Shahe Rama
THEM
Një puthje në faqe, thua nuk është gjë
As një shtrëngim dore, nuk e bënë me zë
Letra dashurie, thonë janë demoduar
Nga të filloj zemra, kështu e tradhtuar?
SONTE
Nuk ke pse të kesh emër tjetër
Qe te vish në sofrën tim
Dy qirinjët, gjysmë të djegur
Fundin e presin me drithërime….
URA E LUMTURISË
Nëse më shtrin dorën tani
Një urë të mirë do bëjmë të dy
Ti je në Jug, unë në Veri
Mjafton kjo urë për lumturi.
Urës kalojnë dhe shumë të tjerë
Lule të freskëta, hedhin përherë
Nëse jem bashkë do kem mundësi
Buqetë me lule të bëjmë gjithnjë.
Dhe të mendojmë si t`i shpëtojmë
Lulet e urës, shumë të qëndrojnë
Vazon e Arbërit, bashkë e ujdisim
Me ujë të Drinit ...
KUR VRANË POETIN (Poetit Ymer Elshani)
Kur vranë poetin të pashpirtët
Bashkë me katër pëllumbat e tij
Qielli u ngrys tepër shumë
Rrëke lëshoi një shi.
Ylberi s`doli si per inat
Hena buzevarur ndriconte
Nuk vdes poeti, tha vargu i tij,
Vetem pak gjume ka vene ne sy.
UNË DHE DETI
Vallëzova, këndova, sa munda sa dita
Rërën mik e bëra, bashkë me shoqen Nita
Në mbrëmje pulëbardha më vinte n`takim
Nga inati vala, ikte në pakthim.
Në mëngjesin tjetër doja të ndryshoja
Me gishtin e vogël me valën pajtoja
Çupëzat edhe djemat nisën xhelozonin
Me bombone valën, donin t`a mashtronin.
Ndihesha si mbret, i vogël në det
Bukuri e rrallë, bash sikur në përrallë
Anijes i shkela vetëm njerin sy
Më prit verën tjetër, unë prap do të vij.
HËNA
Kur të gjithë nisin e flasin
Mami, babi të bërtasin
Të drejtohem hënëz ty
Ti një yll më vë në sy.
Kur ankohen t`gjithë në mua
Shih dhe shoqja është hidhërua
Të drejtohem hënëz ty
Ti s`më lë, më bënë shoqëri.
Bashkë shetisim, buzë liqenit
Verdhacake plot hijeshi
Edhe shtratin gjen për mua
Fli më thua, tani fli.
Herë e plotë, herë gjysmake
Një planet një mrekulli
Një puthje në faqe, thua nuk është gjë
As një shtrëngim dore, nuk e bënë me zë
Letra dashurie, thonë janë demoduar
Nga të filloj zemra, kështu e tradhtuar?
SONTE
Nuk ke pse të kesh emër tjetër
Qe te vish në sofrën tim
Dy qirinjët, gjysmë të djegur
Fundin e presin me drithërime….
URA E LUMTURISË
Nëse më shtrin dorën tani
Një urë të mirë do bëjmë të dy
Ti je në Jug, unë në Veri
Mjafton kjo urë për lumturi.
Urës kalojnë dhe shumë të tjerë
Lule të freskëta, hedhin përherë
Nëse jem bashkë do kem mundësi
Buqetë me lule të bëjmë gjithnjë.
Dhe të mendojmë si t`i shpëtojmë
Lulet e urës, shumë të qëndrojnë
Vazon e Arbërit, bashkë e ujdisim
Me ujë të Drinit ...
KUR VRANË POETIN (Poetit Ymer Elshani)
Kur vranë poetin të pashpirtët
Bashkë me katër pëllumbat e tij
Qielli u ngrys tepër shumë
Rrëke lëshoi një shi.
Ylberi s`doli si per inat
Hena buzevarur ndriconte
Nuk vdes poeti, tha vargu i tij,
Vetem pak gjume ka vene ne sy.
UNË DHE DETI
Vallëzova, këndova, sa munda sa dita
Rërën mik e bëra, bashkë me shoqen Nita
Në mbrëmje pulëbardha më vinte n`takim
Nga inati vala, ikte në pakthim.
Në mëngjesin tjetër doja të ndryshoja
Me gishtin e vogël me valën pajtoja
Çupëzat edhe djemat nisën xhelozonin
Me bombone valën, donin t`a mashtronin.
Ndihesha si mbret, i vogël në det
Bukuri e rrallë, bash sikur në përrallë
Anijes i shkela vetëm njerin sy
Më prit verën tjetër, unë prap do të vij.
HËNA
Kur të gjithë nisin e flasin
Mami, babi të bërtasin
Të drejtohem hënëz ty
Ti një yll më vë në sy.
Kur ankohen t`gjithë në mua
Shih dhe shoqja është hidhërua
Të drejtohem hënëz ty
Ti s`më lë, më bënë shoqëri.
Bashkë shetisim, buzë liqenit
Verdhacake plot hijeshi
Edhe shtratin gjen për mua
Fli më thua, tani fli.
Herë e plotë, herë gjysmake
Një planet një mrekulli