PILO ZYBA
ELEGJI PËR NJË DRENOVARE
- poemë - kushtuar... M.K
Hëna e zverdhur,
Në vrer e derdhur,
Duket paska temperaturë!
Më erdhi pranë fare,
Në Londër në dritare,
Dhe më flet me dhimbjen uverturë:
*
“Koka e balli më digjet,
Nuk i gjej dot shtigjet,
Nëpër rrugë pa rrugë po iki...
Dhe shtati me dridhet,
Zemra troket dhe hidhet,
I dhimbshëm tragjik ky fillim viti”!
*
Ndrit e vdekur mbi Londer,
Si llambë e vakur, si lodër,
E ngjirrur në zë dhe në trup.
Diçka don të thotë,
Mbi Londer, mbi botë,
Ka frikë, apo vallë i vjen turp?
*
Shoh lotët ti rrjedhin,
Dhe faqet ti çjerrin,
Dritaren e hap mengadalë!
Ajo lehtë më fton,
Ngadalë bëlbëzon,
Me buzën e djegur, të valë:
*
“Kam ardhur nga larg,
Mbi lumë e mbi park,
Të të jap një lajm të hidhur...
Mimoza e brishtë,
Në Selanik, Drenovën blerishtë,
Sot iku me dhimbjen e dridhur”!
*
Vetëm kaq, tha hëna,
Vetull vrarë, e ngrëna,
Dhe iku me dritën e venitur...
La në shtëpinë time,
Vrarë shumë gëzime,
Miellin e lotëve duke situr!
*
I thirra të ndalonte,
Por ajo nuk dëgjonte,
Veç ikte flokëlëshuar mbi botë...
Kjo vdekje e pa pritur,
E kishte krejt venitur,
E kish bërë të dylltë, të ftohtë...
*
Dritaren e mbylla,
Larg në rrjesht në shtylla,
Lampat e rrugëve ngjajnë qirinj...
Dhe pemët pa fletë,
Me sytë nga retë,
Më duken sikur janë priftrinj...
*
Nga syri një pik lot,
Ikën, sikur diçka thotë,
Dhe bie mbi letrën bardhësi...
Dhe nis ngadalë shkuan,
Pastaj thellë vuan,
E vargjet kthehen në elegji!
*
Por ti Mimozë e bukur,
Që nuk di ku je futur,
Nuk ke mundësi ti lexosh...
Por as dhe të tjera,
Nga dimri e nga vera,
Kurrë nuk do ti kuptosh...
*
Nuk do kuptosh kurrë,
Se një poet, një burrë,
Për ty shumë vargje ka mbjellur...
Dhe ato do mbeten,
Dhe kurrë sdo treten,
Mbi letrën e vogël, të zverdhur!
*
Dhe vetë i shkrova,
Dhe vetë i këndova,
Në mbrëmjet e verës nën hënë...
Dhe vetë një jetë,
Në shpirt dhe në fletë,
Vëndin e buzës tënde do zënë!
*
Kurrë nuk të pashë,
Kurrë nuk të takova,
Por vargjet gatova për ty i heshtur...
Se për perëndeshat,
Princeshë - pëllumbeshat,
Veç pallton e artit mbajnë veshur!
*
I heshtur qëndroja,
Komentet numëroja,
Dhe kurrë përgjigje s’të dhashë...
Veç vargje të tjerë,
Thurja gjithë fllad edhe erë,
Heshtjen ta masja pash me pash!
*
Dhe kurrë se kisha ditur,
Se një lule të rritur,
Dimri e godet dhe e vdes...
Unë vetëm mendoja,
Por dhe endërroja,
Të shihja Diell - lindje një mëngjes...
*
Por nuk qënka e thënë,
Që e bukura hënë,
Të krihet e bukur mbi liqen...
Bukuri e uruar,
Qoftë e mallkuar,
Që të keqen shkon dhe e gjen!
*
Dora hedh një rrjesht,
Por mendja po hesht,
Nuk do të pranoje që nuk je...
Mendimet përplasen,
Nuk e gjejnë do masën,
Dhe ikin nga koka si rrufe...
*
Dritaren shpërthejnë,
Kërkojnë të të gjejnë,
Të kthehesh Mimozë në jetë...
Bien edhe vriten,
Ngrihen e s’veniten,
Por marrin malet përpjetë!
*
Nuk dinë ku je futur,
E trishtë dhe e strukur,
Në Drenovë, apo në Selanik...
Kërkojnë te të rrefejnë,
Duan të të kthejnë,
Të të thonë, “ Moza mos ik”!
*
Por ti paske ikur,
Moj motër e mitur,
Dhe llampën e frymes ke mbyllë...
A do mundem vallë,
Të vërtetën, ta quaj prrallë,
Dhe vdekjen ta vulos me dyllë?
*
Nuk dua të besoj,
Se dielli i bukur perëndoi,
Dhe nuk do lindi në mëngjes...
Se pas rrezeve të tij,
Unë çdo ditë në agoni,
Do pres me shpres, mbuluar me ves!
*
Dhe nëse ti nuk vjen,
Apo syri im nuk të gjen,
Vargjet pas teje do ti nis...
Të dalin të kërkojnë,
Kur mëngjeset do agojnë,
Vellon e tëndes, bukurisë...
*
Hesht dhe marr frymë,
Shpirti më është mbushur brymë,
Por mëndja më thotë, shkruaj, shkruaj...
Dhe kuptoj se mes vargut,
Dritares sime dhe pragur,
Duke shkruar më pak do të vuaj...
*
Vargjet marrin bukurinë e saj,
Dhe dhimbjen me to sot e ndaj,
Dhe nata nuk ikën por shkon zvarrë...
Nuk ka faj as nata,
I dhëmbin këmbët e gjata,
Nuk do që kjo ditë të hapi një varr...
*
- Vazhdon -