SABIT RRUSTEMI
- KOSOVË
mjaft mishngran'sa
e dhengran'sa
ke pasë...
e ke trupit tand
i lumi unë
qi mete n' kambë
kurgjë s'po lypi prej teje
veç n' mujsha me t' dhanë
kënaqem sall që t' kam
- NË ÇASTIN KUR KJO DITË JE TI
Asgjë nuk i kërkoj Ditës në të cilën posa hyra...
qoftë kjo edhe Ditë Feste
sall le të jetë e kthjelltë si sytë tu
e ndritshme dhe e qeshur si fytyra jote
e ëmbël dhe e ngrohtë si buzët tua
si ai trupi yt i bardhë e i njomë
e dashur dhe e dlirë
si zemra jote
si ai shpirt i paqtë e i pafund
Ditës në të cilën posa hyra
nuk i kërkoj asgjë pos Teje
Në çastin kur kjo Ditë je Ti
do t'i falem përditë
me dashuri.
- MESHA E PAVARËSISË
Nis në Shtëpinë e Lidhjes në Prizren ...
Aty nën kala
Pastrohemi me ujin mëngjesor të Bistricës
Dalim te Verrat e Llukës
Për t’u ngritur në lulediej
Grykës së Kaçanikut
Hyjmë me mallin e triumfit
Në Shkupin e Kosovës
Për një Simfoni të qetë të Bardharit
Kapërcejmë Fuqitë e Mëdha
E harrojmë një Moratorium
Për të zbritur në Vlorë
Shpëtojmë gjysmën e Etnisë
Nga operimet ballkanike
Me Kosovën nëpër lisa
Në pauzë
Londra përsërit një racion dreke
Me konferencë Berlini
Fçinjët lakmitarë
Na vjedhin Bukën e Bekuar
Neve mbesim duke i ngrënë gishtat
Një shekull udhë bëmë
Në ballë me agimët e ademët
Golgota kohësh sfiduam
Nga Prizreni në Prekaz
Nga Karadaku në Koshare
Deri tek kjo Meshë e Pavarësisë
Në zemër të Dardanisë
Aty Në Majën e Bregut të dielltë
Rreth të Përndritshmit Rugovë
Këndojmë hymnin e gjithë luftërave
Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë
Dardania shpërgjumë antikën
Në mileniumin e tretë
Shenjtërohet me pavarësi
Kori i përzier
Nga Sheshi Nëna Terezë në Prishtinë
Ngrit majegishtash një popull
Tek përmbyll Meshëm me Hymnin e Ri
Zgjohu Dardani .
- SI GJETH I VETMUAR STINE
Urimi i vonuar...
si gjeth i vetmuar stine
kalbet skutave
Nuk ka fat të shkilet
as nga këpuca ime apo jotja
apo të bartet hapësirave të lira
sipas tekeve të erërave
I mungon mjaftueshëm dhe drita
Vonë e lëshon bora
ajo ngricë kujtimesh
Po e ruaj për njëherë tjetër e dashur
E ti
mirë qofsh kudoqofsh
me një dashuri të shtuar për mua
E sheh që i tëri jam pushtuar nga mos harresa.
- POEZINË QË NUK E LEXOVE MBRËMË
Me një të prekur gishti eterit të paanë më iku...
shenjave kah ishe fshehur ti
E skuqur fjalësh e drojtur sa s' ka
në do ta pranoje do ta pëlqeje a përqafoje
tërë natën e lume
nën cepin e epërm të një dritareje priti
Dhe syri yt
ah, ai sy i përmallshëm i rënë në gjumë
nuk ndriti deri në mëngjes
Nuk di në ç' ëndrra re
aq gjatë kush të robëroi
që s'e ngrite dorën tënde të bardhë
atë bardhoshe të butë
për ta marrë në gji zemrën time pa fjalë
Ajo e vetme
nën ngrica stine qëndroi e qëndroi
derisa erdhi dita tjetër
dhe syri yt vezullues më në fund e pa