Ardi Omeri
DY
RRJESHTA PËR TY
Kur vapa të më marrë në krahë
e Dielli të jetë shtatë pash mbi re
Kur detit "në këmbë ti hyj"
e dallgës ti them: -
"Urtë se të dërgova nga erdhe"...!
Kur me ujë të jem njomur
e afër të kem freskinë...
Do të ulem në breg të detit,
mbi rërë të valëzuar si dallgë
Të shkruaj te përjetshmen, poezinë ...!
Dy rreshta për ty, për mua e të tjerë...
Do ti këndoj dashurisë së bukur,
derisa në det "të hyjë në këmbë"
edhe rëra "gjysëm e vdekur"...!
Me ritmin perkushtim të këngës sime,
të vallzojë për dashuri "e djegur"...!
PA KOMENT - PA SHKAK
Në 12 të natës, fillojnë disa mace të vogla të qajnë...
Një qen, i leh me të madhe pas çdo mjaullime foshnjore...!
Në tre të natës koncertin e merr në dorë qeni i madh,
që ulërin pa pushim deri në agim, me tone baritore!
Koncerti vazhdon në kor, herë qentë e herë macet...
Vazhdon deri në ora pesë ky koncert i artë...
Njerëzit e tjerë s'flenë dot gjumë deri në agim,
kur fillon njeriu me mikrofon nga një kullë e lartë...!
Të gjithë "të autorizuar" të prishin qetësinë
Macet dhe qentë, njerëzit me e pa "veshje"
Vetëm ne, populli s'mund ta kemi këtë "fat"...
Populli merr me shumicë - "qeshje dhe ngjeshje"...!
FSHEHUR MES GËRMASH...!
Në një libër lexova unë emrin tënd
Fshehur mes gërmash që qanin në heshtje
Gërmova me mllefin e viteve që lash pas
...Por, çuditërisht sot s'më zgjon as kureshtje...
Më ngjan një histori e treguar nga të tjerë!
Lexuar në përralla me fantazma e njerëz të këqinj,
ku fatkeqësisht fiton edhe i keqi ndonjëherë,
por e shajnë përjetësisht të vjetër dhe të rinj...
S'më vjen keq për vargjet që të dedikova
Në këngë malli, dashurie por dhe lot!
Sot, si Dielli që ditës i jep dritë,
Unë qesh me cinizëm pa të falur dot...
Ka një natë të errët pa dritë, pus të zezë
Ka dhe një me yje që rreth Hënës vallzojnë
Pastaj mbyllet cikli me rrezatimin e bukur jetësor
Ku drita i zë vendin errësirës,
Hëna fle, yjet shuhen, Dielli ndriçon i vërtetë, përrallor...!
VETËM NJË ...!
Të kapësh ylberin vezullues të botës...!?
Të rrish njëkohësisht me Diellin dhe Hënën...!?
Të zgjatësh duart në mijëra ëndrra...!?
Të bëhesh kurban në qindra copa...!?
Apo egoist me muzën tënde nga vjen kënga...!?
NË HOLLIN E MORTJES...!
Rri në strofullën time...!
Të varfër, bujare e të qetë
Aq sa duket shpesh si shtëpia e vdekjes...!
Dëgjohet vetëm një tik-tak...
...gjithmonë... !
Kjo më bën të kuptoj
Se nuk kam vdekur
...në shtëpinë...
...që ngjan si holl i mortjes...!
Erdhi djalli e iku
Orgji dot me të nuk bëj...
Iku e më la veç veten time
Në pasqyrë me Të më ngjan...!
Prandaj nuk e pranova, ngjante si dualizëm...
Unë brënda meje si Ai ndoshta jam...!
E PATJETËRSUESHME
Mbi lot harrimi e vetmie,
në tënden brengë rrinë e pikon !?
Kërkuar mbi "vite topalle",
si "e sëmurë që lëngon"... !
Pikë e zezë,si e vetme jetime,
mes hartash të tejdukshme...!
pikë e bardhë mbi të zezë...
...e patjetërsueshme...!
Në "gjumin" e kohërave që iknin e vijnë...
Tu plak qeliza ku jetët gjurmë lenë!
Mes zhurmës hipokrite të kohërave që ndërrojnë...
Të mbeti veç qenia e gjithhershme Nënë...