SADBERE GAGICA SPAHIJA
Sadbere Gagica Spahija u lind ne Gjilan,shkollën fillore dhe te mesme e ndoqi në qytetin e lindjes për cka ajo ruan edhe sot kujtimet më të bukura të jetës së saj.I kujtoj ato me nostalgji edhe sot.
Belbëzimet e para poetike i ka bërë kur ishte nxënëse e shkollës fillore.Lexonte me pasion te vecant shkrimet e letrarëve të Ali Huruglicës,Hysen Kqikut e shumë e shumë te tjerëve.
Ka nje varg shkrimesh letrare,kryesisht poezi për të rritur te cilatkjo krijuese ëndërron t i botojë një ditë .
FJALORI I BUZEVE
Falma
fjalen "TE DUA" nje puthje stinesh
Falem ti buzet e tua
Atje te vdesin
endrrat e mia
Sa hapa syte sot
Grishe ne cdo shkronje
Nga ngjyrat me te
bukura
Germoje token si arkeologe
Falma te kuqen e zemres
Te lyej muret
e dashurise
Ik te ura e vjeter rrugeve
Buzet e trazuara endrra te
vjetra
Te shelgu i qytetit kur nata vinte me hene
E mos u shderro ne
fjalor te heshtjes
Buzet nuk lagen me fjale
Te ure e vjeter te streheza
e re
Tej largesive hapero e ndal pak
Te malli i vjeter te qiell i ri
Me
puthe edhe sot stina e ime me ere
Lot jam shkronje dashurie
Ne syte e tu
jam kacavjerr
Si kalavesh rrushi ne pjergull
Aty jam
Kur te kafshosh jam
e wmbel
Si qershi
Buzemjalte qe i ke harruar
Sa kohe sa endrra jane
tretur
Udhet e mia zjarr
E di malli djeg,e di loti pikon
Ne buzet e mia
do te ndaloje….
TI FLE SOT
Në sheshin e ëndrrave të mia
Në luadhin e
trëndafilave
Heshtja ka rënë mbi fjalë [1]
Udhë
Me mijëra trazime
O loti
im
Jam lumë me shi
Fyelli dhembjen ma trazon
Të kërkoj në çdo skutë të
shtëpisë
Ku qaja si fmijë për një lodër
Në cdo varg jehonë stine je
bërë
I pyes yjet e natës
Mblidhem kruspull në vete
Dhe bërtas më zë të
vogël
Sa shpejt ike baba
Edhe kur vij në shtëpinë e vjetër
Malli më
copëton
Gëzimi im ka ikur më
Si flutur derdhur qiellit
Jam bërë gjeth i
venitur,baba!
Lot o lot
Se me mbyte sot!
E SHPIRTIN ARNOJ ME ËNDRRA
S'më ndal asnjë uragan drej cakut tim
Vrapoj me
orën që plisin e shekujve ledhaton
Udhëve të përmendoreve nga një lule
vë
Koha bart plagë mall lot mbi kurriz
E shpirtin arnoj me ëndrra
Në
guacën e vetmisë
Në qiell shoh pëllumba të bardhë
Që fluturojnë trungut
të Ilirisë
E Unë Unë jam shtrirë mbi vargjet e mia
Qesh e këndoj e dehur
sot jam
Dëgjoj një melodi fyelli sa dhembshëm bie
Diellin e shtrëngoj në
faqet e mia flakë
Ti Kosovë më fal një lulekuqe
Aromë Shqipërie lë të
ketë
Dëgjojë zërin tim të lodhur
Që bie si këmbanë
Edhe unë jam bija
jote
Të grish çdo ditë
Fjalë e bukur Nënë
Do të doja ta puth flamurin
kuq e zi
Flamurin e betejave kreshnike
Ku ranë heronj të pavdekshëm
kurrë
Bac Ademi Shotë Galica Xhevë Lladrovci
E qindra e
qindra
Kosovë
Jam një copë tokë bonjake
Pa Atdhe
Merrmë sot o kurrë
Mbi
brigjet e mia të valojë
I bukur kuq e zi ky flamur
Drejt Ilirisë…s'më
ndal ky rrëbesh…as uragan!
MË MERR SONTE MALLI IM
Nata është e ftohtë
Udhët dridhen nga kjo erë
Më merr sonte në
gji
Më mbështjellë me vargje
Malli im
Më merr nga qielli me yje
Ku jam
strukur
Mbëtloma me zjarr këtë natë
Ngrohe këte shpirt të mërdhirë
Kam
derddhur një lot lumi për Ty
Në sytë e vjeshtës gjeth jam bërë
Më
merr
Dridhem si purtek në ujë
Gurgullon kjo ëndrra ime
Deri te dhoma ime
e poezisë
Më flet me fjalë zemre
Si foshnjë më puth në gushë
Mbi supet
tua më bart sonte
Stina ime e pritjeve
Më merr sonte në krahet tu
Më
merr sonte malli im!
QYTETI IM
Fle edhe sonte mbi qepalla të syve të mi
Stinë e vjetër mbi mall të
ri
Diellin e mbajja mbi supe çdo mëngjes
Me hënën bija edhe në gjumë
Në
krahet e shiut të puthja Ty
Rrugëve ecja shkujdesur
Lumë me ëndrra çdo
orë
Drinit ia puthnim dallgët
Me tinguj të dehur
Në fund të gotës një
shkronjë
Bëlbëzonte në shkronjat e fshehura
Yjet i numronim deri
vonë
Udhëve të shpirtit binte si jehonë
ËNDRRAT I VESHJA ME FUSTAN TË
KUQ
Një trëndafil ia veja mbi veshë
Fshehurazi ia kafshoja natës
buzët
Në Kopshtin e dashurisë Ti
Personazh lirik
Në shtrat kthehesha me
buzëqeshjen tënde
Brenda tërë margaritarë
Kohë me ëndrra plot qytetim i
bukur
I dashur i rrallë
Maj mend si sot
Faqeve çdo lot
Si flutur
ndalesha mbi buzët tua
E sot
Qytet kujtimesh
Stinë e gdhendur
Në fjalë
vargu
Çdo ditë më kafshon me dhembje
Një mall
Tretur ai tretur unë
Jetim
Unë jetim Ai
Dhe asnjëhërë s'e takoj më
Veç në ëndrra më vjen
E duart i
zgjat
Deri të ky trishtim dite
Qyteti im
Me shumë sy
Ku e fshehe ku i
dogje
Ato bredhje rrugicave
Ecjen time krenare
Ah! qyteti im i blertë!
KISHA DASHUR
Të jem sonte pika shiu
Në buzët e vargut
Lot
Në
mallin e natës
Udhëtare
Në udhët e zjarrmisë
Poezi
Në adresën e
(pa)shkruar
Prehje
Në detin tënd të pafund
Të bëj një sy gjumë
Në
gjoksin e sonetit
Të shtrihem gjërë e gjatë
Në kështjellën e
dashurisë
Pa droje t'i derdh
Të gjitha ëndrrat
Kisha dashur sonte
Si Eva
e Adami
Të hamë mollën e ndaluar
Kisha dashur sonte
Të jem
Zjarr i
pashuar
Në Alfabetin e lirikës
RRI ZGJUAR
Të puth me afsh fjala
ime
Edhe sonte kur bën ftohtë
Të kam mbështjellë
Këmbë duar
Sy e
vetulla
O kënga ime!
Çdo natë troket në dritare
Më grish në këtë betejë
lirike
Puthmë edhe Ti
Puthmë mes dy syve
Ta shoh më mirë qiellin
sonte
Buzët t'ia ledhatoj një ylli
Që zbret në dhomën time
Mbushur me
germa dashurie
Të ëndërroj çdo çast
Kur vjen si pëllumb i shkruar
Mbi
krahë mban falmur Atdheu
Unë jam bërë
Shtrat loti në vjeshtë
Rri zgjuar
sonte me mua
T'i prek ato bebëza malli
Që më dogjën
Me sy shqiponje…
FLAS ME HËNËN SONTE
E ke parë hëna ime sonte yllin ndriçues
Si zbret
ngadalë në shtratin e lotit tim
Të m'i merr ëndrrat e derdhura në
mesnatë
Dhe këtë mall mbledhur si verë në gotë
Flas me hënën sonte
S'di
pse ka futur kokën në mes të detit
Mbush qiellin me riga shiu derdh mbi
tokën time
Të përcëlluar nga kjo verë afrikane
A ec shtigjeve të stinëve
të mia
Të ma sjellë një fjalë atdheu për Veriun
Për lagjen time kur
luaja me fëmijë guraleca
E fshehesha në gjiun e përrallave
Në prehërin e
nënës mblidhesha kruspull
E doja diellin e mëngjesit kur shtrihej mbi
shtrat
Dhe zërat e mocanikëve derdhur nëpër oborre
Mos qenka vall kjo
jetë lojë në kohë a vec kujtime
Seç më dridhet ky shpirt sonte…ah ti
hëna ime!
KUR BIE SHI
Mbështe faqen për xham të dritares
E marr
frymë fëmijërisht
Të prek deshta edhe sot
Atdheu im
T'i shëroj plagët që
more betejave
E t'i prek ato bebëza malli
Një fjalë në Kullën e kësaj
lirie
Kur erërat ende fryjnë
Ti qëndros lis i papërkulur
Rrënjët i ke në
gjak brezash
Ti e meriton këtë liri shekujve
Kur bie shi
Me trup endem
udhëve të mërgimit
Me ëndrra fluturoj në gjiun tënd,Kosovë
Ti fjala ime
e fundit
Me përkund si foshnjën në djep
Kur bie shi
Mbështet faqet për
xham
E të kujtoj edhe TY!
MOTRËS
E kam bërë gati
Valixhen me
mall
Derdhur mërgimit
S'kam kohë
Gërshetat t'i lidh
Ta marr një grusht
dhe
E ta puth Tokën time
Dhe diellin
Më prit motër
Në përqafim si
dikur
Kur luanim me guraleca
E nëna
Na i vishte fustanat e kuq
Na i
krehte flokët
Oborri ynë
M'i djeg shputat sot
Më duket si përrallëzë kjo
jetë!
Ku mbeten ëndrrat e mia?
E kam bërë gati
Valixhen me mall…