Drita Porocani
KUJTIMI I VJETËR
Hapat hedh ngadalë dhe, Ty të mendoj,
Më del përpara syve kudo kur udhëtoj,
Një erë, një fllad, fryn me furi e të ftohtë ,
Porse zemrën time, Ti e mban të ngrohtë ..
Me të ëmblën puthje, kur Ty të ëndërroj,
Ulur diku, por Ti, larg po më qëndron,
Shumë pranë, afër, oh sa dua e të kërkoj,
Krrak, si pulëbardhë mbi det iki e fluturoj ..
Mendimin më shtijnë në shpirt e në kokë ,
Si perde e lehtë dallgët mbi supe dhe flokë,
Më rrëmbejnë dhe Mua me të tuat oshëtime,
Dielli në sy më bie plot dritë dhe ledhatime ..
Si duart e Tua rrethuar te unë përqafime,
Eci hap ngadalë si fllad me feshfërime,
Kjo muzikë e ëmbël, shpirtin sa ma lëndon,
Rri ulur në një qoshe, dhe sytë e Ty të kërkon ..
Një gllënkë pi ngadalë, por asgjë nuk më shijon,
Përpara syve të mi një çift bukur po vallëzon,
Si dikur të dy bashkë, kjo ndjenjat po mi zgjon,
Londroj në ujra dashurie, akoma me emocionë...
Jeta rrjedh, ikën, por Unë jetoj dhe do të jetoj,
"KUJTİM İ VJETËR " i ri do mbetet gjithmonë "...
TË KUJT JANË KETO DUAR
Të kujt janë këto duar, që mua më mbajnë,
I shoh nga mbrapa, dhe u buzëqeshë ngadalë ,
Le të vinë shpejt, dhe të më qëndrojë pranë,
Të më thotë diçka të pa fund dhe pa anë.
Të më vjedhi zemrën, e trupin të ma marrë,
Të japin Lumturı, si dikur puthja jote e parë...
UNË BUZË DHE TY SY
Syri i mbushur plot e përplot me dashuri,
Buza e sheh, e shpreh me ciltërsi - ëmbëlsi.
Syri qesh, nis gëzohet lumturohet, shkëlqen,
Kur nga Buza jote një fjalë e embël më vjen...
Buza të qesh, Ty, dhe Syri mërr shkëlqim,
Ndjenja brënda tij, lulëzon dhe shkrepërin.
Buza buzëqesh kur shpreh bukur dashurinë,
Syri i bukur lulëzon dhe shpreh lumturinë .
Syri le të qeshë, Buza le të këndojë e bëlbëzojë,
Dashururia në lumturi të dy për jetë i bashkojë...
UNË jam e bukura buzë, mbushur me dashuri,
Ti je syri i ëmbël që ulesh dhe lumturine time pi...
SA DO TË DOJA
Sa do të doja të isha tani me ty,
E heshtur të rrija, të të shihja në sy,
Të të prekja lehté fytyrën Ëngjëllore,
Me dorën time të shtrëngoja për dore.
Të japja një puthje në buzët e tua,
E të largohesha duke pëshpëritur, " TË DUA "
DËSHIRË
Të pushtosh në krahët e tua një femër plot esteri,
Të ndiesh rrahjet e saja që janë të gjitha magji,
Ta prekësh në buzë, ta puthësh plot epshëri,
Të ndjehet si flutur kur Ti e shtrëngon në gji,
Të rrijë ngjitur pas trupit tënd, trupi i saj si qiri,
Është magjepse, ‘marrëzi’ por është " DASHURI’.
UNË ISHA NGJYRA JOTE
Kur gjithçka të të duket pa jetë, bardhe e zi,
Mendo se, ajo qe i dha ngjyrë jetes tek Ti,
Isha Une, dhe bashkë me të e imja dashuri...
Nga dita që ike, pa drejtim nise e shtegëtove,
Shkunde ndjenjat, por dhe shpirtin e lëndove,
Ngjyrat e gezimit, por dhe ngjyrat i dëmtove...
Që nga dita, që nga jeta ime Ty të largova,
Kujtimet, gëzimet, dhe puthjet krejt i shova,
Këngën me nota melankolike unë këndova...
Gjithë jeten do endesh shkretëtires krejt i etur,
Por burimin tim kurrë, kurrë, ske për ta gjetur...