Nëse një femër mrekullohet Vetëm nga vargu im i thjeshtë Unë jam Romeo që dashurohem Sapo të bëhet ajo Xhulietë!....
Sepse e di se çfarë është endrra Dhe dashurinë unë e kuptoj! sa fantastike që ësht' femra E di veç ZOTI që e krijoi!
Unë mirë e di çfarë do një grua! Një fjal të ngrohtë dhe çiltërsi. Brenda në shishe më futi mua! Se isha Djalli në Dashuri!.....
QYTETI PA DASHURI
Qyteti mbeti pa një Romeo Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë Ku ikën çiftet e dashuruar Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...
Një stol i hedhur në mbeturina Më tej dëgjoj një ulërimë… Zgjebosur qentë…macet stërvina Një vajzë e fishkur merr…petidinë
Deti i pshurrun…traget i ndryshkur Policë që qelben veç era gjizë Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur Nuk ka gomone…nuk ka as vizë
Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!) Mesnata çmëndet nën ritëm rroku Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë
Qyteti mbeti pa një Romeo Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë Ku ikën çiftet e dashuruar Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...
KU KEMI LERË ?!.. Në ç`vend kemi lerë ? Krenarë dhe të dhjerë ? Në Shqipëri !
Ku të hedhin më shume baltë ? Dhe fajdet ti grijnë paratë ? Në Shqipëri !
Ku jetojmë aq të gëzuar ? Xhepat bosh, derën e blinduar ?! Në Shqipëri !
Ku ka bakër, krom dhe arë Po s`ke ujë as për tu larë Në Shqipëri !
Ku spiuni bën transparentin ? Ku vampirët bëjnë Parlamentin !? Në Shqipëri !
Ku ta vrasin Deputetin ? Ku s`e pjerdhin Presidentin ? Në Shqipëri !
Ku Qeveria punon me banda ? Ku na mban gjallë veç kontrabanda ? Në Shqipëri !
Ku ka vlerë më shumë Gomari Se shkencëtari apo shkrimtari !? Në Shqipëri !
Ku Qeveria luan Nastradinin ? Ku sigurimsi të vjedh persekutimin ? Në Shqipëri !
Ku i veshin në kokë çorapet ? Ku kallashi i lan hesapet ! Në Shqipëri !
Ku s? punojnë hiç Kombinatet ! Ku hajdutët ngrejnë pallatet ? Në Shqipëri !
Ku pëlcet, kërrcet dyfeku ? Ku pa punë, fitohet leku ? Ku hedh valle serbi dhe greku ? Në Shqipëri !
Ku ka ?paqe? , ?rend dhe qetsi? ? Ku ujku për ujkun është njeri ? Në Shqipëri !
Ku jeton një popull e nuk ka të dytë ? Që bën sherr me vehten dhe vehtes i nxjerr sytë !? Në Shqipëri !
Ku vishet gjithë populli më trim i botës Me tesha të vdekunish të kurvë Europës !? Në Shqipëri !
AD FISHTUM IN MEMORIAM
Zot i madh gjithmonë t'jam lutë Se i jemi po m'a futë! Unë që t' lutem jam shqiptarë. A ke kohë pak, me ma varë.
Tek ky Glob që rrotullohet Asht dhe toka e shqiptarve. Zot, pash nderin a t'kujtohet?! Ku i kam trojet e t'parëve?
Se jam komb nën 5 flamurë. Komb që han mishin e vet. Komb që vdes për diktaturë! Trim, hajdut, dinsëz milet.
Për inatë të mullixhiut Shkoj e flejë me vjehrrën tande. Jam me tru të sherraxhiut Që ngacmoj grenzat me krande.
Fol pra Zot! Ma zgjat pak
dorën! Më thotë bota:- qen bir qeni! 'Ej shqiptar, shko pyete Vlorën, Brenda vehtes dreqin keni!
Ke kulturë, por shkolla dogje! Ke flori, por je zhelan! Veç kur flenë s'merresh me llogje. Vet me vehte del n'mejdan!
Ti që mbrojte Krishtërimin. Ti që Fé ndrrove tre herë Ti që Babë bëre Stalinin. A ke besë? Atdhe e Nderë?
Zëri i Zotit bubulloj. Tundi kodër, fushë e male. Pyes vehten dhe mendoj A kanë fund o Zot k'to halle?
Kam n' Flamur zog me dy krena Një zog-monstër, shenj Sllavije. Prej aty merr cakun rrena Bash aty vjen erë tradhtije!
Fluturo shqiptar drejt qiellit. Çaj hapsirat anë e mbanë! Galaktikat mbrapa diellit, Me dy krena shqipe s'kanë!
Ku e gjete atë farë simboli? Që Flamuri jonë e mban? Me dy krena kush e polli? Katolik e mysliman!
Nji Kosovë. Tjetra Shqypni Njëra plagë e tjetra kockë. Me dy krena kuq e zi. Njëra Gegë e tjetra Toskë
Eh mallku qoftë kush e shpiku Me coptu vehten me dy. 500 vjet Turkia të fiku 500 vjet brinjët t'ka thy!
Gjer' në Jemen shkove ushtarë Tokën tande e le në zor. Shkodra s'kishte buk me hangër Ti në Bejrut, guvernator!
Si do e bëje Nënë Shqiprinë? Ti që s'njeh as Ligj as Shtet! Kur të vdiqën jashtë Atdheut Burrat me cironka n' xhep!
Je i vetmi komb me huqe. Që s'e don kulmin e shpisë. Popull - Dem, që bojën e kuqe Shkon ia merr uha komshisë.
Sot që rrugët e Evropës Me gjak tandin i ke hapë. Prap drejtohesh prej eskortës Që vjedh Ditë e që vjedh Natë!
Mos pash gjakun e martirëve! Mos pash hatrin e lirisë! Mos ia prish të ardhmen fëmijve! Mos ia hap vorrin Shqypnisë!
Je mallku nga Historia. Je shqiponjë, s'je korb, as sorrë! Nji formulë e ka Shqypnija: Je bashkvuajtës e bashkfajtorë!
(vijon)
U PRIVATIZUA VARGU!
Hej milet! Dallkaukë,letrarë, bejtexhinj dhe poet Mblidhuni tek Sheshi i Poezisë! Erdhi momenti I shumëpritur
Privatizohen
vargjet, vjerrshat, poezitë poemat, balladat e vlerat e Letërsisë,merrini Antologjitë Letrare ku janë e ku nuk janë fillojmë nga ato të shkruarat në pergamenë nga autorë me emra të lashtë Taukrik, Taulant Vraufrik, Hespant,Iprisht, Ibrisht Ecni ndër shekuj tek poetët me mbiemra justinianë dhe bizantinë Zarisht, Bogdan, Ylenec, Jeronim,ndaluni tek arbëreshët e Moresë Gavril, Derad, Pal, Muzak, apo Golem Blini Fishtën, shisni Koliqin, një Mjéd ndrrohet me dy Migjen! Mblidhuni të gjithë me lajmërimin tem! Do ndrrohet Naimi, Chajupi,Prenushi dhe Shantoja Me poezi shkruar nga Mao Y dhe Go Mo Zhoja(!) Mblidhuni pra mos humbisni rastin! Sot hapet Tenderi i Privatizimit Epokal! Tek Sheshi I Poezisë Shisni Ismail Kadarenë dhe blini poetin Fekal! Ka dalë nga gjiri i popullit! Gjyshi i tij ka qenë Këshilltar në Hekal! Bile dhe kryetar fronti...kryeçoban i dhisë! Rapsod i orëve të para, që me porosi të partisë.. diskretitoj puçistat në gjirin e ushtrisë.. Nxitoni se vargjet po mbarohen! Poemat shiten, blihen, privatizohen! Kurvat e Poezisë krihen, zbukurohen gëzohen, pasurohen! Në bordellet e vargut të thyer... Mos humbisni rastin! Poezinë kombëtare për ta këmbyer. Nesër do privatizojmë Historinë! Do këmbejmë Korçën e Gjirokastrën të bëjmë Vorio Epirinë! Mos humbisni rastin! Sot privatizojmë Poezinë! Nesër Historinë, Gjeografinë, emrat e mbiemrat!..etj.etj. Nesër!... Nesër ama!..pastaj?.. Pastaj na mbetet të privatizojmë Atdheun! Dreqi le ta haj! Jepen falas Eposi i Kreshnikëve Legjenda e Murimit! Është rinovuar koncepti për Atdheun! Tani kemi Bashkimin Europian Atje mund të futemi pa Skënderbeun(!) Gjin Bue Shpatën, Kont Uranin Adem Jasharin, Zahirin, se vallah na lodhën. Privatizojmë fushat dhe malet e mandej privatizojmë Kosovën!!! (Oj medet!) Si dikur Plavë e Guci.. Shkodrën e bëjmë Zonë të Lirë (pa dalje në det..) ndoshta e lemë të shkoj me Mal të Zi. Hej milet! Mblidhuni tek Sheshi i Poezisë! Privatizohet vargu atdhetarë! Shitet me shumicë! Mblidhini kursimet tuaja shqiptarë! Ejani dhe bleni vargjet me rimë, pa rimë. Se Antologia do muroset si Rozafa dhe jashtë do ti lëmë vetëm një sisë... Ka ardhur Koha e Mbrapshtë Të pijmë qumësht të konservuar nga punishtet e Greqisë Mblidhuni të gjithë në Sheshin e Poezisë!
KISHA VDEKUR…NUK E DIJA!?
Kisha shumë vite që kisha vdekur Erdhën plot njerëz dhe në varrim Sa fjalë të bukura që kishin gjetur I kishin shkruar mbi varrin tim…
Sa turp më vinte, sa më peshonte Rrasa e varrit me ato fjalë. Ndonse parajsa nuk më pranonte Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…
Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë Doja nga njerzit një fjalë të ngrohtë Vetëm më iku, jeta e tërë…
Tani që s’jam, mos u friksoni! Se larg prej jush vendin e gjeta. Rri kuvendoj me Perëndinë Ai s’paska frikë nga e vërteta!
NUK KAM KOHË TË MERREM ME TY!
Mjaft më bezdise me xhelozinë tënde! Gjeta pak kohë të ta them ndër sy: Bota ime është më e madhe se çdo dhëmbje Lermë të lutem, nuk merrem dot me ty!
Unë vij të përkëdhel e ti kurr nuk ngopesh Ankohesh, psherëtin e pastaj thua: - më ke xhan? Vërtitesh brenda vehtes e prej saj friksohesh Nuk kam kohë të merrem me ty taman!
E di se do trishtohesh dhe do kërkosh pardon Por unë e ndjej nga larg, do mbetesh po ajo! Sa më shumë të të dua, ti përsëri dyshon Më ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: - a më do!?
Tani fli dhe pafsh endrrat më të bukura Unë do vij fshehurazi e të të puth në sy Se lulet mezi presin, mbi to, të ndalet flutura… Ika…sepse nuk kam kohë të merrem me ty!
LETRËS SË BARDHË…
Ajo që mbeti gjithë jetën e virgjër Më ra në dorë krejt rastësisht. Dhe unë rrugaçi I poezive E zhvirgjërova përfundimisht.
KATËR STINËT
Katër stinët e krrusura, ecin e ndrrohen pafundsisht Mbyllet viti fillon tjetri, e kështu çapitemi në pafundsi... Si buall i palodhur, mpreha pendën në letër sinqerisht Dhe doja që me afshin e shpirtit, t'a falja njerzve veç Dashuri!
UNË DHE “POETËT”
Ama "poetë" ishin ahere, kur thurnin hymni për Partinë! Tani liria është prapa dere, Ata më shajnë veç Shqipërinë!
Ndaj dhashë e dhashë e më s'durova! Duke e lënë at' vend të lik! "Poetëve" vendin ua lëshova Përplasa derën, e thashë: - Po ik!
Kalova udhë, kalova dete Më ngjante vendi si një greminë! E morra vargun, dhe vrava vehten, rrëzuar jam sot mbi vetminë!
Kur të kujtohen që unë kam ikur Do jetë shumë vonë, por s'ka rëndsi! Më mirë larg tyre, Qiri Pa-fikur Se bajgë e shkelur, pa Poezi!
BANALE
Kur ju të tjerët arrini deri tek endrrat dhe të nesërmen i tregoni të lumtur. Unë i jetoj endrrat e mija bile dhe tuajat. Padyshim që këtu ua kam futur!..
LAJTHITJE POETIKE
Nëse një femër mrekullohet Vetëm nga vargu im i thjeshtë Unë jam Romeo që dashurohem Sapo të bëhet ajo Xhulietë!....
Sepse e di se çfarë është endrra Dhe dashurinë unë e kuptoj! sa fantastike që ësht' femra E di veç ZOTI që e krijoi!
Unë mirë e di çfarë do një grua! Një fjal të ngrohtë dhe çiltërsi. Brenda në shishe më futi mua! Se isha Djalli në Dashuri!.....