ANA MIHAIL
SEGMENTE TË VERDHË
Koha me dhëmbët e saj të zverdhur kafshonte
kafshonte e kapërdinte çastet tona e babëzitur
dhe mishrat tanë mbaronin ,ndërsa ajo vazhdonte
Ushqehej me kockat e dashurisë sonë të uritur.
...Kështu, s'ishte për ne e shkruar,të kishim kohë
Ngadalë asaj i thinjeshin flokët ,i rrudhej lëkura
Nuk pati për ne kohë ,e kohë(mallkuar!) nuk qe kjo!
Për dashuri të dhëmbshur shpirtrash të kafshuara!
Ajo i kishte ngulur këmbët mbi ne ,e segmenti shkurtohej
mbaronte rruga dhe jeta,...edhe brenga,përfundimisht
bëhej me ne shoqe,bëhej shok dhe zemra shtrëngohej
zvogëlohej hapësira e fryma pritej hijesh mizorisht!
Hije njerëzish që dukeshin sikur vërtiteshin pa qëllim
rrugëve të heshtura ,një hije është shpirti im,atje
Atje ku për të fundit herë koha,e mallkoi fatin tim
Ah,kjo e mallkuar,më la një kafshatë kohë,prej teje!
Nuk e di tani ,në jam unë që ngeca në dhëmbët e saj
Apo mos hijes tënde i erdhi fundi segmentalisht
Më jep pak kohë ,vetëm pak kohë, për pastaj
që unë të mund të kujtohem, më saktësisht!
TINËZAR
Tinëzisht merr frymë e vjedh
Ajrin tim,e kthen në dioksid
Më vjen kaq shumë për të vjellë
Nga mikrob i keq,parazit!
Tinëz rri edhe bën plane
Si të shesësh ca më shtrenjtë
Mallin stok nëpër ''dyqane''
Që e mbledh poshtë e përpjetë
Tinzar por,me ''karakter''!
S'para bën shok gjithkënd
Mëndje ''vjedh'' nëpër të tjerë
E kërkon të japësh mënd!
Tinëzia,punë e stisur
Nuk të lë të nxësh ca vetë
Që të dukesh si i ditur
Duhet të rrish vet i tretë
Njërin ''qen ''ta kesh të lehë
Tjetrin për iso të parit
Të tretin ta kesh lake'
T'nuhasë pun't e të mbarit!
Tinzari vetë tru s' ka
në ka ca, i mban me andër
Vjedh kur flet siç vjedh kur ha
Edhe fati e mban me hatër!
FATI,ehh! FATI!
Fati duket bën me hile
duket se e dredh ca shpesh
Tinzarit i jep me kile
Të drejtit ia vjedh me thes!
Zotësia s'qënka gjë
aty ku fati nuk shkel kurrë
''Trim me fatin mos u bë
Grua qofsh,fëmij a burrë!''
Që..po ju thosha ,miqtë e mi
Mbani mend e mos harroni
Fati tinëz di të vijë
Mbret që nuk i tundet froni!
RINGJALLJE!
Ti mallkon dhe dehesh çdo ditë
me pijen tënde të së keqes
e shtyn,i jep kurajo mërzisë
të më zërë pritë në prag të derës...
...
Që unë të vdes
Por unë qesh!
Qesh,gajasem
Ngrihem çuditërisht
Ringjallem!
Ndërsa ti vazhdon,në tënden sigurisht!
Të më qëllosh e rrahësh
të më presësh flatrat,mizorisht
Kështu të bie ,të përbaltem...
...
Që unë të shuhem
Por unë nuk druhem!
Qesh unë si ujëvarë çmendurisht!
Ringjallem!
Nuk më bëhet vonë aspak kur ti
mëndjen mundohesh të më mbyllësh
në hapësira boshe dritaresh frëngji
nën terr mundohesh të m'shtypësh...
...
Por unë rri zgjuar
gjithnjë duke vëzhguar!
Se si ti thyhesh vazhdimisht!
Ringjallem!
Ringjallem posi!
Sepse unë jam fara e dijes ,Drita!
Lënda nga e cila përbëhet dinjiteti!
Përbindëshi më i frikshëm për ty,frika!
Mirësia,jam! Jam ai,I DREJTI!
Unë të qeshurën e kam si ujëvarë
përbytëse,,e tmerrshme,shtypëse!
për të mallkuarën farë
Atë rrënjën e pavirtytshme!
Unë nuk di të protestoj,
unë thjesht buzëqesh paqësisht
ndërsa ndër buzët e mia lulëzoj
Ti,vdes shpirtërisht!
*****
Unë rrezen kam në kokën time
dritën që më kurorëzon ballin
Ndërsa ti mllefin ke.e mjera ime
Mllef që të shton inatin!
Po,gjene,se mos ke më shumë tru
fara të ka shterruar që herët
Ndaj përfundove kështu
Rrjepacuke në xhepa kavalierësh!
E ti prapë shan,se nuk ke me ç'merresh
të kuptoj,unë e di ,ndryshe mërzitesh
Një ''Miserabël''je,por ,nga të tjerët
Dhe prapë qëllon e prapë vetëvritesh!
Dhe unë,prapë ringjallem
Unë ende buzëqesh,buzëqesh
si të kem pasurinë e gjithë Tokës
Kam,
kryesisht i kam mendtë e kokës!
Edhe pse bredh Paris e Vjenë,Romë
përgjon, ende si kohës së vjetër
Zilia të del edhe nga fotot -home
Por unë për ty nuk kam kohë tepër!
Bën shumë zhurmë,seriozisht
që të dukesh që je në jetë
zhurma e budallait ,sigurisht
monotonisht,e njëjta kasetë!