SIRENA E DETEVE TË MIA
Pashë një sirënë, në brigjet e Egjeut,
Ca thoshin,si ëndërr,të tjerë si hënë,
Unë e njoha mbesën e Skëndërbeut,
Lindur mes Matit, e Drinit hije-rëndë!
Kish dalë nga deti,mbi gurin si hekur,
Krejt në të bardha qëndrojnë Sirenat,
Për dashuri njerëzore qëndronte etur,
Me gjak të ngrohtë,që rrithte në vena!
Nuk ishte gjysëm vajzë, gjysëm peshk,
Por një Ilire, ardhur larg nga lashtësia.
E bukur si Teuta,apo si rrush në vresht,
Mbi të kish gdhëndur art, vetë bukuria!
U trondit Egjeu,e u trondit krejt Greqia,
Symbërthyer, mbi bulëz -vesë- derdhur.
Gjithë bregdeti heshti,dhe valë-velloria,
Si fustan i bardhë,që e mbante veshur!
Dy krahë mermeri, të lënë gojë – hapur,
Mbi supe pikturuar, nga gjeneza Lezhë.
Rend rreze e diellit per ta puthur,kapur,
Shpirti det vrullshëm, dridhet që thellë!
Unë rri e shikoj,dhe nuk më mbyt çudia,
Në Lezhe, ku kjo Zanë, në vite ka lindur.
Kështu janë vajzat, por dhe nëna e bija,
Për fjalën që shkruaj,jam krejt i bindur!
Zihen turq, grekë, ti rrëmejnë bukurinë,
Thonë është jona, Greke, apo Turkeshë,
Por unë e di atë që ata kurrë nuk e dinë,
Vëndlindjen e bukurisë,e ka emrin Lezh...
Mbesa e Teutës, Helenës ikur që nga Iliria,
Kështu jan' vajzat,bukuri të trojeve të mia!