MIMOZA ELIONA OSMANI
SU KA PËLQYER VETMIA
Sa më duan s'do dish kurrë!
S'të ndërrova si këmishë',
Shpirti tek i zemrës mur. (tha)
Sa më duan kurrë s'do dish!
Ah, ta dish se fjala vdes!
Vdes këtu në gjoksin tim.
Mos e hidh të mos e pres,
Fjala vret si vetëtimë.
Më krijoi, ta dish pse.
Ai lart atje...pra zoti.
Ndaj nuk kapem jam si re,
Më shkrin veçse diell i joti.
Perëndimi flakë të zjarrta,
Sy i qiellit shpirtit çerdhe,
Drapri hënës hedh të arta,
Yje dëshirash ndaj erdhe.
Lastarë të degëve të mia,
Çelin në të qumështit rrugë.
S'u ka pëlqyer vetmia,
Fruti i shpirtit kërkon lugë.
Të piqet e të mos bjerë,
S'do ngopesh me të ta dish.
Vile sa s'ka frytur erë.
Ra në tokë...u ça si pish'.
Ah, ta dish sa dhemb pikë-loti!
Janë kristal mbi margaritë,
Fati im...në të ra shorti,
Fati yt...të ra një dritë.
Sa më duan s'do ta dish kurrë!
Syrin si rivjerë të vesh ,
Gjoksi im burimit gurrë,
Raki zemre, shpirt që qesh.
NDARJA ËSHTË E HIDHUR
Ndarja është si përherë e hidhur,
Si gjuhë e nepërkës me helm.
Asgjë s'na mbaka më të lidhur,
Përse ky lot dhimbje si jerm?
Nuk desha të shkëputem kurrë,
Si gjethet e vjeshtës në pemë.
Edhe sa herë do të bëhem urë,
Ndaj mora rrugën për bohem..
E di që çerdhja -zemër brenda,
Nuk do të ketë më cicërima.
E shpirtit peshë si e vreshtit tënda,
"Rrush sterre i zi" nga psherëtima..
Ndarja e hidhur është si përherë,
Murlani më rrëmben buzëqeshjen.
Sikur mimozat për pranverë,
Nxituam,dhe, e prishëm heshtjen!
Ndarja është e hidhur si përherë,
Si shinat rrugët tona prapë.
S'deshe të hidhje ujë në verë,
Zgjodhe benzinën përmbi shkarpe!
PIU DHE U NGJIT NË MAL
Digjet shpirti në dhjetor,
Kurr dëbora sjellë acar..
Me të rrallë shampanjë në dorë..
Dimri sikur flakë në bar.
Pi një gllënjkë e pi një gotë,
Zgjasnin duart, kapur mes,
Nga puthjet del hëna e plotë
Me zjarr syri vashës vdes..
S'dinë sa zgjati ajo natë,
Sa pasthirrma zgjuan heshtjen,
Gjuha gushës shije mjaltë,
"Përkëdhel" shuan kureshtjen..
Borë a shi a breshër jashtë,
Mes prushit si verë ju duk.
Thëngjilli rënë përmbi kashtë..
Hodhi epsh buzëve që nduk.
Si mund ti shmangej i vrari,
Ballit me vetullat si pënjë
Si "skifter kthetrat" i pari..
Hëna zemrës kishte rrënjë..
Mollëz e faqes luleshtrydhe
Pikaloshe ,sy gurkali
Si raki lëngun që shtrydhe
Piu dhe u ngjit në mali...
Tunden perdet prej mëndafshi,
Shtrati tjetër galaktikë..
Nga tërmet i atij afshi..
E agimit vesë pikë-pikë...
Sa më duan s'do dish kurrë!
S'të ndërrova si këmishë',
Shpirti tek i zemrës mur. (tha)
Sa më duan kurrë s'do dish!
Ah, ta dish se fjala vdes!
Vdes këtu në gjoksin tim.
Mos e hidh të mos e pres,
Fjala vret si vetëtimë.
Më krijoi, ta dish pse.
Ai lart atje...pra zoti.
Ndaj nuk kapem jam si re,
Më shkrin veçse diell i joti.
Perëndimi flakë të zjarrta,
Sy i qiellit shpirtit çerdhe,
Drapri hënës hedh të arta,
Yje dëshirash ndaj erdhe.
Lastarë të degëve të mia,
Çelin në të qumështit rrugë.
S'u ka pëlqyer vetmia,
Fruti i shpirtit kërkon lugë.
Të piqet e të mos bjerë,
S'do ngopesh me të ta dish.
Vile sa s'ka frytur erë.
Ra në tokë...u ça si pish'.
Ah, ta dish sa dhemb pikë-loti!
Janë kristal mbi margaritë,
Fati im...në të ra shorti,
Fati yt...të ra një dritë.
Sa më duan s'do ta dish kurrë!
Syrin si rivjerë të vesh ,
Gjoksi im burimit gurrë,
Raki zemre, shpirt që qesh.
NDARJA ËSHTË E HIDHUR
Ndarja është si përherë e hidhur,
Si gjuhë e nepërkës me helm.
Asgjë s'na mbaka më të lidhur,
Përse ky lot dhimbje si jerm?
Nuk desha të shkëputem kurrë,
Si gjethet e vjeshtës në pemë.
Edhe sa herë do të bëhem urë,
Ndaj mora rrugën për bohem..
E di që çerdhja -zemër brenda,
Nuk do të ketë më cicërima.
E shpirtit peshë si e vreshtit tënda,
"Rrush sterre i zi" nga psherëtima..
Ndarja e hidhur është si përherë,
Murlani më rrëmben buzëqeshjen.
Sikur mimozat për pranverë,
Nxituam,dhe, e prishëm heshtjen!
Ndarja është e hidhur si përherë,
Si shinat rrugët tona prapë.
S'deshe të hidhje ujë në verë,
Zgjodhe benzinën përmbi shkarpe!
PIU DHE U NGJIT NË MAL
Digjet shpirti në dhjetor,
Kurr dëbora sjellë acar..
Me të rrallë shampanjë në dorë..
Dimri sikur flakë në bar.
Pi një gllënjkë e pi një gotë,
Zgjasnin duart, kapur mes,
Nga puthjet del hëna e plotë
Me zjarr syri vashës vdes..
S'dinë sa zgjati ajo natë,
Sa pasthirrma zgjuan heshtjen,
Gjuha gushës shije mjaltë,
"Përkëdhel" shuan kureshtjen..
Borë a shi a breshër jashtë,
Mes prushit si verë ju duk.
Thëngjilli rënë përmbi kashtë..
Hodhi epsh buzëve që nduk.
Si mund ti shmangej i vrari,
Ballit me vetullat si pënjë
Si "skifter kthetrat" i pari..
Hëna zemrës kishte rrënjë..
Mollëz e faqes luleshtrydhe
Pikaloshe ,sy gurkali
Si raki lëngun që shtrydhe
Piu dhe u ngjit në mali...
Tunden perdet prej mëndafshi,
Shtrati tjetër galaktikë..
Nga tërmet i atij afshi..
E agimit vesë pikë-pikë...