Hyqmet Hasko
HYQMET HASKO ka lindur ne golem te lushnjes me 5 janar
1954.ka mbaruar shkollen e mesme mjeksore ne korce dhe arsim te larte per
mesuesi te ciklit te ulet.punoi si mesues ne vendlindje,me pas oficer policie
ne qytetin e tiranes.tani punon trainer futbolli per femije ne futboll-klub
tirana.
Filloi te shkruaje poezi ne shkollen e mesme me pas beri tekste kengesh ne festivaliet e rtv.ka botuar poezi ne gazeten ''zeri i rinise'',''drita'',''E perhershme dashuria'' eshte permbledhja e pare me poezi.Po pergatitet per te botuar se shpejti edhe librin e dyte.
MOSHA E PJEKUR E BURRIT
Tani kam moshën e pjekur të burrit,
Mundohem mos përplasem me cepat e gurit,
por ç’e do shpirti im i varfër më mbeti
se një mike të mirë për zemrën s'gjeti.
Shpesh më shqetëson varfëria e fjalëve,
që s’di të bëj për vete një dashuri.
Kur shikoj një mike, vërshëllej pas gardheve,
fjalë të ëmbla dhe joshëse t’i them nuk di.
Unë kurrë s’mund ta mësoj stilistikën e fjalëve,
nuk shtirem si i mençur të them fjalë të mëdha,
me një puthje prej burri dashurisë i jap dritën,
dhe bëj të gjitha përpjekjet ta pushtoj këtë kala.
S’KA FAJ ZEMRA QË TË DO
Kënga buzën ma ngacmon,
vargu im fillon e flet,
vjen një flutur dhe me zgjon,
nis një ditë e nis një jetë.
Nis një jetë mbetur në pritë,
S’ka faj zemra që të do fort,
çelur lule margaritë,
derdhur syrit një pik lot.
Nuk ka faj dashuria,
tek një zemër si një flutur,
margaritë emrin s’ta dija,
dhe pse je kaq e bukur.
S'ka faj zemra qe të do,
me thua ik, por s’më iket,
drit’ e syrit thotë, mos shko,
zemra ndizet kurrë s'më fiket.
Me ato buzët e tua,
pse më bën kaq të vuaj,
zjarrin zemrës mos ia shuaj,
aman, ik, mos me thuaj.
Këmbën mbaj të mos ngutet,
zemra ime tek ti futet,
dashurisë i them të rritet,
nuk ka kohë, me ikën vitet.
Nuk kam kohe me ikën vitet,
mos më thuaj prit dhe pak,
margaritë lulja që rritet,
ma hap zemrën, ta ndez flakë.
S’ka faj zemra që të do,
kënga buzën ma ngacmon,
margaritë zemrën dëgjo,
kush do jetën, dashuron.
LINDA PËR DASHURINË
S’i kam parë buzët që më puthen sot.
Ndjeva duart që zemrën ma flakërinë.
Syrin që me joshi, mbushur me dritë plotë,
...Në këtë jetë unë linda veç për dashurinë.
Për zërin muzikor, për të bukurën melodi,
Rroj me ndjenjën tënde e diellta dashuri.
Pa fshehtësira dhe pa të errëtin mister,
Linda për dashurinë dhe të bukurin diell.
Në këtë zemrën time, kaltërsi qiellore,
Rron dhe nuk vdes një dashuri njerëzore.
Në korale vese ti qëndron si magjepsje,
Për ty dashuri linda dhe nuk kam vdekje
TI JE POEZI - BUKURIA, O SHQIPËRI !
Ti je madheshtia perendia zot,
Ti je kenga qe kendohet perher.
Bukuria e një shpirti që duam fort,
Me të gjitha lulet që çelin në pranverë.
Ti je kaq e bukur, sa veten përherë pyes,
mos je thesari mbushur me art ?
Të ngjaj nga ti, qiellin do te ngjise,
Se kur të kam ty, zemra me ndizet flak.
Ti qëndron në gjithë qenien time,
tek ti unë botës, të fshehtat ia mësoj,
se ti je ëndërr e një zemre,
që se rrahuri kurrë s’do pushojë.
Ti je motivi i bukur që unë kërkova,
liria e shpirtit që përherë më dhe,
shkëlqimi i një emri me madhështi,
Ti je poezi - bukuria ime, o Shqipëri!
NËNË - EMËR QË PUSHTON GLOBIN
Është e pakët dashuria në tokën ku jetojmë,
S’ka peshën e duhur fjala, kur shprehemi për ty,
Të dua nëna ime, por këto fjalë nuk mjaftojnë,
I treta gjithë ndjenjat dhe më mbeti jotja dashuri.
Kur ti fjalën nxjerr, ajo ka bekimin e zotit ,
Para saj fjalët e tjera nuk kanë kuptim.
Nënë, emri yt që ka pushtuar gjithë globin,
Ngulur në rrënjët e jetës ka madhështinë.
Na mbërthen shpesh një shqetësim,
O nënë, je e vetmja, dashuri e arrirë,
Për gjithë të lindurit je i vetmi sublim
Që ti bën në emër të jetës me dëshirë.
Ti je buzëqeshja e madhe që sjell gëzim,
Në shpirtin tonë, më e shtrenjta dashuri,
Kush thotë: “Nënë” ka tërë gjithësinë,
Sepse te çdo fjalë jotja, lumturia rri.
Në çdo moshë të jetës për ty jemi fëmijë,
Në çdo frymëmarrje tonën, jotja frymon,
Në çdo pulsim zemre, je brenda dhe ti,
Shqetësim i shqetësimeve, që s’pushon.
Kur themi, “Nënë” gjithë kohërat mbajnë vesh,
Të gjithë detet, oqeanet, dallgët pushojnë.
Nënë, ti je dielli që përherë buzëqesh,
Je mbretëria, ku ne fëmijët mbretërojmë.