ELVIRA LLUPI
NË DITËN E POEZISË
Do te lexoj me endje!
Cdo varg, cdo thenie, e poezi
Cdo dhimbje, a gezim, a lot poetesh
Do te te lexoj, ty edhe ty edhe ty
Kam qejf te te lexoj edhe ty qe shkruan varfer
Dhe pse brenda shpirtit ke plot pasuri
Se nuk eshte e thene,,se ti qe flet bukur
Ke shpirtin te dlire,si ky tjetri qe s'di
Do te bej dhe like kur shprehesh kuturu
Mjafton qe thenia jote dikur del diku
Do ta respektoj cdo fraze te vjedhur
Se te tregosh kush je,te pakten je perpjekur
Vec nuk kaperdij dot,elitare egoiste
Me shpirtin te zbrazur, ndergjegjen te piste
Qe me ty nuk merret,,nuk ta var s'te do
Ne skuta servilesh,vjell: "u be dhe kjo"
Te kthejne e rremojne te shkuaren e larget
Por kurre nuk kuptova,,clidhje ka me vargjet?
Se nga vjen,ku ishe,,e si u ngrite der atje
A nuk erdhem pa fjale,,e te gjithe do behemi dhe?
Kush foli sa leu? Kush perjete rroi?
Kush gezoi ke,kur pare numeroi?
Kush nuk erdh duke qare? Kush duke qeshur shkoi?
Ndaj mjaft na shitet dengla,,te gjithe jemi njesoj
E sa me shume rob qe shkruajne te lexoj
Aq me shume nga zbathjet e corapeve shpetoj
Se e kam vene re,,kur i zbath corapet
Ne shifra te habitshme,,me bresheri vijne lajket
DASHURIA
Dashuria nuk eshte një loje me hile,
Ku sejcili ben cte dojë,cte duash thua.
Fjale,fjale,fjale dhe genjeshtra me kile,
Çfar kerkon nga une,si te them, te dua?
Kur jam vetem, vuaj vetem e eci vetem,
N’kete jete te ashper, eci me nje kembe.
Smundem te mbaj,kur sme mban Ti mua,
Thjesht peshe-jeten,ma ben me te rende!
Cfare do te thote per ty valle, fjala dashuri,
Takime t’zjarrta,qe te permbushin vetem ty?
Ckujton se, vuan kush per nje cast te nxehte,
Kur gjithe diten e ashper,do jem perseri vete?
Kur thuhet dashuri,ka të thellë kuptim ta dish,
Cdo hall,cdo gezim dashurie,do kemi më dysh!
Sepse lehtesohet halli, kur ndahet me te tjere,
Edhe lumturia, kur e ndajme bashke, ka vlerë!
PRAPË
Prape edhe me ty une i nxorra kthetrat,
Si në prrallat e legjendat atotë vjetrat.
Por thonjte ti i preve butesisht, i puthe,
Kthetrat u bene qull, me dashuri i zbute!
Me buzet gjakosur nga gervishtjet e mia,
Tek ty, me ty, përsëri na ndodhi cudia!
Kthetrat mu zhduken,zuri vend pendimi,
I thashe vetes sime: ky njeri eshte imi!
FJALË - SHUMI
Ne qiell i ngriti zoteria vargjet e mia,
Me fjale qe unë vete ca nuk i kuptoja
Me vargje elozhe, himne elokuente
Tha me “mirësi”se, jam inteligjente!
Ne fakt mendova: është njeri i mire,
Mendova se ky e vlereson poezine.
Pastaj ja filloi: njeri nuk la pa share,
Armikun me te madh kishte njerine!
Ne heshtje e shmanga,muaj nuk I flas
Ç’esht ky mllef, kujt ja zbraz, ja thua?
Pas kurrizit tim,me ndonje shok tjeter,
Kushedi çkusure keput edhe per mua?!
Mbase dhe nuk flet,mbase asgje sthua,
Por ne kete bote,nuk rrihet veç me mua.
Sepse po mbeta veç unë ne kete dynja,
Do kthehem ne bishe, nje dite do te ha!
KUR QËNDROJ ME TY
Të rrish me ty,të mendosh për ty,
Eshtë jetë,është ëndërr dhe poezi.
Kur rri me ty, ka diell kur bie shi,
Me ty parajsa është aty, unë e di!
Nuk di,pse ndrin dielli më shumë,
Sa herë me ty takohem, e rri unë?
Dimri i egër,s’di ku është fshehur,
Nga puthja jote,ngjet me të dehur?
Kur jam me ty vallzoj, qesh si femijë,
Kjo ska emër tjetër, vetëm, dashuri!