuri!
Ushqeu shpirtin,
Te etur per pak lumturi!
FTOHET
Me vrau e ftohta harresë,
Si mengjes pa vesë..
Lote te akullt brenda shpirtit tim...
Nje heshtje e zhurshme shkatarron zemren time.
Valle a mund une te harroj,
Mund te harroj te dashuroj?
Mundem une te harroj embelsine?
Embelsine qe me shkatarroj?
Ne egersine e kesaj nate,
E mbledhur mbi veten time,
U le rruge lotve qe dermojne faqet e buta...
I le rruge kujtimeve, mendimeve, vendimeve....
I le rruge harreses, qe tashme mbeshtjell trupin te pa shpirt...
Vdekje e embel...
Vdekja dashurise...
Ska me jete... jo ska per ne...
Per ne qe dashurine e humbem ne hymnere..
Per ne qe tashme te palumtur jetojm pa shpirt...
Ska me jete... Jo ska me!
ENDERROJ ATE DITE
Papritur nje lot
Ra mbi shpirtin tim…
Lote gjaku,
Lot harrese,
Lot vdekje…
Vitet kalojne, dhe zemra ende vajton…
Aq afer je moj Cameria ime,
E paprekshme, e vuajtur, luftetare…
Nga toka jote nxorre trima,
Nga toke jote nxorre dashuri…
Si na larguan nga ti,
Moj e imja Çameri?
Brez pas brezi,
U rritëm larg teje,
Por nuk të harrojmë.
Si vallë mund të harrojmë Ty,
Atdheu nënë i të parëve të mi?
Vitet kalojnë, për sa kohe ende do vajtojmë?
Shpirti më plas,
Zemra ulëret...
Ëndërroj atë ditë
Që flamurin tonë të valvit,
Kur shpirti do më gjejë rehat,
Kur dheu do tresi eshtrat e pa tretura
Të gjzshërve të mi.
Ëndërroj atë ditë!