ENKELEDA KAMBO
“MË RA DHËMBI”
Më kujtohet kur rende me vrap,
I mpakur nga i thelli trishtim
Dy sytë e mekur sakaq
Dy lot këputën mbi shpirt.
“Më ra dhëmbi” psherëtive lotuar
Tani të qesh prapë s’do të ’mund,
flokët e ashpër përkëdhela ndër duar
Për një dhëmb jeta jote s’mori fund!
Se ky dhëmb ta ka prish reflektimin
E buzëqeshjes së rrejtshme përmbi buzë
Ah sa dhëmb plagë e lënë në zgjodh t’shpirtit
Grusht i jetës përplasur nëpër trup
Mos u tremb, buzëqesh prapë
S’të gënjej plaga do të lëndojë
Nëse shumë do të përbuzin do të shajnë
Dikush buzëqeshjen do ta dojë
Erdhe -ike, i trishtë sa dhimbja vetë,
Buzët fort mes veti të shtrënguar,
Ah po jeta s’është ky dhëmb i rënë
Jeta është një dhimbje pambaruar
Por ti qesh
Të qeshtë zemra
në dritë,
Aty ku dhimbja jote pikon shpirt
Aty ku klith mall i pambaruar
Një sy pret pas lotit nën qerpik
buzëqeshjen tënde të harruar,
Buzëqesh jetë....
“PORTA”
Prag vjeshte,
Bashkë me gjethet
treten bisedat e pushimeve
Psherëtimë shpirti
Nënqeshje qielli
Shiu nis të bjerë dhe ti
Ngre kokën,
Rrufit kafenë
Dhe lëshon shkreptimën e vetmisë
“Ca dyer janë të pabesa, Ale’
Ato hapen vetëm kur ke shkuar...”
Sërisht vjeshtë...
edhe në këtë shtator
Dimër i hershëm ulet këmbëkryq
në ty
në mua.
PSE
Kujtohem në harresën tënde
Lotin pse ta dhurova
Kur syri yt nuk donte dashuri...
Jetova
Mes ardhjes dhe ikjes
Aty ku shpirti etur pi shpirt
A më kujton sa herë
Kur qiellit i kërkon dritë?!
KUR TË FIKET
Kur të fiket pranvera
nga sytë e jetës time,
do vish me lule të më gjesh.
Joo, më mire
eja me heshtje,
me lot zemre,
e me dritë vjeshte nga pas,
një degë dafine
kurorë harrimi më sill atëherë,
dhe shko në jetë.
KAM PER TË THËNË
Kam kaq shumë për të të thënë
por zgjedh të shkoj
Puthjen e Natës së mirë
ta derdha mbi ëndrra
me shi të dendur meteorësh
dëshira ime e një mijë jetëve , Je Ti...
TË LUTEM MË LEJO
E vesha atë jelek të zi
Hoqa të kuqtë përmbi buzë
Hodha parfumin tim të ri
E këmbëzbathur shkela mbi udhë
Nuk isha vajzë as plakë e krrusur
Nuk isha as një çupëlinë
Isha një femër , me jetën rrudhur
Që shkelja jetën me timen dritë
Të erdhi keq për këmbën time
E zbathur, gjak e dhimbë pikonte
Mos, mos ma gjuaj krenarinë
Isha - jam femër që jetën donte
Ndaj më lësho
Mbi dhimbje
mbretërinë time të ngre
Krenare....
Më kujtohet kur rende me vrap,
I mpakur nga i thelli trishtim
Dy sytë e mekur sakaq
Dy lot këputën mbi shpirt.
“Më ra dhëmbi” psherëtive lotuar
Tani të qesh prapë s’do të ’mund,
flokët e ashpër përkëdhela ndër duar
Për një dhëmb jeta jote s’mori fund!
Se ky dhëmb ta ka prish reflektimin
E buzëqeshjes së rrejtshme përmbi buzë
Ah sa dhëmb plagë e lënë në zgjodh t’shpirtit
Grusht i jetës përplasur nëpër trup
Mos u tremb, buzëqesh prapë
S’të gënjej plaga do të lëndojë
Nëse shumë do të përbuzin do të shajnë
Dikush buzëqeshjen do ta dojë
Erdhe -ike, i trishtë sa dhimbja vetë,
Buzët fort mes veti të shtrënguar,
Ah po jeta s’është ky dhëmb i rënë
Jeta është një dhimbje pambaruar
Por ti qesh
Të qeshtë zemra
në dritë,
Aty ku dhimbja jote pikon shpirt
Aty ku klith mall i pambaruar
Një sy pret pas lotit nën qerpik
buzëqeshjen tënde të harruar,
Buzëqesh jetë....
“PORTA”
Prag vjeshte,
Bashkë me gjethet
treten bisedat e pushimeve
Psherëtimë shpirti
Nënqeshje qielli
Shiu nis të bjerë dhe ti
Ngre kokën,
Rrufit kafenë
Dhe lëshon shkreptimën e vetmisë
“Ca dyer janë të pabesa, Ale’
Ato hapen vetëm kur ke shkuar...”
Sërisht vjeshtë...
edhe në këtë shtator
Dimër i hershëm ulet këmbëkryq
në ty
në mua.
PSE
Kujtohem në harresën tënde
Lotin pse ta dhurova
Kur syri yt nuk donte dashuri...
Jetova
Mes ardhjes dhe ikjes
Aty ku shpirti etur pi shpirt
A më kujton sa herë
Kur qiellit i kërkon dritë?!
KUR TË FIKET
Kur të fiket pranvera
nga sytë e jetës time,
do vish me lule të më gjesh.
Joo, më mire
eja me heshtje,
me lot zemre,
e me dritë vjeshte nga pas,
një degë dafine
kurorë harrimi më sill atëherë,
dhe shko në jetë.
KAM PER TË THËNË
Kam kaq shumë për të të thënë
por zgjedh të shkoj
Puthjen e Natës së mirë
ta derdha mbi ëndrra
me shi të dendur meteorësh
dëshira ime e një mijë jetëve , Je Ti...
TË LUTEM MË LEJO
E vesha atë jelek të zi
Hoqa të kuqtë përmbi buzë
Hodha parfumin tim të ri
E këmbëzbathur shkela mbi udhë
Nuk isha vajzë as plakë e krrusur
Nuk isha as një çupëlinë
Isha një femër , me jetën rrudhur
Që shkelja jetën me timen dritë
Të erdhi keq për këmbën time
E zbathur, gjak e dhimbë pikonte
Mos, mos ma gjuaj krenarinë
Isha - jam femër që jetën donte
Ndaj më lësho
Mbi dhimbje
mbretërinë time të ngre
Krenare....