SARANDA SHALA
TE HUAJ...
Sa vargje skalita per Ty,
dhe nuk mjaftuan!
Kohe e pameshirshme,
Ironi fati...
Malli me rikthen aty,
tek ai vend pa emer...
Aty ku te dy,
Te huaj ishim,
Te huaj jemi,
Te huaj do te vdesim...
ME FALNI
Mbyllem,degjoj dhe s’flas
Ti s’leviz, dhe une hesht...
Dhimbja pret, Ajo flet!
Me jepni nje lume te laje,
nga tundimi i eres rrobat e mia!
Cdo dite gazlotesjelles,
pikon ne trupin tim.
Me jepni pak drite
Te ndriçoje plaget e mia
Te shohe rrugen e zemres sime...
Me dhuroni, urrejtjen
T’ju fale buzëqeshjen!
T’ju shperlaje shpirtin e ngrysur...
M’falni gjethet e qytetit tim,
nga pak ti ndeze dhe te ngrohe
ato duar te shtrira,
t’ngrira qe verbojne syte e mi!
Kerkoj, asgje nuk kërkoj...
Me sillni, trurin tuaj te prishur,
T’ju jape pak dije,
T’ ju prek nderdije...
EMPATI
Këtë natë mund të rri,
të shkruaj, të fantazoj,
si e dehur në trotuaret e lagjës!
Harenë, ritmin e vallëzimit...
Ngjyrën e pafajshme,
dhe shpirtin e zjarrtë!
Buzeqeshjen origjinale,
që në Adn të lëkurës mbajnë!
Afërsi njerëzore që më merr me vete...
Nuk më lë të ikë, deri në orë të von'...
Me Ata do të këndoj, pa u ndalë,
Sëbashkë do të themi Unë jam Rom!
LOTËT E MALLIT!
Ç’eshte ky shi që po bie ngadalë,
dhe në pesë vite nuk po ndal!?
Ç’eshte ky mall si nje oqean,
qe me lotet e mia me ngjan!?
Një vargan me dhimbje
Shfaqet pranë syve të mi
Prilli sërish po troket
pa babain tim,
qe e doja me gjithë shpirt!
Tani shpirti im rënkon,
Renkon mbi nje cope toke,
ku qetesisht prehesh Ti!
Te ndjej sa herë vi e ulem pranë,
e flasim, te tregoj e me mall qaj...
Ti ne heshtje me degjon e sikur me thua:
Rifillo e me trego, ku e lame!?
Oh, si ne nje film me shfaqet përballë
Çdo fjalë e jotja, çdo e kaluar bashke,
Dhe kur lotët m’turbullojnë mendimet,
iki duke te thene:
- Babe, mirupafshim, do te vij prape!
JAM E VETME
Jam e vetme e pashpresë,
E përvëluar, e djegur në pritje..
Ty s’ të kam,
akull në shpirt ..
digjem e shkrihem!
Vetja më ngjan
me borën që po bie
ngadale..ngadale…
rrugëve të zbardhuara…
Ecje dëshpëruese pa.fund
Lotët më shoqërojnë,
një nga një pikojnë,
djegin mollëzat e faqeve,
ngjajnë me fjalë të kripura,
vaditur nga fjala jote.
Digju, malli im,
bashkë me këtë acar,
ma ngushëllo pak zemrën time.
Ma rikthe buzëqeshjen,
ngrirë nga dimri i mungesës.
Zbardhe lumturinë time,
hidhi pelerinën e ngrohtë të dashurisë,
e bora le të bjerë,
fjala jote e bën aë pranverë…
Le të bjerë kjo dëborë,
flokë puthjesh
ngadalë – ngadalë,
Malli e tret.
dhe unë rrëkezë
e pi me ngrohtësinë e valë…
SHIU
Veshtroi dritaren
me habi..
parreshur bie shi
shkretetire dhimbjesh
ngjallje kujtimesh
sa nostalgji..
Pike..pike
bie shi..
Dua te vije
s' mundem
Sa larg jemi te dy
me prit sonte
kur ti mbyllesh syte
ne enderrat e tua
Me shiun do te vi..
Sa vargje skalita per Ty,
dhe nuk mjaftuan!
Kohe e pameshirshme,
Ironi fati...
Malli me rikthen aty,
tek ai vend pa emer...
Aty ku te dy,
Te huaj ishim,
Te huaj jemi,
Te huaj do te vdesim...
ME FALNI
Mbyllem,degjoj dhe s’flas
Ti s’leviz, dhe une hesht...
Dhimbja pret, Ajo flet!
Me jepni nje lume te laje,
nga tundimi i eres rrobat e mia!
Cdo dite gazlotesjelles,
pikon ne trupin tim.
Me jepni pak drite
Te ndriçoje plaget e mia
Te shohe rrugen e zemres sime...
Me dhuroni, urrejtjen
T’ju fale buzëqeshjen!
T’ju shperlaje shpirtin e ngrysur...
M’falni gjethet e qytetit tim,
nga pak ti ndeze dhe te ngrohe
ato duar te shtrira,
t’ngrira qe verbojne syte e mi!
Kerkoj, asgje nuk kërkoj...
Me sillni, trurin tuaj te prishur,
T’ju jape pak dije,
T’ ju prek nderdije...
EMPATI
Këtë natë mund të rri,
të shkruaj, të fantazoj,
si e dehur në trotuaret e lagjës!
Harenë, ritmin e vallëzimit...
Ngjyrën e pafajshme,
dhe shpirtin e zjarrtë!
Buzeqeshjen origjinale,
që në Adn të lëkurës mbajnë!
Afërsi njerëzore që më merr me vete...
Nuk më lë të ikë, deri në orë të von'...
Me Ata do të këndoj, pa u ndalë,
Sëbashkë do të themi Unë jam Rom!
LOTËT E MALLIT!
Ç’eshte ky shi që po bie ngadalë,
dhe në pesë vite nuk po ndal!?
Ç’eshte ky mall si nje oqean,
qe me lotet e mia me ngjan!?
Një vargan me dhimbje
Shfaqet pranë syve të mi
Prilli sërish po troket
pa babain tim,
qe e doja me gjithë shpirt!
Tani shpirti im rënkon,
Renkon mbi nje cope toke,
ku qetesisht prehesh Ti!
Te ndjej sa herë vi e ulem pranë,
e flasim, te tregoj e me mall qaj...
Ti ne heshtje me degjon e sikur me thua:
Rifillo e me trego, ku e lame!?
Oh, si ne nje film me shfaqet përballë
Çdo fjalë e jotja, çdo e kaluar bashke,
Dhe kur lotët m’turbullojnë mendimet,
iki duke te thene:
- Babe, mirupafshim, do te vij prape!
JAM E VETME
Jam e vetme e pashpresë,
E përvëluar, e djegur në pritje..
Ty s’ të kam,
akull në shpirt ..
digjem e shkrihem!
Vetja më ngjan
me borën që po bie
ngadale..ngadale…
rrugëve të zbardhuara…
Ecje dëshpëruese pa.fund
Lotët më shoqërojnë,
një nga një pikojnë,
djegin mollëzat e faqeve,
ngjajnë me fjalë të kripura,
vaditur nga fjala jote.
Digju, malli im,
bashkë me këtë acar,
ma ngushëllo pak zemrën time.
Ma rikthe buzëqeshjen,
ngrirë nga dimri i mungesës.
Zbardhe lumturinë time,
hidhi pelerinën e ngrohtë të dashurisë,
e bora le të bjerë,
fjala jote e bën aë pranverë…
Le të bjerë kjo dëborë,
flokë puthjesh
ngadalë – ngadalë,
Malli e tret.
dhe unë rrëkezë
e pi me ngrohtësinë e valë…
SHIU
Veshtroi dritaren
me habi..
parreshur bie shi
shkretetire dhimbjesh
ngjallje kujtimesh
sa nostalgji..
Pike..pike
bie shi..
Dua te vije
s' mundem
Sa larg jemi te dy
me prit sonte
kur ti mbyllesh syte
ne enderrat e tua
Me shiun do te vi..