Enkeleida Kondi
DO TË VIJ......
Po bie shi, por unë do të vij se të thashë
Me zemër të pastër e flokët e lagur
Pa makiazh, e bardhë si skulpturë e ngrirë
E akullt....
Do të vij me mendimet që më sillen rrotull
Si fluturat luleve në pranverë
Nga malli dhe shuin do ta harroj
Kokën do ta vë në gjoksin tënd do shplodhem
Paqen dhe mirësinë aty do gjej.
ZGJOMË...
Eja në ditët e mija dhe ......zgjomë
Me fëshfërimën e erës
Me zhurmën e dallgëve mbi shkëmbinj
Qëllomë...!
Por zgjomë...!
Edhe sikur të më vërvitësh
Përralla me kuçedra
Që tmer e flakë nga goja lëshojnë...
Prapë zgjomë...
Plagët do m'i shërojë Jeta!
Zgjomë miku im, zgjomë!
Dua të jetoj, të eci....
Mbi kuaj vargjesh
Të kalëroj...
Zgjomë.
***
Mbi gjoksin tënd
Kur kokën vura
U shuan vullkanet
Dhe shirat reshtën
U mbytën mistershëm
Demonët e tërbuar...
Në oqean paqeje
Lundroi dashuria...
Se ti dhe djajtë
I bën të heshtin..
Me heshtjen që më dhuron mua
E bën të vijë pandrojtur ndjenja
Dhe kaq natyrshëm
Të thotë, eja..
…
Dëshiroj që mjegullaja e errët e natës të fashitej
Dhe un’ të mund të shoh’ buzëqeshjen tënde.
Të paster si një pikë loti
Dëshiroj që trupi im të shpërbëhej
Në duart e tua,
Të endej si re e bardhë në qiej amshimi
Dhe ekzistenca ime të humbiste ne gjoksin tend.
UNË TË KISHA THËNË
Po unë të kisha thënë, moj Hëna ime,
Fshije nga unë syrin qerpikëgjatë
Shikimin e ëmbël kur ma hodhe mua
Më le të reshkur, si burimin e thatë..
Po unë të kisha thënë, moj dritë,
Fli ditës se Dielli, nga ty ka frikë
Natës zgjuar, fjalosu me mua
Në agim, o dritë, ngrehu e ik...
Po unë të kisha thënë, moj shpirt
Mos luaj me ndjenjat e mija
Folesë së zemrës sime të brishtë
Si ethet e vapës, ndjenjat e mija.
SHIKOHEM
Në pasqyrën e mendimeve
të tua gënjeshtra..
Shndërohem,
në gjeth e vdekur
nga vjeshta...
Mar frymë,
në ditën që lashë pas
me dhimbjen-heshtje,
Mendoj,
me trurin e lodhur të kohës
pakufishëm, deri në prehje..
RRIMË EDHE PAK
Zjarr kemi ne sy ne buze prush,
dhe ne zemera kemi flak,
jemi fshehur s'na sheh kush,
rrijme, rrijme edhe pak...
Kjo ndjenje e bukur na ka kapur,
si dy drere te zene ne lak,
buzeputhur, zemerhapur,
rrijme, rrijme edhe pak...
Dhe kjo nate kaq e bukur,
ne te dyve s'na ka hak,
se pa ne e mjere do ish dukur,
rrijme, rrijme edhe pak...
Prane teje jam femi,
larg teje ndihem plak,
jemi dehur une dhe ti,
rrijme, rrijme edhe pak...
Kjo drite hene na lag ne floke,
lumturia ne zemra na lag,
ne qiell s'jemi as ne toke,
rrijme, rrijme edhe pak...
Me sy mbyllur qarte te shoh,
se te kam nen lekure te kam ne gjak,
hena sonte si diell ngroh,
rrijme, rrijme edhe pak...
Prane e prane jemi dy mjeshtra,
gjithe boten kemi cirak,
e ndjejme dashurine ne eshtra,
rrijme, rrijme edhe pak...
Koha rrjedh si gjak nder deje,
dhe vjeteron gjithcka pa shkak,
por ndal koha kur jam prane teje,
ndaj rrijme, rrijme edhe pak...
Po bie shi, por unë do të vij se të thashë
Me zemër të pastër e flokët e lagur
Pa makiazh, e bardhë si skulpturë e ngrirë
E akullt....
Do të vij me mendimet që më sillen rrotull
Si fluturat luleve në pranverë
Nga malli dhe shuin do ta harroj
Kokën do ta vë në gjoksin tënd do shplodhem
Paqen dhe mirësinë aty do gjej.
ZGJOMË...
Eja në ditët e mija dhe ......zgjomë
Me fëshfërimën e erës
Me zhurmën e dallgëve mbi shkëmbinj
Qëllomë...!
Por zgjomë...!
Edhe sikur të më vërvitësh
Përralla me kuçedra
Që tmer e flakë nga goja lëshojnë...
Prapë zgjomë...
Plagët do m'i shërojë Jeta!
Zgjomë miku im, zgjomë!
Dua të jetoj, të eci....
Mbi kuaj vargjesh
Të kalëroj...
Zgjomë.
***
Mbi gjoksin tënd
Kur kokën vura
U shuan vullkanet
Dhe shirat reshtën
U mbytën mistershëm
Demonët e tërbuar...
Në oqean paqeje
Lundroi dashuria...
Se ti dhe djajtë
I bën të heshtin..
Me heshtjen që më dhuron mua
E bën të vijë pandrojtur ndjenja
Dhe kaq natyrshëm
Të thotë, eja..
…
Dëshiroj që mjegullaja e errët e natës të fashitej
Dhe un’ të mund të shoh’ buzëqeshjen tënde.
Të paster si një pikë loti
Dëshiroj që trupi im të shpërbëhej
Në duart e tua,
Të endej si re e bardhë në qiej amshimi
Dhe ekzistenca ime të humbiste ne gjoksin tend.
UNË TË KISHA THËNË
Po unë të kisha thënë, moj Hëna ime,
Fshije nga unë syrin qerpikëgjatë
Shikimin e ëmbël kur ma hodhe mua
Më le të reshkur, si burimin e thatë..
Po unë të kisha thënë, moj dritë,
Fli ditës se Dielli, nga ty ka frikë
Natës zgjuar, fjalosu me mua
Në agim, o dritë, ngrehu e ik...
Po unë të kisha thënë, moj shpirt
Mos luaj me ndjenjat e mija
Folesë së zemrës sime të brishtë
Si ethet e vapës, ndjenjat e mija.
SHIKOHEM
Në pasqyrën e mendimeve
të tua gënjeshtra..
Shndërohem,
në gjeth e vdekur
nga vjeshta...
Mar frymë,
në ditën që lashë pas
me dhimbjen-heshtje,
Mendoj,
me trurin e lodhur të kohës
pakufishëm, deri në prehje..
RRIMË EDHE PAK
Zjarr kemi ne sy ne buze prush,
dhe ne zemera kemi flak,
jemi fshehur s'na sheh kush,
rrijme, rrijme edhe pak...
Kjo ndjenje e bukur na ka kapur,
si dy drere te zene ne lak,
buzeputhur, zemerhapur,
rrijme, rrijme edhe pak...
Dhe kjo nate kaq e bukur,
ne te dyve s'na ka hak,
se pa ne e mjere do ish dukur,
rrijme, rrijme edhe pak...
Prane teje jam femi,
larg teje ndihem plak,
jemi dehur une dhe ti,
rrijme, rrijme edhe pak...
Kjo drite hene na lag ne floke,
lumturia ne zemra na lag,
ne qiell s'jemi as ne toke,
rrijme, rrijme edhe pak...
Me sy mbyllur qarte te shoh,
se te kam nen lekure te kam ne gjak,
hena sonte si diell ngroh,
rrijme, rrijme edhe pak...
Prane e prane jemi dy mjeshtra,
gjithe boten kemi cirak,
e ndjejme dashurine ne eshtra,
rrijme, rrijme edhe pak...
Koha rrjedh si gjak nder deje,
dhe vjeteron gjithcka pa shkak,
por ndal koha kur jam prane teje,
ndaj rrijme, rrijme edhe pak...