ODISE GREMO
KALLAJXHINJTE
KOPANI
- Nuk vijnë si më parë në fshat kallajxhinjtë,
I kallajisi kurbeti fshatarët,
Kazanët e rakisë flejnë bahkë me minjtë,...
Të fshehura qosheve nga kusarët.
Brenda kazanëve zien rakia e vetmisë,
Llullatë e tyre si hundë nuhatin...
Ndjejnë erën e të zotëve të shtëpisë,
Kur portat e mbyllura me kohë hapin.
KOPANI
- Ju zonja, që rrobat me lavatriçe i lani,
A e dini vallë, se ç'është kopani?
... Eh, si kërciste ky send dikur,
Anës lumit mbushur me gurë!
Sa shumë dru kanë ngrënë atje,
Këmisha ime dhe pantallonat me dhe'
Nënat tona e dinë ç'kanë hequr,
Duart mbi gurë duke përpjekur...
Ju zonjat e sotme, jeni me fat,
S'e provuat kurrë kopanin e thatë.
- TEK KY MAL
Këmbët s'më mbajnë të eci më lart,
Posht malit jam ulur e rri,
Me mendje më shanë një laraskë:...
Polli mali një mi!
Dikur isha i ri dhe i fortë,
Ngjitesha me babanë me dhenë e dhi,
Tani s'mundem t'i shkoj malit deri në gjoks,
Vetëm sa të dëjoj zemrën e tij,
- LULET
Lulet,
Më kujtojnë
Një grua lavire,...
Më bëjnë përherë alergji,
Ju thithni aromën e tyre,
Unë tështij...
PLAKU QË PUTHTE PLAKAT
- Me inat e shihja, në fëmini, gjithmonë,
Xha Andonin, një plak të fshatit tonë.
Por ky zemërim, mu shua një ditë,
Kur gjyshja ime perëndoi sytë.
Të vdekur e puthi gjyshen në fytyrë
Dhe i tha me lot:xhane, lamtumirë!
- RRËFIM NË KISHËN E SHËN THANASIT
Shën Thanas,
Erdha të rrëfej mëkatet e mia:
Vajta te gruaja të Premten e Zezë......
E di, që ashpër do të më shajë Perëndia:
Kur Krishti u flijua, ty bëre seks?...
Shën Thanas,
A ke qenë ndonjëherë i dashuruar?
Më mundi gruaja, më beso, s'kam faj...
E harrova atë çast Krishtin e kryqëzuar
Dhe u kryqëzova në trupin e saj...
Me inat e shihja, në fëmini, gjithmonë,
Xha Andonin, një plak të fshatit tonë.
Por ky zemërim, mu shua një ditë,
Kur gjyshja ime perëndoi sytë.
Të vdekur e puthi gjyshen në fytyrë
Dhe i tha me lot:xhane, lamtumirë!
- Shën Thanas,
Erdha të rrëfej mëkatet e mia:
Vajta te gruaja të Premten e Zezë......
E di, që ashpër do të më shajë Perëndia:
Kur Krishti u flijua, ty bëre seks?...
Shën Thanas,
A ke qenë ndonjëherë i dashuruar?
Më mundi gruaja, më beso, s'kam faj...
E harrova atë çast Krishtin e kryqëzuar
Dhe u kryqëzova në trupin e saj...