ADRIANA BENGA
PRANVERA
- Dhe pas dimrit te uritur
do lulezoj e nuk pres me,
do lind femijet e palindur,
kohen pas dua ta le...
- Ti bote e vjeter hapma rrugen,
nuk jam qingj pas ty te ri,
me pare e le se e nis punen,
kesaj s'i thone ardhmeri.
- Qilim te ri kam per te shtruar
do te mund rebeshe dhe furtune,
boten ngado kam per ta zgjuar,
dhe ariun qe fle gjume...
- Ne sofren tuaj do hyj nga dera,
dhe nga dritarja po te mundem,
hapni rrugen, jam pranvere,
e kam vendosur dhe nuk tundem...!
JETES
- Vrapin tim e nisa e vetme...
U pengova, u ngrita, u nisa serisht,
por ndjeva se jeta duhej marre me te mire,
sikur te qe femije...
Me mesove se dhimbja eshte si
krimbi i molles, qe te gryen pak nga pak,
dhe zemra te pikon "gjak".
Une te sfidova, jete!!!
E tani e them me bindje,
se ti o jete, duhesh jetuar
ashtu sic vjen.
Une e sfidova jeten, dikur nje dite...
Por dhe pse e pa drejte ka qene,
mbetet perseri "jete", thjesht "jete",
Tani pranvera vjen serisht
me e forte se kurre,
e me gjen mua atje ku prita
jeten dikur.
Jeta nuk ka kohe, por ajo ka gjithcka...
E une jam nje pjese e vogel
e kesaj "kohe":pa fund,
e kesaj "gjithckaje" pa ane...!
PAS CDO CASTI
- Iku dhe kjo stine,
me shtuhi fjalesh
dhe lumenj dashurie...
Do pres pranveren,
do pres te vije ndryshe...
- Se pas c'do ikje, ka nje cast te lumtur,
E pas cdo casti te lumtur, le t'ja fillojme
nga e para.
Pas cdo casti te lumtur, le te jemi,
zogu ne pranvere,
dhe bleta qe ben rroje ne kosherre.
Se ka nje "gracke",
Pas cdo casti te lumtur...!
UNE E KAM NJE PRANVERE
-Dhe ne dimrin me acarr,
dhe ne veren zagushi,
dhe ne vjeshten inatcore
kur vetetin e bie shi,
dhe kudo dhe kurdohere,
une e kam nje "PRANVERE"...!
-Edhe kur lendon me fjale,
ne te tijat ligjerime,
une perseri ate e fal,
se dhe zogjte bejne gabime.
Dhe gjithmom dhe kurdohere,
Une per Te do t'jem "PRANVERE"...