MIMOZA ELIONA OSMANI
SI IKEN KOHA PA KUPTUAR
E lodhur dita stërmunduar,
Si reja iku larg, u fik,
E syrin hënë e dashuruar,
E hodhi përmbi detin mik.
E stërmunduar,e lodhur dita,
U zhduk si avull nga një pikë,
Hënë kaltërsish,hodhi si drita,
flokët e gjata litarë çelikë..
Nga yjtë rrethuar,nata vërbuar,
Të dhënë pas "vashës" si ashik,
Deri në agim sofrës shtruar,
Por, ajo sytë mbi det pa frik’.
Lëshoi flokët mbi dallgë shkumuar,
Të sajin sy mbi det pasqyrë,
Retrospektivë,i ka xhiruar,
Adoleshente ishte ,vitesh shtyrë.
Si ikën koha pa u kuptuar,
Si vorbull erërash vërtik,
Mbeta selinë, tha dashuruar,
Me detin, edhe pse veç e cik.
PREJ SHPIRTIT RRJEDH VARGU IM
Prej shpirti rrjedh ti imi varg,
Më ndriçon netët si neon,
Kur hëna fshehur resh larg,
Më thith në tëndin panteon.
Prej shpirti rrjedh ti vargu im,
Herë-herë i ëmbël si bonbon’,
Herë shigjetë flakësh përvëlim,
Herë herë i thartë si limon.
Prej shpirti rrjedh i imi varg,
Si drita natën, si fosfor,
kur hena fshehur reshe larg,
Dy fjalë të nxehta meteor.
Sa i lexoj ngrohin si dielli,
I fus në gjoks deri në amëshim,
Rrezet si litar prej qielli,
Bëj elektroda për saldim.
Bëj sirtar hekuri në të majtë,
I mbyll në kutinë më të shtrenjtë,
Aty ku nuk kanë vend djajtë,
Aty ku shkrijnë shkëmbinjtë e zenjtë.
E prej aty rrjedh imi varg,
Përmes qelizash e dejesh gjak,
Si një ujëvarë gjithë trupin lag,
E lag me ndjenjë të brishtë –flak...
Prej shpirtit rrjedh ti imi varg,
Më puth, më deh,më flet dhe me shenjë,
S’do të lë kurrë të grisësh ,zharg,
Je vello lulesh mes zemre rrënjë.
Do të ujis me shpirtin tim,
Sikur fëmijë do të të rris,
Më ke nënë-babë s’dotë jesh jetim,
Me mijëra vargje farefis.
MI ZGJOVE ENDERRAT
Siç ndjekin valët njëra-tjetrën,
parkove ti..drejt timit breg.
"E reja valë e puth të vjetrën",
Veson mbi rrënjë të çelen degë.
Parkove ti drejt timit breg,
Si vesë mbi buzë të tharë si bari,
Si re e bardhë, e butë shelegë,
S’mund të qëndroja zheg,si varri!...
Ti puthjet një nga një si valë,
Si pika shiu mbi në vresht,
M’i zgjove ëndrrat me ngadalë,
Si fluturat në stomak ,rresht!...
DEM I KOKES QE INATI
Grua, moj grua e mjerë!
Në gomar të ra një pjesë,
Më mirë të mos kishe lerë,
Se gomari, gomar vdes.
Grua, moj e mjera grua!
Atij stani hapi lesë,
Di veç të pëllasë nga “sua”,
Vesi që do ngelet vesë.
Grua, moj grua e mjerë!
Nëse të kanë rrjedhur pesë,
Dehe pjesën tjetër me verë,
Të vësh dhimbje në harresë!...
Grua, moj e mjera grua!
Në jetë të ra gomar,
Nga majë e flokut në thua,
Mendon është bilbil gjyzar.
Grua, moj grua e mjerë
Plaçkë e shitur në gomar,
Dritëshkurtri nuk sheh të tjerë,
Gati t’ia heqin samar.
Grua, moj e mjera grua!
Për sy botë me pahir,
Lër veshgjatin ,në përrua,
Koshi bosh, e bëj sehir!...
Kur të zgjohet, që të pati,
Si gomar që ishte s’diti,
Dëm i kokës qe inati!…
Vesi që e përsëriti!...
E DEHUR JAM
Si kyçi, goja s'nxjerr dot një fjal’,
E dehur jam nga puthja jote,
Ti, mos mendo se unë jam mal,
Dhe do të mbaj peshën e kësaj bote.
Bota nuk di ç’do të thotë puthje,
Ndjenjën hyjnore që mund djallëzitë,
Vërtet s'jam mal, por ndiej lëkundje,
Atë të drithmës që lënë dashuritë.
Në s’mundem dot të flas një fjalë,
Shpërthen pas puthjeve pasthirrmë,
Nga kënaqësia që m’i falë,
Si breshëri në dyluftim.
Ti dorën mos vendos mbi buz’,
Por, buzë me buzë puth këtë bot’,
Të dinë se ndjenja është topuz,
Godet e nuk përmbahesh dot.
Si kyçi goja s’nxjerr dot një varg,
Rrënqethur bie ,si të vjeshtës gjethe,
U shkriva galaktikës larg,
E ngriva...sërish nga ethe!
IKU BASHKE ME VAPEN VERA
Vera iku bashkë me vapën,
I la vend të kuqes vjesht’,
Mjegulla resh ngjasojnë me napën.
Jashmak ) Të bardha si kartë pa rresht!...
Shtrohen gjethet si qilim,
Zhvishen pemët s'kanë turp,
Dielli merr nuse këmbim,
Bukuri vjeshte si çup'.
Bashkë me vapën vera iku,
Shkundi fustanin në det,
Poetët me penë ashiku,
Dashurokan edhe retë!?..
Vjeshta është e tyre stinë,
Gjethe e shi le të bjerë,
Vjeshta,kur dimrit hedh synë,
Fruti i dashurisë , pranverë.
Iku bashkë me vapën vera,
Stinët një nga një ndërrohen,
Zogjtë shtegtojnë në vende të tjera,
Rikthehen se dashurohen!...
REVOLUCION ZEMRASH
Greminë para, e nga mbas lumë.
Si udhëkryq kjo situatë,
Mes detit të tërbuar (shkumë),
Si hëna pa yje nëpër natë.
Nga prapa lumë,para greminë,
Mes qorsokaku këtë rast,
Humbe Ylbere , kanarinë,
Sikur demon të vuri bast!
Ti humbe zjarrin...dashurinë,
Llavën nga buza furrëlartë,
Në erë të shpirtit larinë,
Etjen në lot të kristaltë.
Lumi një herë të sjell kërcunj,
Ti mblidhi një nga një me dorë,
Për gishta rrezet si pirrunj...
Të trazosh prush në kraharor!..
Nga prapa lumë,para greminë.
Kur humb të mbretërisë pallat.
Sikur pa krahë gjeraqinë,
Si mjegullnajë mes qielli lart.
Pa të nuk je as mish,as peshk.
Ndaj kur të prekë,të lagë me vale,
Të lumit shkarpa tharë eshkë.
Hidh shkëndijë shpirti, turrë
E lodhur dita stërmunduar,
Si reja iku larg, u fik,
E syrin hënë e dashuruar,
E hodhi përmbi detin mik.
E stërmunduar,e lodhur dita,
U zhduk si avull nga një pikë,
Hënë kaltërsish,hodhi si drita,
flokët e gjata litarë çelikë..
Nga yjtë rrethuar,nata vërbuar,
Të dhënë pas "vashës" si ashik,
Deri në agim sofrës shtruar,
Por, ajo sytë mbi det pa frik’.
Lëshoi flokët mbi dallgë shkumuar,
Të sajin sy mbi det pasqyrë,
Retrospektivë,i ka xhiruar,
Adoleshente ishte ,vitesh shtyrë.
Si ikën koha pa u kuptuar,
Si vorbull erërash vërtik,
Mbeta selinë, tha dashuruar,
Me detin, edhe pse veç e cik.
PREJ SHPIRTIT RRJEDH VARGU IM
Prej shpirti rrjedh ti imi varg,
Më ndriçon netët si neon,
Kur hëna fshehur resh larg,
Më thith në tëndin panteon.
Prej shpirti rrjedh ti vargu im,
Herë-herë i ëmbël si bonbon’,
Herë shigjetë flakësh përvëlim,
Herë herë i thartë si limon.
Prej shpirti rrjedh i imi varg,
Si drita natën, si fosfor,
kur hena fshehur reshe larg,
Dy fjalë të nxehta meteor.
Sa i lexoj ngrohin si dielli,
I fus në gjoks deri në amëshim,
Rrezet si litar prej qielli,
Bëj elektroda për saldim.
Bëj sirtar hekuri në të majtë,
I mbyll në kutinë më të shtrenjtë,
Aty ku nuk kanë vend djajtë,
Aty ku shkrijnë shkëmbinjtë e zenjtë.
E prej aty rrjedh imi varg,
Përmes qelizash e dejesh gjak,
Si një ujëvarë gjithë trupin lag,
E lag me ndjenjë të brishtë –flak...
Prej shpirtit rrjedh ti imi varg,
Më puth, më deh,më flet dhe me shenjë,
S’do të lë kurrë të grisësh ,zharg,
Je vello lulesh mes zemre rrënjë.
Do të ujis me shpirtin tim,
Sikur fëmijë do të të rris,
Më ke nënë-babë s’dotë jesh jetim,
Me mijëra vargje farefis.
MI ZGJOVE ENDERRAT
Siç ndjekin valët njëra-tjetrën,
parkove ti..drejt timit breg.
"E reja valë e puth të vjetrën",
Veson mbi rrënjë të çelen degë.
Parkove ti drejt timit breg,
Si vesë mbi buzë të tharë si bari,
Si re e bardhë, e butë shelegë,
S’mund të qëndroja zheg,si varri!...
Ti puthjet një nga një si valë,
Si pika shiu mbi në vresht,
M’i zgjove ëndrrat me ngadalë,
Si fluturat në stomak ,rresht!...
DEM I KOKES QE INATI
Grua, moj grua e mjerë!
Në gomar të ra një pjesë,
Më mirë të mos kishe lerë,
Se gomari, gomar vdes.
Grua, moj e mjera grua!
Atij stani hapi lesë,
Di veç të pëllasë nga “sua”,
Vesi që do ngelet vesë.
Grua, moj grua e mjerë!
Nëse të kanë rrjedhur pesë,
Dehe pjesën tjetër me verë,
Të vësh dhimbje në harresë!...
Grua, moj e mjera grua!
Në jetë të ra gomar,
Nga majë e flokut në thua,
Mendon është bilbil gjyzar.
Grua, moj grua e mjerë
Plaçkë e shitur në gomar,
Dritëshkurtri nuk sheh të tjerë,
Gati t’ia heqin samar.
Grua, moj e mjera grua!
Për sy botë me pahir,
Lër veshgjatin ,në përrua,
Koshi bosh, e bëj sehir!...
Kur të zgjohet, që të pati,
Si gomar që ishte s’diti,
Dëm i kokës qe inati!…
Vesi që e përsëriti!...
E DEHUR JAM
Si kyçi, goja s'nxjerr dot një fjal’,
E dehur jam nga puthja jote,
Ti, mos mendo se unë jam mal,
Dhe do të mbaj peshën e kësaj bote.
Bota nuk di ç’do të thotë puthje,
Ndjenjën hyjnore që mund djallëzitë,
Vërtet s'jam mal, por ndiej lëkundje,
Atë të drithmës që lënë dashuritë.
Në s’mundem dot të flas një fjalë,
Shpërthen pas puthjeve pasthirrmë,
Nga kënaqësia që m’i falë,
Si breshëri në dyluftim.
Ti dorën mos vendos mbi buz’,
Por, buzë me buzë puth këtë bot’,
Të dinë se ndjenja është topuz,
Godet e nuk përmbahesh dot.
Si kyçi goja s’nxjerr dot një varg,
Rrënqethur bie ,si të vjeshtës gjethe,
U shkriva galaktikës larg,
E ngriva...sërish nga ethe!
IKU BASHKE ME VAPEN VERA
Vera iku bashkë me vapën,
I la vend të kuqes vjesht’,
Mjegulla resh ngjasojnë me napën.
Jashmak ) Të bardha si kartë pa rresht!...
Shtrohen gjethet si qilim,
Zhvishen pemët s'kanë turp,
Dielli merr nuse këmbim,
Bukuri vjeshte si çup'.
Bashkë me vapën vera iku,
Shkundi fustanin në det,
Poetët me penë ashiku,
Dashurokan edhe retë!?..
Vjeshta është e tyre stinë,
Gjethe e shi le të bjerë,
Vjeshta,kur dimrit hedh synë,
Fruti i dashurisë , pranverë.
Iku bashkë me vapën vera,
Stinët një nga një ndërrohen,
Zogjtë shtegtojnë në vende të tjera,
Rikthehen se dashurohen!...
REVOLUCION ZEMRASH
Greminë para, e nga mbas lumë.
Si udhëkryq kjo situatë,
Mes detit të tërbuar (shkumë),
Si hëna pa yje nëpër natë.
Nga prapa lumë,para greminë,
Mes qorsokaku këtë rast,
Humbe Ylbere , kanarinë,
Sikur demon të vuri bast!
Ti humbe zjarrin...dashurinë,
Llavën nga buza furrëlartë,
Në erë të shpirtit larinë,
Etjen në lot të kristaltë.
Lumi një herë të sjell kërcunj,
Ti mblidhi një nga një me dorë,
Për gishta rrezet si pirrunj...
Të trazosh prush në kraharor!..
Nga prapa lumë,para greminë.
Kur humb të mbretërisë pallat.
Sikur pa krahë gjeraqinë,
Si mjegullnajë mes qielli lart.
Pa të nuk je as mish,as peshk.
Ndaj kur të prekë,të lagë me vale,
Të lumit shkarpa tharë eshkë.
Hidh shkëndijë shpirti, turrë