LINDITA KURTI
NJË FJALE, I THA TË GJITHA.
Buzembremje dola anës detit
pash një yll si une vetmuar
me shkuan syte në cep të qiellit
në mendime rash duke veshtruar
Ishte aq I bukur sa syte me shkelqyen
imagjinoja të bëhet pjesë e jetës time
por zemra dhe syte atë natë më genjyen
yjet mbeten yje e une kot ne enderrime
Me dhimbje në zemer ika u largova
por s'te harrova se yll ishe vertete
një ditë prej ditesh mu dha rasti të takova
thash si mundet yjet s'harrojne lehtë në jete
Nuk u zgjata shume pergjigje ti kthej
kur u afrua duke pyetur përse u largove
dy hapa larg tij hodha pak me tej
Nje fjale I tha të gjitha
ME KEQTRAJTOVE..!!
SYTË E MI
Është normale, të qani
kur jeni në dhimbje
dot lotin, se mbani
kur shpirti ka dridhje
Është normale, të qani
për bijtë e sakatuar
dot lotin se mbani
kur vijnë, pa kembe e duar
Normale dhe për muzen
dhe pajtohem me ju
kur hunda flete, për buzen
e behen kuturu..!!!
Normale, është te qani
duke parë, jeni deshtak
dhimbjen, nuk e mbani
duke ju share pa shkak
Është normale, të qani
nga shpimi i ferres
dot lotin se mbani
dhe nga kunjat e vjerres
Normale, është te qani
kur shpejtë, ngasin makinen
lotin nuk e mbani
kur dikush, na kthen shpinen
Normale është te qani
e lotin se keni hak
po dhimbjen si ta mbani??
kur dora gjakatare vret e pretë pa shkak
Normale, për çdo dhimje
që të gjitha, si kam shkruar
për abortin, e një femije
ku në plehra, ka perfunduar
Normale, është te qani
duke thene, pse o Zot???
po normale jo, amani
të qani, për njerëz kot..!!
FLISJA ME HËNËN.
E lash jetën, të rridhte si lumenjtë
duke u zhytur në ëndrra, drithëruese
aty u futën dhe e shkatërruan, cakenjtë
e bënë të hidhur, e vdekje prurëse
E lash jeten, para hënës e betuar
duke folur dhe ecur me te, e vetme, cdo nate
siç flasin dhe shumë të tjere, të dashuruar
me te njëjtën hënë, e cila të fshehtat mbart
Fola, duke ecur me të dhe ku nuk shkuam
më ngjiste dhe zbriste, në ëndrra pafund
më pas më tha, jeta s'te jep kurrë, atë që duam
jetoje e duroje të përzier, me lule, lot e gurë..!!!
S'MË DEL KOHË PËR GABIME.
Nuk jam lulja më e bukur
që e mbjellin, në saksi
as një bletë, as një flutur
të qëndroj, në c'do shtëpi
Nuk jam ylli dhe as hëna
që nga qielli, s'zbresin kurrë
unë jam femër, unë jam nëna
n'dorë corapen, në shpinë drurë
Nuk jam deti, që të mbytesh
dhe as arma, që të vret
jam një grua, ku do zhytesh
shpirtin kam, porsi një det
Nuk jam drita, me e zbehtë
t'jetoj ne tënden marrëzi
hapin hedh, e synë shigjet
e të mbaj, emrin Njeri
S'jam furtunë, që vjen furishëm
e shkatërron, c'do gjë që gjen
jam një lot, shi i dobishëm
e ujis, kudo c'do pemë
S'më del kohë, për gabimet
nga të tjeret, do mesoj
të jem dashuri, Perfekte
muajt vitet, s'me mjaftojne..!!
DASHURIA JU DUK NJË PLUMB
Dashuria,vinte rrallë
muzik e bukur,e shpirtit tim
po kur vinte,digjte zjarrë,
vec tym linte,e plot trishtim
Dashuria godiste zemrën time,
më bënte të lumtur për ç'do here,
rrahjet e zëmrës bëheshin kënga ime,
ku doja ta dëgjoj, dimër dhe verë
Nga të qeshurat ndizeshin përqafimet,
por dashuria ju duk një plumb,
ku mori para, gjithë premtimet
e për mua e ruajti për në fund..!!