ARDITA LAJÇI - GJOÇAJ
KTHEHU VEÇ EDHE NJËHERË
Në mangallin e shpirtit të djegur nga malli,
Hija jote sipër prushit, më shfaqët shajni !
Unë pi një gotë verë, dhe, lutem për ty,e di,
Smë dëgjon,ke shtegëtuar në të tjera shtigje!
U bie furishëm telave të shpirtit,
Përtej ritmeve të zemrës hakërrehet zëri im,
Këndon një serenatë për ty.
Nga shtjella e dhimbjës,
Nxjerr dëshirën të ma përmbushë dielli,
Dhe si rreze të përplaset mbi sytë e tu!
Ktheu vetëm edhe njëherë,
Ende më përkund hija e dorës tënde
Në djepin e ëndrrave te mia.
BOTË E MISTERSHME
Sipërfaqja e jetës zbret si hijë
E mbledhur në një dorë fati,
Aty ku ferri është vetëm një boshllëk,
Sepse toka, është utopi e djallit!
Hëna kafshon terrin më dhëmbë,
Në fytyrë nxjerr buzëqeshje cinike.
Mirësia klith në zgrip të humnerës,
Yjet ndizen mbi shandanët e shpresës.
Dielli shtrihet i dehur
Mbi qiellin e lakuriqësuar
Në këtë botë të mistershme,
Që veç veten e njeh si apostui të virgjërisë.
05.06.2019 Ch.
UNË DHE TI
Me ngjyrën e puthjeve,
shkruam skenarin e dashurisë.
Unë dhe ti,
pushtuam skenat në teatrin e jetës.
Kritika e komplimente,
Nga këndvështrime të ndryshme.
Mes duartrokitjesh spektatoriale,
Të përqafuar lëshuam skenën.
Prapa perdëve, fshehëm shumë kujtime,
Shijuam çastet më të bukura, larg syve të botës!
VETËM PËR TY
Shoh jetën në sy, për t’i vjedhur një buzëqeshje,
Hijerëndë, shumë mistike kundruall meje.
Nuhat, shijoj, prek,dëgjoj ...
Lexoj të ardhmen në të shkuarën tënde.
Do t’isha nisur në fund të botës,
Si bashkërrugëtare në rrugën tënde.
Mos ngurro...
Jam shenja, që ti e lexon drejtimin.
Kam ardhur në qiellin tënd si dallëndyshe,
Mos e vrit mendjen, nga cila botë kam ardhur,
As nga cilët dimëra kam ikur!
Kam ardhur vetëm për ty..
Më dashuri, t’i kuroj plagët.
Ardhja ime tek ti, nuk është anonime,
Ti, mund ta kuptosh po deshe,
Ose duke ecur gjurmëve t’mia.
Mbi syprinën e shpirtit,
Të kam shtrirë si një të pandehur,
Pa ndrojtje zhvesha ndjenjat engjëllore,
E u dehëm deri në orgji të defrimit.
Më gjyrat e lumturisë,
Peneloj dashurinë e lakuriqësuar.
Më butësinë e gishtërinjëve,
Largoj perdet e trasha të kohës
Që, të kanë mbështjellë me tis errësire,
Dhe nga kjo natë shtatzënë,
Si bistak filizi, lindën shumë yje.
Yje që i dhanë botës tënde djepin e rilindjës.
Mos përkund ëndërrat në përgjumje,
Zgjohu, të kam sjellë ndjenjën e shartume
Prej një dashurie që,
Ritmon më rrahje zemëre.
Mos harro..!
Nga cila farë është mbirë kjo ndjenjë,
Ndjek rrënjët e saj deri në pafundësi,
Aty, ku mbaron udhëtimi ynë,
Fillon një kapitull i ri.
GALAKSIA
Me diellin e mëngjesit,
Kam tharë pellgjet e lotëve!
Me zjarrin e yjeve
Kam ndezur telat e shpirtit.
Nga një pikë
Dashuria zgjerohej si rrathët e ujit,
Duke rrumbullaksuar lumturinë,
E cila u palos në mua, dhe,
Mori formën e gjysmë hënës.
Sa dua ta di,
Cili është fundi
Ne horizontin pa fund,
Në këtë Botë kalimtare,
Ku gjithçka ngjizet në një formë,
Që ngjan me formën e tokës!?
MOS E VRIT MENDJËN
Mos e vrit ti mendjen kot,
Se nuk do të vuaj, o njeri!
Vetëm kam ardhur në këtë botë,
E vetëm do të iki gjithësesi.
Jeta është e bukur shumë
Për të tjerët ta mohosh.
Por Unë nuk dua as në gjumë,
Ëndërrën time të ma trazosh.